Si do te jemi tridhjete, dyzet, pesedhjet vjec? Kete e vendos ADN-ja dhe koha qe kalon. Por ndikojne dhe zgjedhjet tona, kozmetike dhe jo vetem

Flitet shpesh per moshen e vertete dhe per moshen biologjike, por edhe fytyra e ka nje te tille. Dhe duket se nuk koincidon me ate zyrtare. Eshte ceshtja e ADN-se, fototipit, ekspozimit ne diell. Por jo vetem kaq: edhe struktura e fytyres dhe emocionet ndikojne ne strukturen dhe ne shfaqjen e rrudhave. Dermatologet shpregojne se kush i ka mollezat e larta do te kete rrudha me pak te thella. Qe shkojne nga hunda tek cepat e buzeve, por rrudhat rreth syve do te jene me te dukshme. Fytyrat kendngushte dhe te dobeta i kane faqet me te theksuara, kjo dhe per arsyen se nuk kane mbeshtetje. Por edhe shprehite me te perdorshme e shenjojne fytyren ne menyre te ndryshme. E cila, nuk duhet ta harrojme kurre, na jepet shume fisnikeri. Por meqe jo te gjithe rrudhat jane me te vertete terheqese, ja nje “guide” e shpejte per te kuptuar se cfare i ndodh lekures ne faza te ndryshme te jetes dhe mbi te gjitha, si ta ndihmosh per tu mbrojtur nga instrumentet e duhura.

20-30: Emocione te forta

Rrudhat e para jane ato te lidhura me mimiken e buzeqeshjes, qe fillojne nga rrenjet dhe mberrijne ne cepat e buzes. Jane linja te shprehjes, qe i kane dhe adoleshentet, por qe me kalimin e kohes theksohen. Rreth te tridhjetave, lekura fillon dhe e humbet shkelqimin, per shkak te trashjes se shtreses indore, reagimi i mbrojtjes nga rrezet Uv. Gjithashtu shfaqet edhe ndonje kapilar, ne vecanti ne zonen e hundes dhe tek faqet.

Cfare duhet te perdorni: nje hidratues apo nje krem antirrudhe me filtra diellore: nje krem me fuqi hidtratuese.

30-40: Perqendrimi maksimal

Gjate ketyre viteve linjat e shprehjes, te cilat me pare nuk ishin te dukshme “ne gjendje pushimi”, behen te perhershme, mbi te gjitha ato rreth syve. Ne vecanti tek subjektet miope apo tek njerezit, qe jane ekspozuar shume ne diell. Formohen gjithashtu dhe rrudha ne pjesen e ballit dhe te ashtuquajturat “rrudha te perqendrimit”, dy linja vertikale siper vetullave, te shkaktuara nga superaktiviteti i muskujve te kesaj zone, te cilat kane defektin per ta plakur shume fytyren.

Cfare duhet te perdorni: nje krem antirrudhe me baze retinoli ose retinoidi, qe rinovon dhe stimulon prodhimin e kolagjenit; nje produkt specifik per rrudhat e shprehjes me efektin botox-like; nje kontur sy-buze.

40-50: Momenti kyc

Mes moshes dyzet dhe pesedhjete vjec eshte momenti i ndryshimit. Eshte periudha ne te cilen renia strukturore perparon me ritme te shpejta. Lekura, muskujt dhe lidhjet e kyceve dorezohen perpara forces se gravitetit dhe ulen. Dhe te njejten gje e bejne nofullat, vetullat, mollezat dhe faqet. Pas moshes 50 vjece, ne menyre paradoksale situata stabilizohet. Lloji i plakjes varet edhe nga qendrueshmeria e lekures: ato bien me shpesh, por kane me pak rrudha, ne ndryshim me c’ndodh me lekurat e holla. Ky eshte dhe momenti, ne te cilin fotoplakja, te paraqet llogarine. Me rrudhat “atinike”, shenja te vogla ne nivelin e faqeve, qe jane simptome e humbjes se elasticitetit dhe njollat e erreta ne duar dhe dekolte.

Cfare duhet te perdorni: kremra ushqyes per lekura te pjekura, qe kryejne nje efekt lifting; nje kontur sy-buze.