Receta Gatimi

Rezarta Shkurta e Rozana Radi pėrleshen me grushta


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Rezarta Shkurta e Rozana Radi pėrleshen me grushta

    Incidenti ka nisur me fjalė dhe ka pėrfunduar me dhunė fizike mes dy kėngėtareve vonė pas mesnatės sė tė dielės. Tė dyja kėngėtaret denoncuan njėra-tjetrėn nė Komisariatin nr.1 tė Tiranės, duke pretenduar dhunė fizike dhe fyerje tė ndėrsjella. Sherri i radhės mes kėngėtareve tė njohura ndodhi rreth orės 02:00 tė mėngjesit tė djeshėm, pranė njė kompleksi tė njohur, tek Liqeni Artificial nė kryeqytet. Burime nga policia thanė se Rozana Radi pretendon se ėshtė goditur me grushte nė fytyrė nga kėngėtarja Rezarta Shkurta. Sipas policisė, Rozana Radi ka edhe shenja tė dukshme nė pjesėn e fytyrės, njė mavijosje nė pjesėn e sipėrme tė syrit tė djathtė. Pėr kėtė arsye, Rozi i ėshtė nėnshtruar edhe njė ekzaminimi mjeko-ligjor dhe sot pritet edhe njė raport paraprak qė do tė dorėzohet nė polici. Tė njėjtėn gjė ka pretenduar edhe kėngėtarja tjetėr, Rezarta Shkurta, e cila ka pohuar se ėshtė sulmuar nga Rozana dhe mė pas ėshtė vetėmbrojtur. Gjithashtu, edhe Rezarta Shkurta i ėshtė nėnshtruar njė ekspertimi mjeko-ligjor, edhe pse sipas ekspertėve ajo nuk ka shenja tė dukshme. Pėr tė dy kėngėtaret, policia ka nisur procedim penal nė gjendje tė lirė, me akuzėn “dėmtime tė tjera me dashje” dhe ditėt nė vazhdim pritet qė dosja tė dėrgohet nė Prokurorinė e Tiranės. Burimet sqaruan se rreth kėsaj ngjarjeje ka dhėnė deklarime nė Komisariatin nr.1 edhe bashkėshorti i Rezarta Shkurtės, i cili ka qenė i pranishėm gjatė “pėrleshjes” sė kėngėtareve

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Po pse u zune?

  3. #3
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Bo bo bo sa turp...Keto te shkretet (vip-at) dalin ne te gjithe shtypin per zenken me te vogel me fjale, e jo me kur behet fjale per zenka me serioze, sic eshte ky rast...

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Te marin ndonje gjob

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Me duket se nuk eshte hera e pare qe kacafyten keto!

  6. #6
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ReniX Lexo postimin
    Me duket se nuk eshte hera e pare qe kacafyten keto!
    Ne fillim per hobi kurse tani seriozisht

  7. #7
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga EMAUS Lexo postimin
    Po pse u zune?
    ne shqiptaret mjaftohemi me faktin qe pati sherr , se pse u zun ska rendesi

  8. #8
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Po keto dyjat cdo her po izen sherri bashk !kjo rezarta me duket e qmendru fare.

  9. #9
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Rezarta Shkurta:"Rozana me tha: do te te zhgarravis"

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga EMAUS Lexo postimin
    Po pse u zune?
    LEXO KTU PER ME SHUM INF


    Ajo ka njė problem, qė nuk e fsheh dot natyrėn e saj tė dhunshme, madje edhe para policėve, pasi nė prezencė tė tyre tentonte tė mė godiste pėrsėri. Mjafton tė kujtojmė disa momente domethėnėse nga e kaluara e saj nė marrėdhėnie me koleget. Ajo ėshtė zėnė pothuajse me tė gjitha kėngėtaret. Me Ingrid Gjonin ėshtė zėnė shumė keq, me Gretėn, me Ēiljetėn, me Ronelėn. Ajo ėshtė njė provokuese e lindur, e shqetėson suksesi i tė tjerėve, bėhet keq…

