Receta Gatimi

Lajmet me te fundit nga Shqiperia!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 22
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    “Fluturon” nga kati i 7-te

    E Marte, 16 Tetor 2007

    Nje grua 47 vjece, banore e lagjes “Kastriot” te Fierit, u vetevra pasditen e djeshme duke u hedhur nga kati i shtate i banimit ku ajo jetonte. Tatjana Malaj, nene e tre femijeve ne oren 18 e 15 te pasdites se djeshme u hodh nga ballkoni i baneses ku ajo jetonte.

    Sipas burimeve policore, mesohet se 47-vjecarja ne momentin e kryerjes se vetevrasjes ishte e vetme ne shtepi, nderkohe qe femijet kane qene duke luajtur poshte pallatit.

    Kalimtare te rastesishem si edhe disa pronare dyqanesh pasi kane degjuar zhurmen, kane shkuar per te pare dhe jane ndeshur me trupin e pajete te saj, i cili ka qene i zhytur ne nje pellg gjaku.

    Policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe trupin e pajete te gruas 47-vjecare ata e kane nisur drejt morgut te spitalit, ne pritje per te kryer autopsine. Nga marrja ne pyetje e familjareve, mesohet se 47-vjecarja vuante nga depresioni.

    Po keto burime pohuan se ende nuk mund te flitet per motiv, pasi nuk ka mbaruar se pyeturi te afermit e saj per te percaktuar saktesisht shkakun e kryerjes se ketij veprimi.
    R.Saraci

    Korrieri

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    I ulet burgu per plumbat

    E Marte, 16 Tetor 2007

    TIRANE - Gjykata e Apelit vendos 10 vjet burg per Alban Bajraktarin, autorin e plagosjes se ish-kryetarit te Bashkise se Lezhes, Gjoke Jakun. Tre muaj pasi Gjykata per Krimet e Renda denoi me 14 vjet heqje lirie te pandehurin Bajraktari, Gjykata e Apelit ka vendosur diten e djeshme ta coje ne 10 vjet denimin e Bajraktarit, duke i hequr atij kater vjet izolim.

    Ngjarja per te cilen u shpall fajtor Alban Bajraktari, ndodhi ne shtator te vitit 2005, kur ai plagosi ish-kryetarin e Bashkise se Lezhes, Gjoke Jakun. Ky i fundit u plagos prane baneses se tij dhe pas nderhyrjes mjekesore ne Spitalin Ushtarak, mundi te kalonte rrezikun per jeten. Bajraktari u kap pak pas ngjarjes per te cilen u gjykua nga Gjykata per Krimet e Renda.

    Korrieri

  3. #3
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Anashkalon vrasjen e babait

    E Marte, 16 Tetor 2007

    TIRANE - Deshmon ne gjykate vajza e Aishe Pojanit, e cila akuzohet se ka vrare dhe me pas varrosur bashkeshortin e saj, Hasan Pojani. Vajza e madhe e ciftit Pojani me deshmine e saj dhene dje ne Gjykaten e Tiranes, duket se ka favorizuar nenen e saj.

    “Une degjova qe prinderit po ziheshin dhe dola nga shtepia. Kur u ktheva, mesova se babi ndodhej ne gjume”, tha ne deshmine e saj e reja, e cila ka anashkaluar faktin sesi mesoi per vrasjen e babait te saj.

    Ngjarja ndodhi ne mars te vitit te kaluar, kur pas nje sherri ne banesen e tyre ne fshatin Baldushk te Tiranes, Aishe Pojani masakroi burrin e saj, Hasan Pojanin, dhe me pas e varrosi ate ne nje perrua disa metra larg shtepise.
    Trupi u zbulua disa muaj me pas dhe per vrasjen e Pojanit u akuzua gruaja e tij.

    Korrieri

  4. #4
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Vetevritet e denuara me vdekje

    E Marte, 16 Tetor 2007
    Romir Saraci

    FIER - Ideja se ishte e denuar me vdekje e mundi dje nje 20-vjecare, qe nuk priti goditjet finale te semundjes se rende te leucemise, por i dha fund me nje goditje te vetme me cifte.

    Saimira Alia, banore e lagjes “Oficine e vjeter”, 15 kilometra larg qendres se Fierit, i dha fund jetes se saj me nje te shtene cifteje ne kraharor, arme gjahu te cilen babai i saj, Pellumbi, e kishte me leje. Aktin vetevrases 20-vjecarja e kreu ne oren 14 e 30, ne kohen kur mamaja e saj, Valentina, ishte ne oborrin e shtepise, ndersa babai i saj, Pellumbi, qe ne mengjes heret kishte shkuar per te peshkuar ne lumin Vjose ne Pocem te Mallakastres.

    E reja u vetevra me nje te shtene cifteje ne dhomen e pritjes, pohuan per gazeten burimet policore dhe ato nga familja. Menjehere pas ngjarjes u njoftua policia e Patosit, e cila nisi drejt vendit te ngjarjes nje grup uniformash blu.
    Sipas burimeve policore dhe atyre nga vendi i ngjarjes, mesohet se Saimira para 4 vitesh, kur ishte ne vit te dyte ne gjimnaz, kishte lene studimet, pasi prinderit kishin friken e ndonje ngacmimi qe mund t’i ndodhte ne shkolle apo edhe gjate rruges. Nga ana tjeter, burimet policore duke iu referuar rrefimit te familjareve, pohojne se vajza qe ne vogeli ka vuajtur nga semundja e leucemise.

    Saimira nuk e kishte marre vesh deri para nje muaji, kohe kur gjendja e saj u rendua disi dhe degjoi rastesisht teksa prinderit e saj te deshperuar qe po bisedonin me njeri-tjetrin per semundjen e vajzes, pa e ditur qe ajo po degjonte. Burimet policore pohuan per gazeten, se 20-vjecarja u veteqelluar me nje te shtene arme, cifte, ne kraharor ne dhomen e pritjes, cka i shkaktoi asaj vdekjen e menjehershme.

    Mamaja e saj Valentina ishte ne oborr kur degjoi krismen e armes dhe rendi me vrap ne shtepi, duke parandere gjemen. Fqinjet e gjeten ate mbi trupin e se bijes qe pluskonte ne nje pellg gjaku. Banoret flasin fjale me te mira per vajzen 20-vjecare, e cila pershkruhet si nje e re e urte dhe punetore.
    Nderkohe, ajo cka perjashtohet nga te gjithe, eshte fakti se vetevrasja mund te kete ardhur si pasoje e ndonje zhgenjimi ne dashuri, pasi Saimira Alia mesohet te mos kete pasur kurre nje te dashur apo te kete qene e fejuar me pare.

    Korrieri

  5. #5
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Ne vend te lekeve, kallash

    E Marte, 16 Tetor 2007

    Pronari i kerkon parate e pijeve, ai i drejton tyten e kallashit. Policia e Komisariatit Elbasan shpalli ne kerkim Florind Avdine, 24 vjec, me banim ne lagjen “Shen Koll” ne Elbasan, pasi nje nate me pare u grind per motive te dobeta dhe kanosi per te vrare A. Shqaun, 30 vjec, me banim ne fshatin Mlize, 3 km larg Elbasanit.

