Receta Gatimi

Te reja te ndryshme nga bota


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Te reja te ndryshme nga bota

    Nje lazer qe te lexon brenda

    E Marte, 16 Tetor 2007

    T’i besh te ditur botes, ose me mire kolegeve, miqve dhe te afermve te tu sesi ndiheni ne nje moment te caktuar ose, me mire akoma, si ndiheni kur jeni perpara kompjuterit. Ky eshte qellimi i nje “shalli” te vecante, i cili eshte projektuar dhe realizuar nga nje ekip kerkuesish shkencore te Universitetit Tufts, qe sipas “InformationWeek”, mund te jete gjithcka pervecse nje “budallallek”. Koncepti i ketij instrumenti ka marre nje financim prej 445 mije dollaresh nga amerikania “National Science Foundation”.

    “Zemra” e pajisjes eshte spektroskopia e njohur me emrin fNIRS, nje bashkim germash qe do te thote functional near-infrared spectroscopy: censore fNIRS vishen se bashku me shallin, keta censore jane te pajisur me dioda lazer qe e ndajne driten me infra te kuqe drejt ballit dhe qe, shpjegon “Science Daily”, mund te mbajne nen vezhgim nivelet e oksigjenimit te trurit.

    Ne fakt, drita hyn nga dy deri ne tre centimetra. Ne pergjithesi kalon permes lekures dhe mishit, nje sjellje qe ndryshon kur gjendet perballe hemoglobines se oksigjenuar (ose te pa oksigjenuar) ne gjak. Ne ate rast valet e shndritshme thithen nga zonat aktive te mbushura me gjak te trurit, dhe cdo drite qe mbetet reflektohet drejt censoreve fNIRS.

    Asgje fantashkencore, pohojne pergjegjesit e projektit, si Sergio Fantini, nje nder shume kerkuesit e Trufts. Behet fjale, vazhdon ai, per nje spektroskopi absolutisht joshqetesuese, por e afte te tregoje disa gjera mbi gjendjen e perqendrimit ose te merzise, ose mbi lodhjen e atij qe ka vendosur shallin ne koke.
    Ne kete faze te kerkimit, shkencetaret nuk premtojne asnje lloj saktesie, por shpjegojne qe, duke monitoruar keto lloj te dhenash, eshte e mundur te parandalosh nje lexim, qe ne te ardhmen mund te garantoje gjetjen e “emocioneve” si merzia etj.

    Sipas Robert Jacob, “jane teknika te reja vleresimi qe monitorojne eksperiencen e perdoruesit, ndersa punon me kompjuterin jane gjithmone e me te rendesishme. Ne nje moment te caktuar, nje perdorues mund te jete i merzitur, ndersa ne tjetrin i kenaqur”.

    Mbetet per t’u kuotuar, natyrisht se cila mund te jete qellimi i nje shalli te ketij lloji: per t’u perdorur ndoshta me nje qellim mjekesor, sepse nje rilevator i ketij lloji, nese i perdorur gjithmone per shembull, ne ambiente pune, mund te shfaqet dicka e mire per ate qe e ka vendosur. Interesant eshte fakti se nje nder aplikimet e para te hipotezuara, sic u permend, jane perdoruesit e kompjutereve. Eshte kompjuteri qe mund te “lexoje” oksigjenimin e perdoruesit dhe te veproje si pasoje.

    Korrieri

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Te reja te ndryshme nga bota

    Njerezit seks me robotet

    Kush e ka menduar ndonjehere qe te shkoje ne altar me nje robot??? Sipas David Levy, kerkues shkencor i Universitetit te Maastricht ne Holande, i vleresuar sidomos ne fushen e inteligjences artificiale, ndoshta eshte rasti qe ta mendojme nje here. “Mendoj se rreth vitit 2050 shteti i Massachusetts-i, ne SHBA, do te jete juridiksioni i pare qe do te legalizoje martesen me robotet”, thote shkencetari.

    Pohimi, sigurisht teper i vecante, nuk ka kaluar pa u vene re: kete e ben te ditur MSNBC, qe e ka marre nga Slahdot. Levy e mbeshtet kete hipoteze, duke shoqeruar me argumentime te shumta qe e mbeshtesin, e bazuar ne nje teme diplome, e titulluar “Lidhjet intime me partnere artificiale”.

