Ueb faqet me pėrmbajtje pėr tė rritur janė njė hap mė afėr marrjes sė adresės sė tyre nė internet.


Distrikti i kuq i internetit do tė jetė sipas tė gjitha gjasave nė formė tė asaj qė ėshtė pėrfolur deri mė tani “.xxx”, qė paraqet edhe emrin e domenit dhe renditet nė mesin e domenėve tjerė si “.com” dhe “.org”.

Pas njė beteje tė gjatė pėr mė shumė se njė dekadė, Korporata e Internetit pėr Emra dhe Numra tė Caktuar apo ndryshe e njohur edhe si ICANN, ka votuar tė premten pro avancimit me njė kontratė me ICM Registry LLC pėr tė shitur emra tė domenėve qė pėrfundojnė me “.xxx”. ICANN ka votuar nė qershor pėr tė filluar me negocimin e kontratės.

Megjithatė prapashtesa e re ende duhet tė kapėrcejė disa pengesa. Nė njė takim nė Kartaxhenė tė Kolumbisė, ICANN vendosi qė tė kėshillohet sė pari me njė komitet tė kėshilluesve qė pėrbėhen nga zyrtarė qeveritarė anembanė botės. Disa anėtarė tė komitetit kanė shprehur shqetėsimet e tyre nė lidhje me njė prapashtesė tė dedikuar vetėm pėr faqe me pėrmbajtje pėr tė rritur. Stuart Lawley, shefi ekzekutiv i ICM, ka thėnė se prapashtesa e re do tė sillte pėrfitime pėr industrinė e pornografisė duke e bėrė mė tė lehtė pėr konsumatorėt gjetjen e tyre. E sipas tij edhe konsumatorėt fitojnė pėr shkak se adresa “.xxx” do tė mundėsojė mbrojtjen e identitetit tė tij dhe mbrojtje ndaj vjedhjes sė tė dhėnave tė kartelės sė kreditit.

Pėrdorimi i domenit “.xxx” do tė jetė vullnetarė dhe skeptikėt argumentojnė se pak faqe tė dedikuara pėr pėrmbajtje pėr tė rritur do tė largohen nga domeni ekzistues “.com”, kurse konservativėt thonė se domeni “.xxx” do tė legjitimonte pornografinė nė internet.

E nė fakt as industria e pornografisė nuk ėshtė pro “.xxx” pėr shkak se ata e shohin kėtė si krijimin e njė geto pėr pėrmbajtje pėr tė rritur dhe vendosjen e rregullave tė cilat ata nuk i dėshirojnė. Por Lawley theksoi se veēse ka 189.000 para-regjistrime pėr “.xxx” dhe priten edhe mbi 500.000 regjistrime tė faqeve tė reja kur do tė lansohet regjistri mė 2011. /pcworldalbanian