    Ngjarja ndodhi ne ambientet e lokalit ne pronesi te Shqaut. Sipas te dhenave te para hetimore, rezulton se pronari i lokalit i ka kerkuar parate klientit per pijet e perdorura, por ai ka refuzuar t’i paguaje.

    Mes tyre ka pasur nje grindje banale, por pas largimit nga lokali, Avdia ka marre nje kallashnikov dhe ka shkuar ne lokal, ku ka kercenuar me jeten pronarin.
    Me pas ai eshte larguar ne drejtim te paditur. A. Shqau ka kryer kallezim penal ne polici, e cila ka shpallur ne kerkim 24-vjecarin nga Elbasani. Ndaj tij jane ngritur akuzat e kanosjes dhe armembajtjes pa leje. M. Kasemaj

    Korrieri

  6. #6
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Shkundet pluhuri i 9 dosjeve

    E Marte, 16 Tetor 2007

    Menduan se ua hodhen paq vrasjeve qe kryen, por befas jane shpallur ne kerkim. Drejtoria e Policise se Qarkut Elbasan ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda kane celur nente dosje te krimeve te vjetra.

    Pese dosje i takojne rrethit Elbasan, dy nenprefektures Peqin dhe dy nenprefektures Librazhd. Drejtori i Policise se Qarkut Elbasan, Arben Hyseni, u shpreh se “grupi i posacem i ngritur prane Drejtorise se Policise se Qarkut arriti te siguroje prova dhe deshmi te ketyre ngjarjeve. Behet fjale per disa vrasje te kryera mes viteve 1997-2000, dosjet e se cilave ishin mbyllur nga Prokuroria per mungese te provave.

    Me hetimin e tyre po merret Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane. Ne jemi ne pritje te urdher arresteve”. Nga te dhenat paraprake rezulton se mjaft autore te ketyre ngjarjeve nuk ndodhen ne Shqiperi, disa kane rene ne burg dhe te tjere jane vrare ne perpjekje me bandat rivale. Ne korrik te ketij viti u grumbulluan fakte dhe nisi hetimi per masakren e Cerrikut, ku mbeten te vrare gjashte gardiste.

    Per kete ngjarje jane arrestuar dhe po hetohen 9 shtetas. Drejtori Arben Hyseni pohoi se gjate kesaj periudhe jane zbuluar dhe kapur autoret e dy vrasjeve, si dhe 5 vjedhje te bujshme ne shkalle prefekture. M. Kasemaj

    Korrieri

  7. #7
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Masaker ne sallen e gjyqit

    E Enjte, 18 Tetor 2007

    Itali Clirim Fejzo ekzekuton gruan dhe kunatin ne prani te trupes gjykuese. Ne ikje i merr jeten policia

    Masaker me tre te vrare dhe po aq te plagosur ne nje gjykate italiane, me protagoniste disa emigrante shqiptare. Ngjarja e paprecedente ndodhi dje paradite ne gjykaten rajonale te Rexhio Emilias ne Itali. Te vdekur mbeten Clirim Fejzo, 40 vjec, bashkeshortja e tij Vjollca 37 vjece dhe kunati (vellai i gruas) Durim Decolli 35 vjec. Qe te tre viktimat ishin nga Sukthi i Ri prane Durresit dhe jetonin prej kohesh ne Itali, me dokumente te rregullta. Policia italiane konfirmoi se krimi ndodhi ne sallen e gjyqit dhe nisi me hapjen zjarr nga ana e Clirim Fejzos, ne drejtim te te shoqes dhe kunatit duke u marre jeten. Ne ikje nga gjykata, autori i masakres u qellua nga forcat policore italiane duke mbetur i vrare. Nga shkembimi i zjarrit u plagosen edhe dy police, si dhe avokatja e Vjollca Fejzos, Giovanna Fava. E gjithe gjakderdhja qe tronditi opinionin publik po aq sa personat e pranishem ne sallen e gjyqit, besohet se erdhi ne gjaknxehtesi e siper gjate shqyrtimit gjyqesor te kerkeses per ndarje te ciftit Fejzo. Policia tha se Clirim Fejzo kishte arritur te hynte me nje arme zjarri tip pistolete brenda ne gjykate e mandej ne sallen ku zhvillohej seanca gjyqesore e divorcit dhe, ne rritim e siper, hapi zjarr duke shkaktuar masakren ku u shua dhe vete.

    Historia e trishte e ciftit Fejzo e kishte zanafillen nje vit me pare kur nisen procedurat per divorc mes tyre. Kjo “dosje” u rendua aq shume sa dje paradite, Clirimi 40 vjecar “e kishte vendosur”. Mori nje pistolete me vete, e fshehu diku ne trup dhe hyri si pa te keq ne gjykaten rajonale te Rexhio Emilias, nje nder krahinat me te pasura te Italise, ku prej kohesh jetonte si emigrant i rregullt. Burri nga Sukthi i Durresit, e dinte se ne sallen e gjyqit ku mbrohej nga avokati italian Galileo Konti, ndodhej edhe e shoqja Vjollca 37 vjecare, si dhe avokatja e saj, Giovanna Fava. Per me teper, ne prani te prokurores se ceshtjes, Maria Rita Pantani dhe gjyqtarit Robert Piskopo, ndodhej edhe vellai i asaj qe dje pritej te kthehej ne ish-bashkeshorte e tij, 35 vjecari Durim Demcolli, gjithashtu nga zona e Sukthit prane qytetit bregdetar.

    Ndoshta duke sjelle dhimbshem nder mend, 20 vitet qe kishin kaluar bashke te martuar, ne Shqiperi dhe atje, ne Itali, Clirimi ndjehej dje paradite ne sallen e gjyqit, i pushtuar nga meraku se mund te humbiste Vjollcen, nenen e dy vajzave te tyre. Aq me teper, e irritonte fakti se e shoqja kishte disa kohe qe jetonte e ndare, duke u strehuar ne qendren “Shtepia e Gruas”, diku ne Rexhio Emilia. Nen keto mendime qe i vinin ne koke, ndersa ora afrohej 11.00 dhe seanca ende nuk kishte filluar, ndodh ajo qe shenoi precedentin me te pergjakshem ne mes te gjykates. Clirim Fejzo, nxjerr befas pistoleten nen rroba, duke qelluar per vdekje nenen e dy vajzave te tij Vjollca Fejzon. Plumbat nuk u ndalen duke vazhduar dhe ne trupin e kunatit te tij Durimit duke bere qe vetem pak caste te zgjaste lufta e tyre e humbur me vdekjen.

