Me miliarda cicėrima ishin dėrguar pas injeksionit tė fundit tė kapitalit nė faqen mė tė njohur nė botė pėr mikro-blogje.

Por tani, Twitter ka njoftuar se ka pranuar edhe njė financim tjetėr nė vlerė prej 200 milionė dollarėsh, e cila e rrit vlerėn e tregut tė rrjetit pėr mikro-blogje, nė 3.7 miliardė dollarė.

Financimi i saj i pėrgjithshėm deri tash (duke pėrfshirė edhe raundin e fundit) ėshtė 360 milionė dollarė, thuhet sipas All Things D, kėshtu qė kjo vlerė e tregut pėrfaqėson njė pjesė tė rėndėsishme tė ndryshimit, edhe kah aspekti biznesit i kėtij rrjeti social.

Drejtori ekzekutiv i kėsaj kompanie - Dick Costolo sot ka shkruar nė blogun e kompanisė, pėr tė treguar nevojat e investimit nė Twitter.

Sipas Costolos, shėrbimi u rrit me mė shumė se 100 milionė llogari tė reja, dhe pėrdoruesit e rrjetit social dėrguan mė shumė se 25 miliardė “tweets” nė vitin e kaluar.

Pėr kėtė shkak, edhe trafiku i kėtij rrjeti social po mbytej, dhe nė anėn tjetėr, kompania e ka rritur numrin e punėtorėve nė 350. / Telegrafi /