Receta Bakllava Ketuhttp://bit.ly/receta-bakllava
Jemi nė fundin e vitit dhe ėmbėlsirat janė kryefjala e ēdo tryeze:
Bakllavaja sė bashku me gjelin e detit simbolizojnė fillimin e njė viti tė mbarė dhe tė suksesshėm pėr ēdo familje nė Shqipėri.
Shumė prej nesh e dinė se ky gatim me origjinė orientale ėshtė popullarizuar nė Shqipėri gjatė viteve tė pushtimit otoman. Kur flasin pėr mėnyrėn e gatimit tė saj, shumė amvisa shqiptare janė tė bindura se kjo ėshtė njė mėnyrė e trashėguar prej qindra vjetėsh.
”Unė jam njė amvisė qė prej shumė kohėsh vazhdoj tė gatuaj njė prej ėmbėlsirave mė tė pėlqyera dhe mė tė kėrkuara nė Shqipėri, bakllavanė. Ne zemė brumin qė pėr 1kg miell i hedhim 7 kokrra vezė. Brumin e ndajmė nė topa tė vegjėl dhe i hapim fletė mė fletė. Duhen 4 orė pėr ta pėrgatitur”, shrehet njė amvisė.
Por, a ėshtė bakllavaja 100% pjesė e kuzhinės tradicionale shqiptare? Historia e bakllavasė nuk ėshtė e dokumentuar, por ajo pėrmendet kryesisht gjatė periudhės osmane. Nė ditėt e sotme nė Shqipėri shohim tė frekuentohen shumė pastiēeritė dhe restorantet turke. Nė tė vėrtetė mes bakllavasė turke dhe asaj shqiptare ka ndryshime nė formė, pėrgatitje dhe pėrmbajtje.
”Disa nga ndryshimet kryesore tė bakllavasė turke dhe asaj shqiptare janė fletėt shumė tė holla, 4 kokrra vezė pėr njė kg miell, dhe mbledhja bashkė e petėve tė pėrgatitura. Bakllavaja e vėrtetė turke ėshtė me stika, por pėr shkak tė kostos sė lartė dhe kėrkesės sė ulėt ne pėrgatisim shumė pak tė tilla”, sqaron njė kuzhinier.
Shqiptarėt kanė revolucionarizuar nė vite aq shumė gatimin e bakllavasė, saqė bakllavaja e tyre tashmė ngjan si njė produkt autentik vendas. Turqit nga ana e tyre, vazhdojnė t’i qėndrojnė rigorozė traditės sė tyre kombėtare.
Njė ėmbėlsirė tjetėr e preferueshme me rastin e Vitit tė Ri ėshtė edhe kadaifi. Edhe ai, i emigruar nė Shqipėri nga Turqia.
Ja si shprehet njė amvisė: “Kadaifi ėshtė njė tjetėr ėmbėlsirė qė kėrkohet me rastin e festave dhe qė gjithsej mund tė kėrkojė 1 orė e 30 min punė”.
Pushtimi Osman pėr njė periudhė tė gjatė kohore ndikoi jo vetėm nė mėnyrėn e tė jetuarit dhe huazimin e fjalėve turke, por edhe kuzhinės shqiptare i dha njė theks tė rėndėsishėm qė vazhdon tė mbetėt ekzistent edhe nė ditėt sotme.
Kafja turke ėshtė njė term qė ende vazhdojmė ta dėgjojmė shpesh nė familjet tona. Po ashtu edhe rakia, qė fillimisht prodhohej nga rrushi pulpė molle i marrė gjatė fermentimit tė verės. Por ndėrsa shqiptarėt e zhvilluan mė tej deri nė perfeksion artin e kafes dhe forcimin e rakisė, turqit vijuan ta hollojnė kėtė tė fundit me ujė tė ftohtė duke prodhuar uzon. Tė tjera pjata me prejardhje turke, por qė jo rrallėherė i shohim nė tryezat e familjeve shqiptare janė byrekėt, imam bajalldi apo edhe pilafi.
Megjithatė, t’i quash sot ato gatime turke, do tė shkaktonte njė habi tė pafundme edhe tek vetė turqit qė tashmė mund tė njohin tek to, vetėm emrat.