    Ne gjendje totalisht jashte kontrollit logjik, gjeja e pare qe i ka ardhur nder mend 40-vjecarit, ka qene largimi nga vendi i ngjarjes. Ndonese ishte nen “hunden” e nje morie forcash policore dhe zyrtaresh te drejtesise, Clirimi beri nje perpjekje fatale per arrati. Hetuesit qe rindertuan skemen e ngjarjes, pohuan se 40 vjecari pak pasi hapi zjarr duke vrare dy vete, u perpoq te dale nga mjediset e gjykates. Tentativa eshte shuar ne pak caste sepse dy police italiane i kane dale perpara dhe duke u stimuluar nga fakti se ishte i armatosur, i qelluan me armet e detyres. Mes emigrantit dhe dy policeve ndodhi nje shkembim zjarri i cili u perjetua fare prane edhe nga avokatja e Vjollces, Giovanna Fava. Kjo e fundit, se bashku me dy policet, moren plage te parrezikshme, ne castet kur Clirimi i tha lamtumire jetes.

    Policia dhe nje grup hetimor ne ndihme te tij, nisen pa vonese te mbledhin prova dhe fakte mbi ngjarjen e paprecedente. Te dhenat e para konfirmojne faktin se shqiptari ka hyre ne gjykate me pistolete ne xhep dhe asnjeri nuk e ka vene re qe ai ka qene i armatosur. “Fakti me i rendesishem qe eshte duke u hetuar eshte, se si shqiptari ka mundur te hyje i armatosur ne gjykate duke shmangur zbuluesin e metaleve”, - deklaruan hetuesit italiane.

    Nderkohe, po hetohet dhe per shkaqet qe sollen krimin e trefishte. “Duket se marredheniet e ciftit kishin kaluar ne nje faze, ku te dy pretendonin per kujdestarine e femijeve dhe asnjeri nuk pranonte t’i linte femijet tjetrit, dhe shkaku qe kishte nxehur me shume gjakrat, ka qene vizita e papritur e babait te njera nga vajzat e tij”, - zbardhi policia, nje pjese te hetimit. Clirim Fejzo, kishte shkuar per te marre ne shkolle vajzen e tij, pa e njoftuar me pare gruan.

  8. #8
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    "Telecom Slovenia" ble "Albania On Line"

    Telecom Slovenia njoftoi se ka blerė 75 pėr qind tė aksioneve tė operatorit shqiptar tė telekomunikacioneve
    dhe ofrimit tė shėrbimeve tė internetit, Albania On Line SP. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga mediat e huaja.
    Sipas marrėveshjes, "Telecom Slovenia" do tė investojė nė kėtė ndėrmarrje rreth 20 milionė euro pėr 5
    vitet e ardhshme me qėllim qė tė pėrmirėsojė dhe tė rrisė gamėn e shėrbimeve tė ofruara. Me anė tė kėsaj
    blerje, "Telecom Slovenia" futet nė tregun shqiptar tė telekomunikacioneve, pasi mė parė kishte hyrė nė tregun
    maqedonas dhe atė kosovar. Sipas njoftimeve tė kompanisė targeti i synuar i tregut do tė jetė ai i
    shqiptarėve etnikė. Sipas tė dhėnave zyrtare aktualisht numėrohen rreth 285 mijė abonentė tė telefonisė fikse nė Shqipėri,
    qė do tė thotė 9 abonentė pėr 100 banorė. Kjo sipas drejtuesve tė kompanisė sllovene tregon qartė potencialet e mėdha
    dhe perspektivėn qė ka ky treg nė vendin tonė. "Albania On Line" ka aktualisht rreth 3000 abonentė, tė
    cilėve u ofron shėrbime interneti, duke zėnė gati 75 pėr qind tė tregut. "Albania On Line"
    "Albania On Line" u licencua si operator rural i telefonisė fikse nė vitin 2003. Emri i kėsaj kompanie ėshtė pėrfolur
    shumė sė fundmi nė disa media pėr abuzime nė bashkėpunim me drejtuesit e "Albtelekom"-it. Madje,
    disa prej tyre u janė referuar edhe raporteve tė Departamentit tė Kontrollit tė Brendshėm Administrativ
    dhe Korrupsionit pranė qeverisė, sipas tė cilit rezulton se kompania "Albania On line", ėshtė favorizuar
    ndaj operatorėve tė tjerė ruralė dhe ka dėmtuar konkurrencėn nė treg, pėrveē humbjeve monetare qė kėto
    i kanė shkaktuar shtetit shqiptar. Por drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj kompanie, Ylli Panariti, ka hedhur
    poshtė tė gjitha akuzat e bėra ndaj kompanisė pėr maskim tė telefonatave ndėrkombėtare si kombėtare
    nga "Albania On Line" nė drejtim tė "Albtelekom"- it. Madje aktualisht ekziston njė ēėshtje gjyqėsore
    mes "Albtelekom"-it dhe "Albania On Line", e cila ėshtė ēuar nė Gjykatėn e Strasburgut nga vetė drejtuesit e
    kėsaj tė fundit, tė cilėt jo vetėm nuk pranojnė asnjė akuzė, por pretendojnė se "Albtelekom"-i gjatė viteve
    2002-2006 i ka shkaktuar kėsaj shoqėrie shumė dėme, duke mos lidhur nė kohė marrėveshjet.

  9. #9
    i/e rregjistruar 20% Maska e argjiro
    Anėtarėsimi
    Sep 2007
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    108
    Reputacioni
    0

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    me fal altin qe te korrogjoj.
    gruaja nuk ka vdekur por eshte ne gjendje te rende ne spital. eshte gjall, po edhe ketu ne fillim than qe kishte vdekur.

  10. #10
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga argjiro\";p=\"14656
    me fal altin qe te korrogjoj.
    gruaja nuk ka vdekur por eshte ne gjendje te rende ne spital. eshte gjall, po edhe ketu ne fillim than qe kishte vdekur.
    Gruaja vdiq

  11. #11
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Hakmarrje monstrash mbi 10-vjecarin?

    E Marte, 16 Tetor 2007

    Hakmarrje monstruoze mbi nje 10-vjecar, duke e mbytur me litar? Familjaret e femijes se gjetur i varur dy net me pare ne litar, Aleksander Prendi, dyshojne se djali i tyre 10-vjecar nuk ka kryer nje akt vetevrasje si pasoje e ndonje loje femijerore me zarar, por se mund te jete vrare.

    Dyshimet e forta i hedh vete babai i djalit, i cili u varros dje ne fshatin e lindjes Rreje e Veles ne Mirdite. 37-vjecari Gjelosh Prendi, dyshimet e tij i bazon ne temperamentin e femijes, sjelljen e tij, si dhe mospasjen e asnje problemi me familjen. Sipas babait te viktimes, “femija i tij eshte gjetur nga ana e bashkeshortes i varur. Gjeloshi deshmoi dje se kane gjetur te birin te varur me tri fije peri qe perdoret per lidhjen e serave.

    “Ai ka qene i gjate dhe lartesia e kokes arrinte pjesen e siperme te seres, ku edhe u gjet i varur djali. Sandri i kishte kembet ne toke kur e gjetem, madje ai ishte gati-gati ne gjunje. Nese ai do te kishte peshen e tij ne tri fijet e perit te gjetur, jam i bindur qe peri do te keputej”, - deshmoi per gazeten “Korrieri” i ati i femijes 10-vjecar te gjetur te varur.

