Mozilla ka zgjeruar shpėrblimet pėr qėllim tė prekshmėrisė sė saj dhe tani ajo do tė paguajė pėr problemet e gjetura brenda aplikacioneve tė gjetura nė uebfaqet e saj.


Hulumtuesit kanė pasur mundėsi tė fitojnė njė shpėrblim prej 500$ dhe 3000$ pėr gjetjet e zbrasėtirave dhe prekshmėritė e opsioneve tė aplikacioneve tė Mozilla. Kompania dėshiron hulumtues tė cilėt gjejnė dhe pėrgjojnė gabimet nė kodim siē janė tė metat e skripteve cross-site dhe problemet e ngjashme.

“Ne dėshirojmė tė inkurajojmė zbulimet e problemeve tė sigurisė brenda ueb aplikacioneve me qėllim qė t’i mbajmė pėrdoruesit tė sigurtė,” tha Mozilla nė njė blog tė sigurisė. “Ne gjithashtu dėshirojmė t’i shpėrblejmė hulumtuesit pėr siguri pėr mundin e tyre me shpresė qė tė vazhdojnė hulumtimet pėr siguri.”

Hulumtuesit nuk duhet tė pėrdorin mjete automatike nė uebfaqe pėr tė gjetur problemet, tha Mozilla, pasi qė kėto mund tė rrezikojnė stabilitetin e faqeve tė funksionojnė nė mėnyrė tė rregullt. Nė kėtė rast, kompania inkurajonė hulumtuesit tė pėrdorin dhe tė shkarkojnė kode me burim tė hapur pėr ueb aplikacione pėr tė ekzaminuar kodin pėr problemet.

Programi aplikohet nė shfletuesin e Firefox, Thunderbird, dhe shėrbimet tjera qė i takojnė Mozilla. Mozilla ka publikuar listėn e uebfaqeve tė tij qė tani janė kualifikuar nė programin e saj./pcworld.al