Receta Gatimi

Nis gara e Big Brother Albania 4


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 8 prej 8
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Nis gara e Big Brother Albania 4



    Dritat e shtėpisė mė tė famshme nė Shqipėri janė ndezur. Edicioni i katėrt i “Big Brother Albania” ka filluar. Pėrmes njė spektakli madhėshtor, mbushur me atmosferė festash, publiku ėshtė njohur me konkurrentėt qė janė pjesė e aventurės sė madhe.

    Ata janė: Torosi, Hėnes, Mirjeta, Alma, Klodiana, Olgeri, Vladimiri, Ergysi, Alkena, Fatjona, Emilio, Imelda, Orgeni, Neda dhe Marieli.

    Prej disa orėsh, tė 15 konkurrentėt qė vijnė nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, por edhe nga Kosova, kanė shkėputur ēdo lidhje me botėn jashtė.

    Pėr tė katėrtin vit, Arbana Osmani prezanton kėtė ‘reality show’, i ndjekur nga tė gjithė shqiptarėt.

    Ajo ka qenė e para qė ėshtė ndalur nė portėn e shtėpisė sė madhe, ka zbuluar transformimin total tė shtėpisė, hapėsirat e reja dhe kushtet moderne nė tė cilat do tė bashkėjetojnė konkurrentėt e edicionit tė katėrt.

    Secili prej tyre ka karakter tė veēantė, i dallojnė pasionet dhe profesionet, por i bashkon tė gjithė dėshira e madhe pėr tė fituar.

    Ēmimi i madh prej 100 milionė lekėsh do tė ndryshojė jetėn e njėrit prej tyre. Gara ka filluar. Por ashtu siē kishte premtuar, “Vėllai i Madh” i ka nisur surprizat qė natėn e spektaklit.

    Emocionet janė pėr publikun dhe pėr banorėt. Pesėmbėdhjetė konkurrentėt janė vėnė nė provė qė nė natėn e parė. Ata kanė hyrė tashmė nė shtėpi, por duhet tė jenė tė fortė tė qėndrojnė brenda saj.

    Shtatė konkurrentė do tė shkojnė menjėherė nė televotim gjatė spektaklit ‘live’ tė datės 1 janar dhe secili prej tyre rrezikon eliminimin. Por surprizat vetėm sa kanė filluar.

    Pėr tė gjithė ata qė duan tė ndjekin ēdo gjė qė ndodh brenda shtėpisė sė madhe gjatė 24 orėve, do tė mund ta bėjnė kėtė pėrmes dy kanaleve “Big Brother 1” dhe “Big Brother 2” nė “DigitAlb”, kushtuar posaēėrisht kėsaj aventure.

    Nė spektaklin e pėrjavshėm, nė studion e re tė ndėrtuar posaēėrisht pėr kėtė edicion, do tė jetė edhe kolltuku i opinionistit. I mbajtur deri mė tani surprizė, ai ėshtė Blendi Salaj, personazh i njohur i gazetarisė dhe njėkohėsisht pedagog i shkencave tė komunikimit.

    Ēdo tė shtunė sė bashku me Arbanėn ai do tė komentojė mbi secilin prej banorėve, mbi miqėsitė apo grindjet e tyre, apo edhe nga lidhjet e dashurisė qė mund tė lindin brenda shtėpisė sė famshme.

    Konkurrenti i parė

    I pari konkurrent qė ka hyrė nė shtėpinė e “Big Brother” ka qenė Toros. Ai vjen nga Durrėsi, ėshtė 37 vjeē dhe prej 20 vitesh jeton nė Venecia tė Italisė.

    Nė atmosferėn e zhurmshme jashtė portave tė shtėpisė ku Eno Popi priti banorėt, Toros ishte i pari qė nisi garėn.

    Reagimet e tij ishin shumė entuziaste pėr ambientet qė ka parė. Fjalėt e para tė thėna prej tij ishin ato tė plotėsimit tė njė ėndrre. Udhėtimet dhe debatet e politikės nė forume janė pasionet e tij, ndėrkohė qė gjatė kėtyre viteve nė Itali ka provuar tė bėjė disa lloje profesionesh.

    “Vij shpesh nė Shqipėri, sepse kėtu kam njė pjesė tė jetės sime”, ka thėnė Toros, ndėrkohė qė duket se i ka tė qarta idetė se ēfarė do tė bėjė brenda shtėpisė sė “Big Brother”. “Do tė jem pjesė e shtėpisė me strategjitė, komplotet dhe intrigat e mia”, ka thėnė ai.

    Vajzat nė pishinė

    I dyti konkurrent qė ka hyrė nė shtėpi ėshtė Hėnes, djaloshi nga Vlora, i cili prej shtatė vitesh jeton nė Itali. “Vėllai i Madh” ka vendosur t’u bėjė njė surprizė qė nė minutat e para tė qėndrimit nė shtėpi. Pranė pishinės ata shohin tri vajza me rroba banjo me maska.