    Nderkohe qe femija nuk ka pasur asnje shqetesim apo konflikt ne shtepi e ne shkolle, qe mundet ta dergonte ate ne nje vendim te tille. Shapkat e tij jane gjetur larg trupit pa jete te djalit, ndersa ekspertiza e policise akoma nuk ka kthyer nje pergjigje te sakte nese eshte nje rast vrasjeje, apo vetevrasjeje. Po sipas deshmise se babit te Aleksandrit 10-vjecar, familja e tij ka nje konflikt me nje te aferm, per probleme pronesie te nje rruge prej kater metrash.

    “Ne kemi tre vite qe nuk shkojme tek njeri-tjetri dhe per pasoje edhe sot (dje), pavaresisht nga lidhjet e gjakut te aferta, nuk ka ardhur askush nga ajo familje per ngushellim. Ne kerkojme nga ana shtetit te gjeje autoret e krimit. Nuk mundet ta le gjakun e femijes tim te humbur, pasi, e perseris, te gjitha konkluzionet me dergojne ne nje pike: ai eshte vrare dhe nuk eshte vetevrare”, - perfundoi Gjelosh Prendi

    Ndersa burime nga policia e Mirdites bejne te ditur se jane ne pritje edhe te ekspertizes perfundimtare mjeko-ligjore te trupit te 10-vjecarit Aleksander Prendi. Nderkohe qe ata deklarojne se po vazhdojne hetimet, pavaresisht se akoma nuk ka dale ekspertiza. Kjo nisur edhe nga te dhenat qe ata kane marre gjate pyetjeve qe u kane bere babait te Sandrit, Gjeloshit dhe nenes Rites. ar.bu

  12. #12
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Gjyshja e te burgosurit, kontrabandiste

    E Marte, 16 Tetor 2007

    Gjyshja tenton t’i fuse nipit ne burg celular se bashku me nje karrikues.
    Kjo ngjarje ndodhi paraditen e djeshme ne Burgun e Sigurise se Larte te Peqinit.
    Sipas burimeve prane Drejtorise e Pergjithshme te Burgjeve, keto sende te ndaluara, nje e moshuar kishte ndermend t’ia fuste ne qeli nipit te saj Florenc Zeqiri, i cili vuan denimin ne kete burg.

    Mesohet se gjyshja i kishte fshehur keto sende, te cilat jane te ndaluara te futen ne burgje ne ushqimet qe i cohen te denuarve sipas rregullave. Por, megjithese ajo eshte munduar t’i kamufloje sa me mire keto sende, celulari dhe karrikuesi u zbuluan nga kontrollorja e ushqimit.
    Ne te gjitha rastet, ushqimet qe futen nga familjaret e te denuarve ne burgje, perpara se ato te shperndahen neper dhoma, kalojne nje kontroll te imtesishem.

    Korrieri

  13. #13
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Shoferi i deputetit plagos rivalin

    E Shtune, 20 Tetor 2007

    Artan Lamani plagosi pasditen e djeshme Shkelzen Dyrmishin ne qender te Bulqizes. Deputeti republikan Genc Sharku nuk ishte pjese e konfliktit

    Nuk e ka penguar aspak detyra e shoferit te deputetit, qe Artan Lamani te behet protagonist i nje plagosje me thike ne qender te qytetit te Bulqizes. Shoferi i deputetit te Partise Republikane, Genc Sharkut, ka menduar te zgjidh sipas menyres se tij konfliktin qe kishte me 29-vjecarin, Shkelzen Dyrmishi, duke e qelluar disa here me thike fare prane bashkise se qytetit. Si motiv te ngjarjes policia nuk ka perjashtuar nje konflikt te mundshem per konkurence ne biznes, por ngjarja vazhdon te jete nen hetim.

    Burime nga vendi i ngjarjes bejne te ditur se dje rreth ores 16. 00, pasi qendruan per disa minuta se bashku ne nje lokal, Artan Lamani dhe Shkelzen Dyrmishi, banore te te njejtit qytet, dolen prej andej duke u grindur me njeri-tjetrin. Me te dale ne qender te qytetit jo shume larg Bashkise se ketij qyteti, ne pikun e levizjes se njerezve, Artan Lamani dhe Shkelzen Dyrmishi, kane ngritur tonet e ofendimeve mes njeri-tjetrit dhe kane filluar te perleshen, duke u qelluar me grushte mes tyre.

    Ne keto momente ka qene Lamani I cili ka nxjerre edhe nje thike nga brezi dhe ka qelluar Dyrmishin ne trup dhe lene te shtrire ne asfalt mbi pellgun e gjakut te tij. Pas ngjarjes shoferi i deputetit te PR-se u largua me pas me nje makine ne drejtim te Burrelit. Kalimtaret e rastesishem, i dhane edhe ndihmen e pare Dyrmishit, te cilin pasi e kane vendosur ne autoveture e derguan ne spitalin rajonal te Dibres.

    Menjehere pas ngjarjes u njoftuan edhe forcat e policise se Bulqizes, te cilat mberriten ne vendin ku ishte zhvilluar pak me pare konflikti. Blute shoqeruan pese persona ne komisariat per t’i marre ne pyetje rreth konfliktit. Burime te policise lokale bejne te ditur se jane marre ne pyetje pikerisht banoret qe kane pare skenen e plagosjes se Shkelzen Dyrmishit, nga Artan Lamani, per te bere te mundur dokumentimin e ngjarjes.

    Po te njejtat burime policore bene me dije se i demtuari nuk ka pranuar te kryeje denoncimin ne polici. Burime te policise se Qarkut Diber bejne te ditur se pavaresisht denoncimit, uniformat blu te ketij rrethi vazhdojne kerkimet per kapjen dhe arrestimin e Lamanit, i cili pas ngjarjes eshte larguar me drejtim te paditur. Te njejtat burime saktesojne se akoma nuk dihen shkaqet e konfliktit, por mendohet te jene prishja e interesave te biznesit te tyre.

    Gjithsesi ne momentin e konfliktit nuk ka qene i pranishem deputeti republikan Genc Sharku bejne te ditur burimet. Ndersa akoma mbetet mister nese ai ka “ kontribuar” ne “paqen” e parakohshme ndermjet Lamanit dhe Dyrmishit, meqe ky i fundit nuk pranoi te kryeje denoncimin. Mjeket e spitalit te Dibres u shprehen per gjendjen shendetesore te Dyrmishit se ai eshte jashte rrezikut per jeten dhe plaga e marre eshte klasifikuar si e lehte.

  14. #14
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Kinezin e shpeton karateja

    E Shtune, 20 Tetor 2007

    Perdor karatene per te shpetuar dyqanin nga hajdutet. Ngjarja e rralle ndodhi dy net me pare ne rrugen “5 Maji” me Tirane dhe ka per protagonist nje kinez i cili fale karatese qe ka mesuar ne vendin e lindjes shpetoi dyqanin nga hajdutet.