    “Massachusetts-i eshte nje shtet liberal me teper se pjesa tjeter e juridiksioneve amerikane dhe ka qene pararendes i legjislacionit te martesave midis personave te te njejtit seks”, thote Levy. “Nder te tjera, ne ate zone ka nje fryme te theksuar drejtuar high-tech, per shembull MIT (Massachusetts Institute of Technology)”.

    Por ka edhe argumentime te tjera, disi te forta, qe sipas Levy, duhen vene ne mbeshtetje te ketij parashikimi futuristik. “Fillimisht, te besh seks me nje robot mund te konsiderohet dicka prej humbamenoje, por sapo nje titull, me germa ne forme kubash, si per shembull “Kam bere seks me nje robot dhe ka qene e mrekullueshme” te shfaqej ne revisten e duhur, jam i sigurt se shume do te duan ta provojne te njejten gje”, pohon Levy, me nje referim te dukshem tek dobesite njerezore.

    Nese shikohet evolucioni i roboteve ne teresine e tij, kalohet nga perdorime jopersonale, si qenia ndihmese ne pune ripetitive dhe te merzitshme, ne forma shume me te zhvilluara dhe me pak robotike: te mendohet per lojera si Aibo e Sony-t dhe me pas Tamagotchi-t”. Ne hipotezen e tij, Levy hipotizon se ne te ardhmen e afert pamja e roboteve do te behet aq e ngjashme me ate njerezore, si per sa i perket pamjes, ashtu edhe zakonet dhe per “personalitetin”, sa do te shkaktohet automatikisht terheqja.

    Nje leve tjeter e perdorur nga Levy ne mbeshtetje te argumentit eshte analogjia me proceset psikologjike njerezore te lidhura me dinamikat e lidhjeve: “Psikologet kane identifikuar nje duzine arsyesh, per shkak te se cilave njerezit dashurohen dhe secila prej tyre mund te aplikohet edhe me lidhjet njeri-robot. Per shembull, ngjashmerite ne teme personaliteti dhe ndergjegje jane disa prej atyre arsyeve dhe ne nje robot eshte e mundur qe te programohen”, thote ai.

    Vitin e kaluar, Henrik Christensen, themelues i “European Robotics Research Network”, ka parashikuar qe personat do te bejne seks me robotet brenda pese vitesh: Levy tani pohon se kjo eshte me se e mundshme. Ne profilin etik, pohon kerkuesi i vecante, mund te kete vetem avantazhe: nga rasti i aktiviteteve pedofile, tek mundesia per t’u ofruar seks krimineleve ne burgje e deri tek ulja e prostitucionit.

    Levy e mbyll me shaka: “Te pakten ne rrethanat ku njeriu do te pranoje robotin, nuk do te degjome me “tani nuk dua, kam dhimbje koke, ndoshta neser”, por ndoshta, “nuk kam qejf, kam dhimbje koke, pse nuk perdor robotin?”.



    Sme pelqen fare kjo gje, te gjitha cojne drejt shthurjes se moralit njerezor.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Ne momentin qe po i benin autopsine .......ai u zgjua!!!

    Ne momentin qe po i benin autopsine .......ai u zgjua!!!

    Nje burre nga Venezuela,qe ishte konsideruar i vdekur,"u ngjall" duke vene re se jo vetem gjendej ne morg,por dhe se doktoret kishin filluar....autopsine e tij. «U zgjova sepse dhimbja ishte e padurueshme» tha 33 vjecari CARLOS KAMEHO ne interviste te dhene ne gazeten EL UNIVERSAL.

    KAMEHUA ishte viktima e nje aksidenti rrugor dhe u dergua ne morgun e KARAKAS,dhe aty doktoret kujtuan se ai kishte vdekur.filluan autopsine,por kuptuan se dicka nuk shkonte mire,sepse "kufoma" kishte emoragji.Keshtu nxituan qe te qepnin prerjen qe kishin bere ne fytyren e tij.

    Vejusha e hidheruar,arriti ne morg per te njohur te vdekurin,dhe e takoi ne nje korridor ne jete.

    KAMEHA i tregoi gazetes shenjen qe i lane ne fytyre doktoret,gjithashtu dhe nje dokument qe jepej e drejta e autopsise se tij.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Bota qe do doje te kishe
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-11-2014, 10:18 PM
  2. Si do te ish bota sikur...
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-07-2013, 10:13 PM
  3. VIP: Nga Vendi dhe Bota
    Nga Kliton nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-04-2009, 09:35 AM
  4. Kuriozitete nga Bota
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 10:36 AM
  5. Bota e kafsheve
    Nga Nerti nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-07-2008, 03:14 AM