    Djemtė vihen nė lojė. Arbana i bėn tė besojnė se njė prej vajzave ėshtė kėngėtare e muzikės popullore dhe ata duhet tė gjejnė se kush ėshtė. E gjitha ishte njė lojė pėr Toros dhe Hėnes, sepse nė fakt vajzat janė banoret e shtėpisė, Mirjeta, Alma dhe Klodiana. Pėr kėtė djemtė marrin ndėshkim, Torosin e hedhin nė pishinė.

    Nė provė tri konkurrentė

    Pasi janė prezantuar konkurrentėt e tjerė, Olgeri nga Tirana dhe Vladimiri, tė dy artistė, mė pas Ergysi nga Shkodra dhe Alkena nga Kosova, tri konkurrentėt e radhės vihen nė sprovė para se tė hyjnė nė shtėpi. Ata janė Fatjona, Emilio dhe Imelda. Dera qė i ēon nė shtėpi ėshtė e mbyllur. Ata duhet tė marrin ēelėsat e ta hapin. Asnjė nuk rrezikon tė mbesė jashtė, por konkurrenti qė nuk hap dot derėn, do tė varė ēelėsin e madh nė qafė dhe merr kėshtu dėnimin e parė. Ai shkon nė televotim javėn e ardhshme.

    Sprovė dashurie pėr Hėnesin

    Surprizat nuk kanė tė mbaruar. Hėnesi vihet pėrballė njė zgjedhje tė vėshtirė. Nė shtėpinė e “Big Brother” hyn e dashura e tij, Erila. Arbana njofton se ajo nuk ka ardhur thjesht ta takojė, por tė fitojė njė vend nė shtėpinė e madhe. Por nga tė dy vetėm njė mund tė rrijė brenda. U takon atyre tė zgjedhin. Nė fakt ishte vetėm njė lojė e “Vėllait tė Madh”, sepse Erila nuk ėshtė banore e shtėpisė.

    Nėnė e bir nė shtėpi

    Sapo kanė kaluar pragun, banorėt provojnė shumė emocione. Brenda shtėpisė hyn Majlinda, e prezantuar si banore e re shtėpisė. Ajo ėshtė njė zonjė nė moshė, por banorėt e besojnė. Nė fakt, Majlinda ėshtė e ėma e konkurrentit qė hyn mė pas nė shtėpi. Nė fakt ai ishte gjatė gjithė spektaklit afėr derės sė shtėpisė, por i maskuar nė rolin e badigardit. Ėshtė Mireli banori i fundit qė ka hyrė nė shtėpi.

    Dhurata pėr tė gjithė

    “Vėllai i Madh” nuk ka harruar gjatė gjithė spektaklit se jemi nė prag festash. Pėr secilin ishte rezervuar nga njė dhuratė, hapja e sė cilės ka sjellė tė tjera surpriza.



  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Prap me keto budallakin!cfar gjen te mir nga big brother ama

  3. #3
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Eshte nje Show,ka disa qe e pelqej dhe disa jo,dhe mua personalisht nuk me terheq dhe aq shume.

  4. #4
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Ama o kliton se nuk ke ca te mesosh nga i show !nuk mund ta shikosh me familj ca bejn aty turp ,eshte edhe ne kosove dhe beso turprohem kur e kam pare pak minuta cfar sjellje bejn !!aty eshte edhe nje nga shqiperija nje goc,ajo kish fillu konfliktet me nje kosovare dhe e din si tha kosovarja kur deshe ta eliminoj ket nga shqiprija ;dua ta eliminoj se kjo nuk ka asgje me kosoven nuk eshte jona !! njerz te rruges gjen aty beso turp ta shikosh cfar sjelljen bejn si tregojn per jeten e vete....

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30
    Jam plotesihst i nje mendimi me ty...

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Do te ishte bukur sikur ata aty brenda te ishin pak me shume real, por jan te gjithe si nje maske me dy fytyra! te pakten ky eshte mendimi im. Jan teper te tensionuar se si po prezantohen dhe jo per te bere shaka apo argetuar. Mendjen per sherr dhe pse eshte cik shpejt qe diten e pare.

  7. #7
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Dhe shum nuk me terheq ky BB4

  8. #8
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    big brother sa po vjen dhe me kot po behet .......

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Big Brother Albania 5
    Nga labja nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 30-05-2012, 02:20 AM
  2. Gjithēka rreth Big Brother Albania 4!
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 190
    Postimi i Fundit: 03-04-2011, 11:12 AM
  3. Fituesi i Big Brother Albania! eshte....
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-05-2010, 12:45 AM
  4. Big Brother Albania 2 - Live
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 04:57 PM
  5. Big Brother Albania
    Nga Lirenti nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2008, 06:10 PM