Tė mėrkurėn, me 15 dhjetor 2010, nė ambientet e Hotel Sheraton u mbajt konferenca e ashtuquajtur "Microsoft Day". Nė bashkpunim me HP si sponsor gjeneral dhe Albtelecom e Infosoft Systems si sponsor tė tjerė, Microsoft arriti tė mbaj kėtė konferencė qė do tė jetė e pėrvitshme, dhe nė anėn tjetėr do tė shėrbejė edhe pėr prezantimin e produkteve dhe teknologjive mė tė reja tė tyre. PCWorld Albanian ishte atje dhe pėrcolii nga afėr prezantimet.

Konferenca nisi nme fjalimin hyrės tė z.Arsen Kurti, i cili shfaqi njė video ku ofrohej qartė vizioni i Microsoft pėr vitin 2019. Nė kėtė video shfaqeshin ekrane tė holla dhe transparente tė ndjeshme nė prekje, e tė cilėt mesa duket pėr Microsoft pėrbėnin tė ardhmen. Celularėt do tė jenė tejet tė hollė dhe me prekje, ato do tė ngjasojnė me njė kartelė krediti, pastaj planimetria nė tė cilėn ju do tė mund tė shikoni njė imazh mund tė ndryshohet dhe tė dhėnat e njė ekrani mund tė kalohen lehtėsisht nė njė ekran tjetėr me formėn tėrhiq dhe lėsho, e gjithashtu priten shumė e shumė inovacione tė tjera. z.Kurti nė fund theksoi se nisur nga kėto qė u shfaqėn nuk duhet lėnė anash edhe lajmi se vizioni i Microsoft i vitit 2000 ėshtė realizuar deri nė nivelin 90%. "Microsoft shpenzon rreth 9.5 bilion dollar nė kėrkime nė mėnyrė qė ky vizion tė pėrmbushet".

Teknologjia mbizoteruese nė kėtė eveniment emri i sė cilės u lakua shumė hėrė ishte pikėrisht teknologjia Cloud. Mė anė tė saj pėrdoruesi paguan vetėm sasinė e aplikacionit qė pėrdor. Dy pjesėt pėrbėrėse tė kėsaj teknologjie janė shėrbimi i klientit dhe dhėnėsi i shėrbimit qė lidhen sė bashku nga could.

Ēdo produkt u prezantua nė mėnyrė tė veēantė nė njė hapsirė kohore prej 40 minutash. Produkte tė tjera tė cilat u pėrmendėn nė konferencė pervec could janė: Microsoft Exchange Server SP1 me instalimin e ri automatik tė prerekuisiteve, Microsoft Lync qė do tė thjeshtėsoj komunikimin nė ndėrrmarje, HP multiseat solution me anė tė cilit shumė monitore lidhen vetėm me njė njėsi qėndrore por punojnė si kompjutera tė ndryshem, Hyper-V R2 etj.

Microsoft kishte dhe njė showroom njė njerėn prej sallave nė tė cilėn u prezantuan produkte tė ndryshme si PC nga HP, IP TV nga Albtelecom si dhe Xbox Kinect i cili ishte mė i popullarizuari nė showroom.
Shpresojmė qė dhe kompani tė tjera si Microsoft do tė shprehin interes nė tregun Shqiptar dhe do tė organizojnė konferenca tė tilla konstruktive dhe qė japin prezantim tė produkteve nė nivel tė dorės sė parė dhe qė mund tė preken nga tė pranishmit./pcworld.al