Gjykatėsi ka marrė vendim nė favor tė Google nė rastin kur kompaninė e ka paditur personi fizik Erich Specht, i cili pohonte se Google kishte shkelur shenjėn e tij dalluese (trademark) me sistemin operativ mobil Android.


Kompania e Specht ka bankrotuar qysh nė vitin 2002, mirėpo nė gjykatė ai ka pohuar se edhe mė tej pėrdorė frazėn Android data si shenjė dalluese, duke kėrkuar nga Google t’i paguajė atij hiq mė pak se 94 milionė dollarė tė buta.

Kur Google e kishte paraqitur platformėn mobile Android, Specht shpejt e shpejt e kishte hapur njė faqe interneti ku pėrmendte kompaninė e tij tė bankrotuar dhe shenjat dalluese pėrkatėse, pėr tė dėshmuar se ende pėrdorė shenjėn dalluese Android. Mirėpo, kėtė nuk e ‘hėngri’ gjykatėsi, e nga Google thonė se mirėpresin vendimin e gjyqit, sepse, sipas tyre, padia qysh prej fillimit ka qenė e pakuptimtė. /Telegrafi/