Rrjeti mė i madh social nė botė, Facebook.com ka marrė edhe njė njohje. Sipas rezultatit tė kėrkimit tė faqes Glassdoor.com, e cila merret me hulumtimin e mundėsive pėr punė, thuhet se Facebook ėshtė vendi mė i mirė nė tė cilin mund tė punėsoheni.

Sipas tė dhėnave tė kėtij kėrkimi, Facebook gjendet nė vendin e parė, ndėrsa kjo paraqet njė befasi mjaft tė madhe, pasi qė ky rrjet social vitin e kaluar nuk ishte nė mesin e kompanive tė listuara pėr kėtė ēmim.

Kur bėhet fjalė pėr kompanitė e tjera tė teknologjisė, Apple ka pėrparuar paksa nė kėtė listė, duke marrė parasysh se kėtė vit gjendet nė vendin e 20-tė, krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte nė vendin 22-tė.

Nė anėn tjetėr, Google ka pėsuar njė rėnie mjaft tė madhe, pasi qė tani gjendet nė vendin e 30-tė, ose 14 vende mė poshtė se vitin e kaluar. Edhe mė poshtė ka rėnė kompania Adobe, e cila tani radhitet si e 39-ta, ndėrsa vitin e kaluar gjendej nė vendin e 10-tė.

Tė punėsuarit e Facebook me sa duket janė shumė tė kėnaqur me drejtorin e tyre Mark Zuckerberg, duke marrė parasysh qė ai ka marrė njė vlerėsim mjaft tė mirė nga punėtorėt e tij, prej tė cilėve 96 pėr qind i besojnė mėnyrės se si ai menaxhon kėtė biznes. / Telegrafi /