    Keta te fundit kane mundur te hyjne ne ambientet e brendshme te dyqanit te kinezit i cili sapo i ka diktuar ka nisur te beje karate duke i shkaktuar fraktura ne njerin krahe njerit prej hajduteve. Duket se perdorimi i karatese i ka kushtuar rreth 10 ore izolim kinezit.

    Efektivat e komisariatit te policise nr.4, te sinjalizuar per ngjarjen mberriten menjehere prane dyqanin duke shoqeruar hajdutin dhe kinezin. Mesohet se para oficereve te policise hajduti ka pretenduar se eshte dhunuar nga kinezi, ndersa ky i fundit ka deklaruar se beri karate per te mbrojtur dyqanin e tij.

  15. #15
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    I detyroheshin 250 mije euro, vetevritet



    Artan Cena
    E Hene, 22 Tetor 2007



    TIRANE - Veteflijimi me nje plumb pistolete ishte zgjidhja e vetme qe mendoi dhe vuri ne jete dje pasdite vone nje 47-vjecar ne kryeqytet, duke i dhene fund jetes ne kushte depresive per motive ende te paqarta. Nga hetimet e para policore del se viktima, Kujtim Malkaj, baba i tre femijeve, vella i aktorit te mirenjohur Medi Malkaj, dyshohet qe e kreu aktin tragjik te vetevrasjes ne kushte depresive, te ardhura si pasoje e nje shume parash, qe i kishin marre hua dhe nuk ia kishin kthyer. I ndjeri, banor i lagjes “Ali Demi” ne kryeqytet, ishte biznesmen ne fushen e inerteve.

    Ngjarja ka ndodhur ne oren 19.00 te dites se djeshme ne lagjen “Ali Demi”, ne kryeqytet. Viktima, Kujtim Malkaj, jetonte ne nje banese ne afersi te ish-merkates se vjeter ne kete lagje. Vella i aktorit te mirenjohur Medi Malkaj, biznesmeni 47-vjecar ishte i njohur ne Tirane, pasi prej disa vitesh kishte nje pike te nxjerrjes dhe perpunimit te lendeve inerte ne lagjen periferike “Shkoze”.

    Por ne diten e fundit te javes qe u mbyll, ai i ka dhene fund jetes ne rrethana te papritura, mbushur me mister. Hetuesit, duke rindertuar skenen e tragjedise, treguan ne vendngjarje per “Koha Jone”, se biznesmeni 47-vjecar, Kujtim Malkaj, i ka dhene fund jetes, pasi eshte qelluar nje here me pistolete, tip “Zastava”. Malkaj ka qelluar veten me armen e zjarrit ne mjediset e shtepise se tij, duke shkaktuar alarm aty dhe ne banesat perreth.

    Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur, se kane qene familjaret ata te cilet e kane vene re te paret ngjarjen dhe me pas eshte njoftuar policia.
    Kjo e fundit, me te mberritur, ka gjetur prane te ndjerit ne nje sirtar tre flete formati me emra personash. Keto letra ishin te mbushura me emrat personave, qe i kishin borxhe, ne shumen e 30 milione lekeve (rreth 250 mije euro). Ekspertet mjeko-ligjore, pasi bene veprimet e para, konstatuan se vdekja e Kujtim Malkajt ka qene e menjehershme. Kjo, pasi plumbi i dale nga arma, nje pistolete “Zastava”, ka qelluar drejt e ne koke. Sipas eksperteve, ka qene nje plumb i vetem qe i ka marre jeten biznesmenit.

    Sipas eksperteve dhe prokurorise se Tiranes, shkaku i ngjarjes nuk eshte zbardhur ende, por ne shtepi viktimes i eshte gjetur nje liste e gjate, me emrat e personave te cilet i kishin borxhe, te grumbulluara gjate punes.

    Policia ka mbledhur faktet dhe provat ne vendin e ngjarjes, mes te cilave dhe listen prej tre fletesh, me emrat e personave qe ishin borxhlinj ndaj tij. Policia eshte duke hetuar dhe per shkaqe te tjera, qe mund te kene cuar ne vetevrasje 47-vjecarin, duke perfshire dhe problemet e mundshme qe mund te kete pasur me familjen apo persona te tjere.



    Koha jone

  16. #16
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    “Tirana Bank”, kredi per shtepi me 0 per qind interes

    “Tirana Bank” ofron daljen ne treg te formes me te re te kredise per shtepi, “Kredi per blerje shtepie”, e cila vjen tek konsumatoret shqiptare me nje oferte qe sjell nje nder normat me te uleta te interesit ne vend. “Tirana Bank” ka menduar te cliroje konsumatoret per 6 muajt e pare te shlyerjes se interesit te kredise per shtepi, me nje norme interesi 0 per qind. Pra, konsumatori do te shlyeje vetem kestin mujor pa asnje norme interesi nga ana e bankes per 6 muajt e pare, ndersa ne vazhdim ai do te vazhdoje te paguaje nje nga normat e interesit me te uleta ne treg, 3.5 per qind, plus Euribor. Kjo konsiston ne mbeshtetjen e te gjithe atyre individeve, cifteve te rinj apo familje qe kerkojne te kene nje shtepi te re, apo te investojne per te blere nje apartament te dyte, pasi ne shumicen e kohes eshte me e leverdishme te investosh ne blerjen e nje shtepie per krijuar nje stabilitet familjar ne te ardhmen. “Tirana Bank” mbeshtet kete iniciative me kete forme te re kredie, e cila ka kushte te favorshme jo vetem ne normat e interesit, por edhe kushtet e tjera, si financim 100 per qind i shumes se kerkuar nga klienti, kohezgjatje te shlyerjes se kredise 25 vjet, 0 per qind komisione per transferimin e kredise nga bankat e tjera, e mjaft te tjera. Ndersa klienti perballet vetem me kushtet e zakonshme qe duhen plotesuar prej tij per marrjen e kesaj kredie, si stabiliteti ekonomik me nje page te verifikueshme, hipoteke apartamenti, garanci te besueshme nga ana e bankes, nje moshe minimale nga 18 vjec, e te tjera. Kjo forme kredie u drejtohet te gjithe atyre qe kane enderr te kene shtepine e tyre e qe jane lodhur duke paguar apartamente me qira, me lehtesira te studiuara per t’iu ardhur ne ndihme klienteve sipas nevojave te tyre.

    “Tirana Bank”, anetare e grupit bankar te Pireut, nisi te operoje ne Shqiperi ne shtator te vitit 1996, si institucioni i pare bankar me capita privat, me licencen e nje banke universale. Sot kemi nje pozicion te forte ne tregun vendas, me 14 per qind te tregut ne kredi dhe asete te cilat kapin shifrat e 516.5 milione eurove (30.07.2007) dhe nje total prej 369.4 milione eurosh ne depozita. Nepermjet rrjetit te 37 degeve dhe agjencive tona te shtrira ne kryeqytet dhe 14 qytete te tjera te Shqiperise, “Tirana Bank” ofron nje game te gjere e gjithnje ne rritje produktesh, te cilat jane pershtatur per tregun lokal, si depozita, shkembim valutor, viza kredit karte, viza elektron debit karte, pagesa nderkombetare, ceqe udhetimi, sherbim ATM 24 ore, Infobank (call center) e mjaft te tjera.