    Nė njė intervistė pėr “Panorama”, kėngėtarja Rezarta Shkurta pretendon se ėshtė vetėmbrojtur nė pėrplasjen fizike me Rozana Radin. Sherri i nisur vitin qė shkoi nė kohėn kur Rezarta dhe Rozana ndodheshin nė “Vip Shtėpia”, dukej sikur ishte fashitur nė “Kėnga Magjike”. “E urova pėr kėngėn, nuk i kėrkova falje”, thotė Rezarta Shkurta, duke mohuar deklaratat e fundit tė Rozana Radit. Sipas Rezartės, pikėrisht kėto deklarata ishin bėrė shkak i sherrit me fjalė, fillimisht nė Facebook, e mė pas me pėrplasje fizike mes dy kėngėtareve. Rezarta Shkurta tha se pasi Rozana kishte kėrkuar ta takonte pas mesnate mė 6 dhjetor 2010, ajo kishte shkuar me tė shoqin, Ermal Hoxha, duke qenė se ishte orė e vonė dhe natė. Rezarta mohon qė i shoqi tė ketė qenė pjesė e dhunės, madje pohon se policia ka qenė nė vendngjarje, kur Ermal Hoxha ka hyrė pėr tė ndarė kėngėtaret qė po qėlloheshin me grushte mes tyre.
    Rezarta, nė media ėshtė shkruar pėr sherrin mes teje dhe Rozanės, ėshtė publikuar dhe deklarata qė kjo e fundit ka dhėnė nė polici. Mund tė na pėrshkruash momentet qė ēuan deri nė kėtė ngjarje paksa ekstreme pėr dy vajza dhe akoma mė tė pazakontė pėr dy artiste?
    Ngjarja ėshtė e pazakontė nė momentin qė pėrfshihet emri im, ndėrkohė qė pėr Rozanėn kjo nuk ėshtė hera e parė dhe kam pėrshtypjen se bėmat e kėsaj natyre tė Rozit nuk ēudisin mė askėnd. Mbas zėnkave, natyrisht tė provokuara prej saj, tek “Vip Shtėpia”, unė vendosa qė tė bėja njė gjest fisnik si pėr t’i dhėnė njė mesazh se nuk ėshtė mirė as pėr mua dhe as pėr tė qė ne tė mos demonstronim qytetari, pasi publiku duhet tė fokusohet tek arti qė ne bėjmė dhe jo tek skandalet. Kėshtu, gjatė netėve tė festivalit “Kėnga Magjike”, unė shkova dhe e urova pėr kėngėn, por nuk i kėrkova falje, siē tha ajo tek programi “Zonė e lirė”, pasi pėr tė kėrkuar falje duhet tė ndihesh fajtore.


