Receta Gatimi

Manikyri, ngjyrat dhe pėrshtatja me duart


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 20% Maska e ardona
    Anėtarėsimi
    May 2010
    Postime
    351
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Manikyri, ngjyrat dhe pėrshtatja me duart





    Ėshtė vėnė re se njė nga detajet mė tė rėndėsishme pėr njė mashkull, kur sheh njė femėr, janė duart ato qė bien menjėherė nė sy. Pėr kėtė arsye, femrat pėrpiqen qė t’u kushtojnė mė tepėr vėmendje duarve, pėrzgjedhjes sė manikyrit dhe ngjrės sė duhur. Nuk ėshtė e tepėrt qė edhe ju t’i mėsoni tė rejat e fundit pėr manikyrin.
    Manikyr i kuq i ndezur
    Kjo ngjyrė kėshillohet pėr gishta tė shkurtėr. Tė lyer me kėtė ngjyrė duken mė tė gjatė, sidomos nėse mėson edhe tė bėni disa truke siē ėshtė shtyrja e kutikulave drejt bazės sė thoit dhe kėta tė fundit tė mos priten shumė shkurt.
    Manikyr rozė dhe perlė
    Ėshtė i rekomanduar pėr gishtat e gjatė, kėto ngjyra i japin njė dimension tjetėr formės sė thonjve. Nxjerr nė pah gjatėsinė, qė nuk duhet tė jetė shumė e tepruar. Para se tė vendosėsh shtresėn e manikyrit, duke qenė se ngjyrat e ēelura i nxjerrin mė nė pah papėrsosmėritė, vendos fillimisht mbi thonj njė manikyr mbrojtės transparent.
    Manikyr i purpurt dhe vishnje Janė tonet e pėrshtatshme pėr gishtat e shkurtėr tė kėmbėve. Nė kėtė rast kėto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa tė gjatė, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe mė pah.
    Manikyr violė Nėse ke njė kėmbė tė gjerė, bėje qė tė duket mė e zgjatur, duke i limuar thonjtė nė mėnyrė ovale paksa tė zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin nė ngjyrė violė nė pjesėn qendrore tė thoit. Edhe ngjyra natyrale e lėkurės ėshtė shumė e rėndėsishme nė zgjedhjen e tonalitetit tė duhur tė manikyrit. Specialistėt e kėsaj fushe, para se tė aplikojnė manikyrin, i referohen ngjyrės sė lėkurės nė pjesėn e brendshme tė pulsit. Nėse lėkura nė kėtė zonė anon nga e kaltra, zgjedhja duhet tė mbėshtetet nė tonet e ftohta, ndėrsa tek ngjyrat e ullinjta tė lėkurės shkojnė mė shumė tonet mė tė forta.
    Lėkura Lėkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh qė ngjyra e portokalltė tenton tė lėrė njė aureolė jo tė kėndshme nė pamje tė parė, prandaj mė parė apliko manikyrin transparent mbi thonj.
    Thonjtė e zverdhur nga duhani
    Njė truk shtėpiak tė vjen menjėherė nė ndihmė. Futi gishtat nė lėng limoni pėr dhjetė minuta. Ose vendosi nė tretėsirė kripe tė trashė. Kjo metodė ėshtė e pėrdorshme edhe nė shfryrjen e duarve. Kujto qė herė pas here t’i lėsh thonjtė tė marrin frymė, edhe pse manikyri krijon njė barrierė mbrojtėse nga agjentėt e jashtėm. Gjatė kėsaj periudhe ushqeji thonj me vaj ulliri.
    Si mund ta ndryshojmė shpejt pamjen tonė
    Nėse dėshironi ndryshim tė shpejtė tė pamjes tuaj kėtė mund ta arrini duke ndėrruar ngjyrėn e flokut tuaj. Ngjyrosja e flokėve sjell deri te ndryshimi mė i shpejtė i pamjes. Mirėpo ndonjėherė ndodh qė ngjyra duket bukur nė paketim sesa nė flokėt tuaj, nė tė cilėt del ndryshe. Prandaj duhet pasur kujdes nė zgjedhjen e ngjyrės nė bazė tė prodhuesit dhe nė raport me tonin e fytyrės suaj. Dallojmė dy tipa kryesorė tė ngjyrave pėr flokėt: ngjyrat qė qėndrojnė gjatė dhe ato qė qėndrojnė njė kohė mė tė shkurtėr.
    Tė parat pėrzihen me hidrogjen i cili ēel ngjyrėn e flokut dhe depėrton mė thellė, si duke i dhėnė ngjyrė. Ndėrsa tė dytat i ngjyrosin flokėt vetėm sipėrfaqėsisht dhe janė ngjyra tė mira pėr ndryshimin e tėrėsishėm tė ngjyrės sė flokėve. Nėse dėshironi tė zgjidhni ngjyrėn e flokėve ėshtė shumė me rėndėsi qė ta pėrshtatni tonin e fytyrės tuaj me ngjyrėn e flokėve. Femrat tė cilat kanė njė ton mė tė ēelėt tė fytyrės nuk duken mirė me flokė shumė tė errėt. Nėse ngjyra natyrale e flokut tuaj ėshtė kafe ėshtė shumė e vėshtirė qė tė bėheni bionde. Kėtė gjė mund ta arrini vetėm pas njė kohe tė gjatė tė ngjyrosjes duke pėrdorur tė njėjtėn ngjyrė dhe tė njėjtėn nuancė.
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga EMAUS; 19-12-2010 mė 03:30 PM.

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Si nuk kam perdorur kurr ngjyra te ndezura per thonjte une?...

    me pelqejne shume ngjyrat "Nudeee"...ose thonjte French...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrshtatja e ngjyrave te task bar me ngjyrat e fotos ne background
    Nga alfa1993 nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2012, 07:21 PM
  2. Si te ndryshoj ngjyrat e vBulletin?
    Nga b00mbrun nė forum Webmaster Area
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-11-2011, 12:50 PM
  3. Ngjyrat mė tė popullarizuara pėr thonjtė
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 09:33 PM
  4. Ngjyrat
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-03-2011, 10:04 AM
  5. Ngjyrat & Endrrat
    Nga Lirenti nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 02:07 AM