  17. #17
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Skandal me 16-vjeēaren qė prostituonte nė Fier

    FIER - Plas skandali nė lidhje me shfrytėzimin e njė 16-vjeēareje pėr prostitucion nė qytetin e Fierit. Pėrveē shtetasit Arben Hoxha, tė arrestuar pėr shfrytėzim prostitucioni tė saj nė listėn e personave qė kanė shkuar me kėtė tė mitur janė edhe avokatė si dhe mjekė tė njohur nė qytetin e Fierit. Gjithēka ėshtė bėrė prezente gjatė seancės gjyqėsore tė vlerėsimit tė masės sė arrestit pėr kėtė shtetas. Pėrballė gjykatėses Rilinda Selimi pala e akuzės, pa praninė e medias, ka lexuar deklaratėn e dhėnė prej sė miturės. "Unė jam shfrytėzuar prej tė akuzuarit Hoxha”, - ėshtė shprehur e mitura. “Dhe nė listėn e personave qė kanė ardhur tek unė janė edhe avokatė dhe mjekė tė njohur tė qytetit tė Fierit”, - ka deklaruar ajo. Sipas burimeve tė marra nga Komisariati i Policisė Fier, dy ditė mė parė ėshtė shoqėruar dhe mbajtur dhjetė orė nė dhomat e paraburgimit njėri prej avokatėve tė njohur nė qytetin e Fierit. Nė deponimet qė ka dhėnė e mitura ka pėrmendur edhe emrin i tij. Ai ka kryer marrėdhėnie seksuale me tė miturėn, qė jetonte e vetme nė njė banesė tė marrė me qira nė njė lagje tė qytetit Fier, kundrejt pagesave tė ndryshme. Tė njėjtat burime pohojnė se avokati i marrė nė pyetje ėshtė shprehur se e njeh vajzėn, por e ka ndihmuar atė financiarisht pėr arsye se ajo jetonte nė kushte tė kėqija, ishte larg familjes dhe kishte nevojė pėr tė holla. Madje ai ka deklaruar se shuma e dhėnė nga ana e tij shkonte nė rreth 50 deri nė 60 mijė lekė. Por vajza, nė ballafaqimin e bėrė, ka pohuar se ka kryer marrėdhėnie seksuale me kėtė avokat kundrejt pagesės qė ai ka dhėnė pėr aktin seksual.
    Ndėrkohė qė nė listėn e personave tė deklaruar nga e mitura ka qenė edhe njė mjek kirurg, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur pėr arsye hetimi si dhe pėr shkak tė njohjes sė tij nė publik. Edhe ky i fundit ėshtė bėrė pjesė e grupit tė shumė personave me emėr qė kanė shkuar me tė miturėn 16-vjeēare. Ndėrkohė qė burime nga prokuroria janė shprehur se kjo e fundit ka nisur hetimin pėr kėtė ēėshtje dhe do tė thėrrasė e marrė nė pyetje tė gjithė personat qė janė shėnuar nė listėn e nėnshkruar nga e mitura pėr shfrytėzim prostitucioni nė sallėn e gjyqit nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Rrethit Gjyqėsor Fier. Nė seancėn e vlerėsimit tė masės sė sigurisė ndaj shtetasit Arben Hoxha, akuzuar nga organi i akuzės pėr shfrytėzim prostitucioni, e mitura 16-vjeēare R. L., nė deklarimet e saj dhėnė para prokurorėve, ka deklaruar se pėrveē kėtij shtetasi qė e ka pėrdorur atė pėr tė pėrfituar
    tė holla nga puna e saj, nė listėn e personave qė
    kanė shkuar me atė nė banesėn e saj si dhe nė lokale tė ndryshme janė edhe avokatė si dhe mjekė tė njohur nė qytetin Fier. Pėrballė gjykatėses Rilinda Selimi, pala e akuzės, pa praninė e medias, ka lexuar deklaratėn e dhėnė prej 16-vjeēares. Kjo ka sjellė edhe reagimin e palės mbrojtėse. Avokat Timo Guxho ka hedhur poshtė pretendimet e akuzės dhe ėshtė shprehur se gjithēka nuk ėshtė e vėrtetuar nė prova. “Klienti im, ėshtė shprehur ai, ka pasur qėllime serioze me shtetasen nė fjalė dhe qėllimi i tij i vetėm ka qenė lidhja serioze martesore. Ndėrsa emrat janė tė pavėrtetuara nga ana e akuzės”.
    Prokurorja Elida Hoxhaj ka kėrkuar nga gjykata vlerėsim tė ligjshėm tė arrestit tė shtetasit Arben Hoxha. Ndėrkohė qė si masė sigurimi ka kėrkuar arrest me burg pa afat. Nė seancėn e mbajtur me dyer tė mbyllura, gjyqtarja Rilinda Selimi ka vendosur qė tė vlerėsojė tė ligjshėm arrestimin e shtetasit Hoxha dhe tė
    urdhėrojė togėn e shoqėrimit pėr ta dėrguar atė nė
    qelitė e Komisariatit Fier nėn masėn e sigurisė arrest nė burg pa afat. Ndėrsa nuk dihet se si do tė veprohet me shtetasit e pėrmendur nga e mitura. Por, burime nga gjykata janė shprehur se nė procesin gjyqėsor qė sapo ka nisur, edhe kėta tė fundit do tė hetohen prej trupit gjykues nė lidhje me veprimet e kryera ndaj sė miturės.

  18. #18
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Skandali te psikiatria, mjeket sulmohen me thika

    Flet mjekja psikiatre, Fatime Elezi: ”Ministria e Shendetesise nuk ka marre asnje mase sigurie per te mbrojtur personelin”. Ne spitalin e Psikiatrise nuk ka asnje force sigurie per te perballuar rastet e krizes se pacienteve, apo per te kontrolluar h

