• Zbulohet grumbulli i galaktikave me 800 bilionė yje


Londėr, 15 dhjetor - Astronomėt kanė zbuluar grumbullin mė tė madh tė galaktikave, i cili gjendet afėrsisht 7 miliardė vjet drite larg planetit tonė. Ky grumbull galaktikash pėrmban mė qindra galaktika, ndėrsa ato bashkė rreth 800 bilionė (800.000.000.000.000) yje.

Megjithė kėtė madhėsi tė paimagjinueshme pėr njeriun, ky grumbull galaktikash kishte mbetur i padukshėm pėr astronomėt, derisa nuk u zbulua parregullsia e pazakontė nė mikrovalė, qė i shkakton ai grumbull galaktikash. Drita mikrovalore ėshtė shkaktuar me rastin e shpėrthimit tė madh, kur janė bashkuar jonet e elektronet dhe kėsisoj kanė filluar tė krijojnė atomet. Kur drita mikrovalore udhėton nėpėr grumbuj galaktikash, ato ndikojnė nė mikrovalė dhe kjo dukuri quhet efekti Sunjajev-Zeldovitz.

Ky grumbull galaktikash u emėrua SPT-CL J0546-5345. Pasi ėshtė aq larg, astronomėt nė Tokė mund tė shohin se si ėshtė dukur ai para shtatė miliardė vjetėve, pra kur gjithėsia mendohet se ka qenė pėrgjysmė mė e re se sa ėshtė sot, kurse sistemi ynė diellor nė atė kohė as qė ka ekzistuar.

Shkencėtarėt mendojnė sė nė kėtė grumbull ka mjaft “galaktika plaka” tė cilat janė krijuar gjatė dy miliardė vjetėve tė parė tė ekzistimit tė gjithėsisė. Nė foton e NASA-s galaktikat me ngjyrė tė verdhė janė yje mė tė vjetra, kurse ato mė tė reja janė me ngjyrė tė kaltėr.

Dhe pėrse ky zbulim ėshtė aq i rėndėsishėm?

Grumbujt kaq masiv tė galaktikave mund tė ofrojnė tė dhėna pėr tė ashtuquajturėn energji tė errėt sekrete, pėrkatėsisht tė shihet se si ajo energji ndikon nė rritjen e strukturave kozmike.