    Mė pas, ajo e mori kėtė gjest tėndin si dobėsi, apo si njė veprim tė zgjuar?
    Pa diskutim qė e mori si dobėsi, pasi komentet qė ajo bėri nė programin e Ēanit treguan pikėrisht kėtė. Pra, unė aty kuptova qė nuk ia vlen tė tregosh tolerancė me njė njeri, i cili as qė e ka nė fjalor kėtė fjalė fisnike.
    Si vazhdoi mė pas?
    Mė pas unė i shkrova nė adresėn e saj nė Facebook, duke i thėnė qė mė erdhi shumė keq qė ajo gėnjeu. Kėtu dialogu mes nesh filloi tė rėndohet dhe Rozana nuk kurseu asnjė fjalė nga fjalori i saj vulgar. Mė ka shkruar gjėra shumė tė rėnda dhe fyese, qė do tė provokonin kėdo, edhe sikur tė ishte prej guri.
    Ēfarė tė ka shkruar konkretisht, nėse mund tė na thuash?
    Ajo shkruante e bindur se do mė mposhtte me fjalė dhe mbi tė gjitha kishte si qėllim tė mė frikėsonte. Mė pas mė tha “Hajde tė tė takoj dhe do e shohėsh ti po nuk tė shkarravita!”. Mirėpo, ajo nuk e mendoi se unė do tė shkoja me tė vėrtetė. Kur u takuam, nė njė situatė shumė tė rėnduar psikologjike, ishte e pamundur qė tė flisnim si njerėz dhe biseda degjeneroi nė dhunė fizike. Vendin e fjalėve e zunė goditjet nga tė dyja, por fati mė ndihmoi nė kėtė rast, pasi pėr shkak tė gjatėsisė time, unė e kisha mė tė lehtė qė tė mbrohesha.
    Ajo nė deponimin e saj ka thėnė qė ti je ndihmuar nga bashkėshorti yt, Ermali. Si ėshtė e vėrteta?
    Nė fakt, ajo gėnjen kur e thotė kėtė. Ermali vendosi tė mė shoqėronte meqenėse ishte natė dhe kur pa qė zėnka mori ato pėrmasa, erdhi qė tė na ndante, vetėm kaq. Tė tjerat janė gėnjeshtra tė saj.
    E kujt ishte ideja pėr tė denoncuar nė polici?
    Nė ato momente kaloi rastėsisht njė makinė policie, madje tamam nė momentin kur Ermali po na ndante.
    Po nė komisariat si u soll Rozana?
    Ajo ka njė problem, qė nuk e fsheh dot natyrėn e saj tė dhunshme, madje edhe para policėve, pasi nė prezencė tė tyre tentonte tė mė godiste pėrsėri. Mjafton tė kujtojmė disa momente domethėnėse nga e kaluara e saj nė marrėdhėnie me koleget. Ajo ėshtė zėnė pothuajse me tė gjitha kėngėtaret. Me Ingrid Gjonin ėshtė zėnė shumė keq, me Gretėn, me Ēiljetėn, me Ronelėn. Ajo ėshtė njė provokuese e lindur, e shqetėson suksesi i tė tjerėve, bėhet keq…
    Tani qė kanė kaluar dy ditė nga ngjarja, ēfarė mendon pėr tė gjithė kėtė qė ndodhi, a mund tė ishte evituar dhuna?
    Tė lutem mė lejo qė tė ta drejtoj edhe unė ty njė pyetje; nėse dikush tė shan dhe tė provokon nė ēdo moment, pėrpiqet tė tė ulė dhe tė tė ofendojė orė e ēast dhe nuk ka absolutisht asnjė arsye njerėzore nė botė qė ta bėjė tė pushojė, ēfarė do tė kishe bėrė? Pavarėsisht se jemi artistė, mos harroni se jemi prej mishi dhe gjaku, madje pikėrisht pėr kėtė arsye jemi edhe mė tė ndjeshėm. Mua nė gjithė kėtė histori mė vjen keq pėr prindėrit e mi, pėr bashkėshortin, pasi ata shqetėsohen kur shohin se njeriu i tyre i dashur pėrfshihet nė histori tė tilla. Sa pėr Rozin, nuk e di, po mbase ajo mendon se suksesi mund tė arrihet edhe nė kėtė mėnyrė, sepse ndryshe nuk mund tė shpjegohet agresiviteti dhe dhuna qė ajo ka gjithmonė gati pėr kėdo. Ajo edhe kėto momente i shfrytėzon pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes. Mjafton t’ju them njė detaj. Ajo pardje shkoi nė komisariat me paparac me vete, imagjinoni se ēfarė kalkulatoreje ėshtė. Nė fund doja tė thosha vetėm njė gjė, mė vjen keq pėr tė gjithė dashamirėsit e mi, tė cilėt janė tė detyruar tė dėgjojnė histori tė tilla ku pėrfshihet emri im, por pėr fat tė keq, disa gjėra janė tė paevitueshme.



    Artikull nga: vipat.info

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Martohet Rozana Radi
    Nga Kliton nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 09:51 AM
  2. Rozana Radi bėhet brune
    Nga Coca-Cola nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 06:15 PM
  3. Rezarta Shkurta, klip me Milicevic
    Nga ReniX nė forum Muzika Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-09-2008, 12:22 PM
  4. Sherr per nje femer, gjimnazistet perleshen me thika
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 04:42 PM