    Tirane - Mjeket e psikiater jane te alarmuar per sigurine e jetes ne orarin e punes ne ambientet e Spitalit Psikiatrik te Tiranes. Shkak per kete eshte bere mungesa e sigurise dhe e personelit mjekesor per te perballuar pacientet ne ēastet e krizes. Mjekja psikiatre, Fatime Elezi, shpjegon se ne keto raste gjendja shpeshhere ka qene e rrezikshme dhe terrorizuese per te gjithe personelin mjekesor, qe duket se jane ne meshire te fatit. Ne shumicen e rasteve jeta e mjekeve eshte vene ne rrezik, pasi ne urgjence paraqiten njerez qe nuk dihet asgje per ta dhe shpesh ata kane kercenuar me thika apo pistoleta. Mjekeve u eshte dashur shpesh te vetembrohen me veshtiresi, duke perfshire gjithe personelin ne situatat e veshtira, per te fiksuar pacientet ne krevat, per te bere qetesues apo per te vazhduar kuren sipas diagnozes se percaktuar.
    Mungesa e rojeve
    Me te frikshme jane oraret e nates, ku ne hyrjen kryesore nuk ka asnje roje apo polic per te kontrolluar sipas procedurave njerezit qe hyjne dhe dalin. Nuk kane qene te rralla rastet kur ne oret e vona te nates, individe te ndryshem, ne gjendje te rende psikike, jane drejtuar ne klinike, ku kane kercenuar jeten e mjekeve me objekte te ndryshme. Madje, mjekja Elezi tregon nje rast kur nje prej te semureve, i gjendur ne nje situate te rende psikike, i ka drejtuar pistoleten ne koke dhe situata eshte shmangur me nderhyrjen e te gjithe stafit qe gjendej ne ate moment, duke u perpjekur ne menyra te ndryshme per ta qetesuar pacientin. Sapo hyn ne deren kryesore te Psikiatrise, syri te ze vetem bluzat e bardha te mjekeve qe te japin ndonje informacion, nderkohe qe pacientet sillen verdalle korridoreve apo ne oborr, por vetem roje qe nuk ka. Duket se gjithēka mund te ndodhe ne ēfaredolloj momenti dhe ne te njejten kohe te shuhet vete. Viktime e nje krize momentale te pacienteve mund te behet kushdo, qofte pacienti, mjeket, infermieret, vizitoret etj.
    Perballimi i situates
    Situatat qe paraqesin rrezikshmeri perballohen nga tre pjesetare te stafit, te cilet nuk dine se ēfare te bejne me pare ne nje situate te tille. Mjeket thone se per perballimin e situates duhen te pakten 5 pjesetare. Ne kete menyre nuk do te demtohet asnje nga stafi apo pacientet dhe situata do te mbahej lehtesisht nen kontroll te vazhdueshem. Ne rastet ekstreme, kur pacienti paraqet rrezikshmeri te larte, mbahet per nje fare kohe ne dhomat e izolimit derisa te qetesohet nen efektin e ilaēeve dhe nen kujdesin e personelit mjekesor.
    Ministria e Shendetesise
    Per rastet e ndodhura, stafi i mjekeve i eshte drejtuar Ministrise s Shendetesise per te penguar ndonje tragjedi te mundshme. Por Ministria duket se degjon me vemendje kerkesat, por as qe i shkon ne mendje t’i marre ne shqyrtim. Kerkesa e mjekeve eshte e perseritur, pasi kjo gjendje ka pothuajse 17 vite ne nje situate te tille. Perseri ne korridore apo ne porten kryesore nuk ndihet dora e forte e shtetit, qe verteton rregullin dhe sigurine ne institucionet shteterore te sigurise se veēante. Me braktisjen dhe ēorientimin qe pesuan shumica e institucioneve, Psikiatria eshte nga ato institucione qe nuk e rifitoi dot identitetin e dikurshem, te pajisur me personel te mjaftueshem.
    Mungesa e punonjesve
    Mjeket thone se po bejne pune te katerfishte, me pacientet e shtruar ne spital. Perveē rolit te mjekut, te sigurise, te rojes, jane te detyruar te bejne dhe rolin e punonjesit social apo psikologut. Ne kete qender trajtimi te te semureve mendore, emri i punonjesit social apo psikologut nuk njihet fare, edhe pse eshte teper i domosdoshem. Sipas mjekeve, sado qe te perpiqen te bejne rolin e tyre, ata nuk kane kohe fizike dhe pergatitjen e duhur per ta realizuar nje gje te tille. Te besh rolin e psikologut duhet ta degjosh pacientin gjate gjithe kohes dhe me pas, si punonjes social, duhet ta ndihmosh per te gjetur nje mundesi jetese dhe punesimi. Ne nje pjese te madhe te rasteve ka ndodhur qe pacientet jane larguar nga klinika ne gjendje te mire mendore dhe kur jane perballur perseri me realitetin dhe me veshtiresite e jeteses, ne pamundesi per te perballuar kushtet e keqija, jane rikthyer perseri ne klinike me po te njejtat simptoma.

    Personeli mjekesor ne urgjence
    30 mjeke, infermiere dhe sanitare

    Shtreter
    15 shtreter ne total
    10 per meshkuj
    5 per femra

    Barna me e shtrenjte
    600 leke

    Numri i pacienteve
    55 paciente te shtruar

    Semundja
    16 nga pacientet jane te semure kronike
    39 jane te semure akut

    Koha e qendrimit
    Jo me shume se 1 muaj (ne rastet e zakonshme)

    Rastet e paraqitjes
    Pacientet mund te paraqiten vete ne spital
    Pacientet mund te shkojne nepermjet familjareve
    Pacientet mund te gjenden ne rruge dhe te shoqerohen nga te panjohur
    Pacientet ne disa raste mund te shoqerohen nga policia

    Godina
    Aktualisht eshte vetem nje godine ne dispozicion

    Numri i mjekeve qe perballon rastet e urgjences
    1 mjek
    2 infermiere

    Punonjes sociale
    1 psikologe (e vendosur kohet e fundit)
    Asnje punonjese sociale

  19. #19
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    Zhduket 15-vjeēarja, familja dyshon pėr rrėmbim


    Loli Ēeēoaliaj
    24-10-2007


    *
    Vajza me prindėr tė ndarė, nga Krapsi i Fierit ėshtė larguar nga shtėpia prej 7 ditėsh. Jetonte me gjyshen

    Kushėrinjtė: Dyshojmė se ka dijeni njė kushėrirė, tek e cila rrinte gjatė. E kanė rrėmbyer pėr prostitucion

    Fier- Prej njė jave ėshtė larguar nga shtėpia, pa lėnė asnjė gjurmė, ndėrkohė qė familjarėt janė vėnė nė alarm dhe ngrenė dyshimin pėr njė rrėmbim tė mundshėm me qėllim prostitucionin. Prindėrit, prej disa kohėsh tė divorcuar e kishin lėnė vajzėn nė kujdestarinė e gjyshes dhe secili kishte nisur jetė tė re pėrtej vendit, njėri nė Greqi dhe tjetra nė Itali. Babai, i njoftuar pėr ngjarjen, ka bėrė denoncimin nė polici, e cila ka nisur kėrkimet dhe paralelisht me kėtė edhe hetimet pėr zhdukjen e saj.

    ***

    Vajza M.B, sipas familjarėve, ende nuk i ka mbushur 15-vjetėt. Ajo banon nė Kraps tė rrethit tė Fierit sė bashku me gjyshen nė njė banesė dykatėshe. Sipas tė afėrmve vajza sapo ka mbaruar klasėn e tetė dhe duke iu referuar rrėfimit tė tyre, ajo nė shumicėn e rasteve ka preferuar tė jetė e pavarur. "Vajza nuk i bindej gjyshes nė shumė raste dhe e kundėrshtonte atė",- tregojnė tė afėrmit e familjes, qė e njohin qė tė vogėl. Ata nuk e fshehin qė vajza ishte e papjekur pėr moshėn qė ka dhe e rritur pa prindėr ishte fėmijė me probleme. "Babai i saj, pasi ėshtė ndarė nga nėna e vajzės, vite mė parė, ėshtė martuar me njė grua tjetėr dhe tashmė jeton nė Greqi.Gjithashtu edhe nėna e saj ėshtė martuar dhe aktualisht ndodhet ne Itali",- tregojnė ata.

    ***

    Tė mbledhur afėr shtėpisė, tė afėrmit e vajzės janė ata qė flasin dhe interesohen pėr gjetjen e 15-vjeēares. Shtėpia ndodhet e mbyllur, pasi gjyshja qė e ka mbajtur(nga ana e babait) ėshtė e shtruar nė spitalin e Fierit. "Vajza ka rreth shtatė ditė qė ėshtė larguar nga shtėpia dhe deri tani asnjė prej nesh nuk ka informacion pėr vendndodhjene saj",- tregojnė kushėrinjtė e saj. Sipas tyre, ėshtė njoftuar babai i vajzės, i cili menjėherė pas njoftimit pėr ngjarjen ka bėrė denoncimin nė polici. Kushurinjtė hedhin dyshime se pėr largimin e 15-vjeēares, M.B, mund tė ketė dijeni njė kushėrira e tyre. "Nuk e themi kot kėtė, sepse vajza shkonte ēdo ditė te dyqani i saj, qė ndodhet nė fshat dhe kthehej vonė prej andej",- thonė ata, duke shtuar se policia, e cila ėshtė nė dijeni tė largimit tė saj, po tė dojė mund ta gjejė se ku ndodhet. "Vajza ndodhet ose nė Fier ose ėshtė larguar jashtė shtetit. Pėr moshėn qė kishte vajza mund tė jetė gėnjyer. Atė e kanė marrė persona pėr qėllime pėrfitimi pėr ta prostituar",- vijojnė mė tej ata. Pėr njė gjė janė gati tė sigurt. Vajza sipas tyre nuk ka shkuar e bindur pėr t'u martuar, megjithėse pranojnė qė ajo mund tė jetė gėnjyer. Por me kėtė duan tė tregojnė se vajza pėr vetė delikatesėn e moshės dhe pa prindėr qė mund ta orientonin, mund tė binte lehtė pre e mashtrimeve, tė cilat kanė patjetėr si qėllim shfrytėzimin e saj. "Ne i bėjmė apel policisė, qė tė ndėrhyjė urgjentisht pėr gjetjen e vajzės pa kaluar kufirin shqiptar",- thonė ata, duke mos qenė as vetė tė bindur se ku ndodhet ajo.

  20. #20
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: Lajmet me te fundit nga Shqiperia!

    ITALI , familja Demēolli ne pritje te trupave


    Shekulli
    24-10-2007


    Ata i janė drejtuar pėr ndihmė autoriteteve shtetėrore, cilat mund tė ndėrhyjnė pėr pėrshpejtimin e procedurave

    ITALI- Shtatė ditė pas masakrės sė ndodhur nė gjykatėn italiane ku humbėn jetėn tre shtetas shqiptarė, familjet nuk kanė arritur ende qė tė marrin trupat e tyre. Vjollca Demēolli dhe vėllai i saj Arjani humbėn jetėn si pasojė e plumbave tė Ēlirim Fejzos, gjatė seancės sė divorcit tė tyre. Ndėrkohė vetė Ēlirimi gjeti vdekjen pas ndėrhyrjes sė policisė italiane qė ndodhej nė gjykatė. Por tashmė familjarėt kėrkojnė eshtrat, tė cilat kanė mbetur nė Itali. Ata i bėjnė edhe njė apel shtetit shqiptar qė t'i ndihmojė nė pėrshpejtimin e procedurave tė kėsaj ēėshtjeje.

    Ngjarja

    Masakra e ndodhur nė gjykatėn e Rexhio Emilias ka tronditur jo vetėm opinionin italian por edhe tė gjithė Shqipėrinė. Gjatė njė seance divorci mes njė ēifti shqiptarėsh, burri ka qėlluar mė shumė se 25 herė me pistoletė, duke vrarė tė shoqen, vėllanė e saj dhe plagosur katėr persona. Ngjarja ka shkaktuar shumė panik nė ambientet e gjykatės, prej tė cilave janė munduar tė largohen me vrap personat e pranishėm gjatė tragjedisė. 40-vjeēari nga Durrėsi, pasi ka qėlluar tė shoqen dhe kunatin ka tentuar tė largohet, por arratisja ėshtė mbyllur edhe me ekzekutimin e tij nga njė punonjės policie, i cili po transportonte njė tė pandehur. Vrasėsi ishte Ēlirim Fejzo, 40-vjeē, nga Durrėsi, rezident nė rrugėn "Andreini" tė Rexhio Emilias. Viktimat, e shoqja, Vjollca Fejzo, 37-vjeē dhe vėllai i saj, Arjan Demēolli.Pėr fat tė mirė plumbat e armės sė Ēlirim Fejzos nuk shkaktuan viktima tė tjera. Katėr tė plagosurit shpėtuan me plagė tė lehta dhe tashmė barrėn mė tė madhe tė dhimbjes duhet ta mbajė familja Demēolli.

    Eshtrat

    Qė nga dita e vrasjes kjo familje ka kėrkuar qė tė marrė trupat e Arjanit dhe Vjollcės nė mėnyrė qė ata tė paktėn tė kenė varrin nė Shqipėri. Por kėrkesa e tyre ka hasur pengesėn e zakonshme, burokracinė ndėrmjet dy shteteve. Shtatė ditė pas tragjedisė familja kėrkon qė tė paktėn tė arrijė tė bėjė njė varrim pėr tė afėrmit e saj. Pėrballė kėsaj pengese familjarėt kanė kėrkuar edhe ndihmėn e institucioneve shtetėrore, tė cilat mund tė ndėrhyjnė pėr tė pėrshpejtuar procedurėn e rikthimit nė atdhe tė trupave tė Arjan dhe Vjollca Demēollit. Nė njė rast tė ngjashėm, eshtrat e Altina Tomorrit, e cila gjeti vdekjen nė Greqi teksa po shpėtonte nga zjarri disa turistė tė huaj, erdhėn nė Shqipėri nė njė kohė rekord. Kjo pas ndėrhyrjes sė shtetit shqiptar, i cili pėrshpejtoi ndjeshėm kohėn e mbėrritje sė trupit nga Greqia.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 2 12 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. OBSH: Shqipėria ne vend te fundit
    Nga olsii nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-03-2012, 11:26 PM
  2. Lajmet? Keshilloni femijet tuaj....!
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2011, 07:48 PM
  3. Interneti, Shqipėria e fundit nė rajon
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-12-2010, 08:23 PM
  4. Japin nudo lajmet e universitetit
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 02:23 PM
  5. Lajmet e cuditshme nga cdo cep i botes
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2007, 11:46 AM