Hakerat po zbulojnė dobėsitė e Microsoft Word nė mėnyrė qė tė futin malware tek PC me sistem operativ Windows, tha Microsoft gjatė kėsaj tė marte.


Gabimi nė Microsoft Word 2002, 2003, 2007 dhe 2010 u rregullua nė 9 Nėntor si njė pėrditėsimi mujor i sigurisė. Word 2008 dhe 2011 pėr Mac janė tė rregulluar gjithashtu, por Microsoft nuk ka nxjerr akoma njė zgjidhje pėr tė njejtin problem nė Word 2004. Sulmet prekin vetem versionet Windows tė programit kėshtu qė pėrdoruesit e Mac mund te rrinė tė qetė tani pėr tani.

Bazuar tek ēfare thotė Microsoft Malware Protection Center (MMPC), grupi qė heton kodet e sulmeve dhe lėshon pėrditėsimet pėr softueret e antiviruset, gabimet e para qe mund tė pėrdoren pėr keq u zbuluan javėn e kaluar.
Sulmuesit pėrdorin skedarin Rich Text Format pėr tė gjeneruar njė mbingarkesė nė Word nė sistemin operativ Windows, thotė kėrkuesi Rodel Finones i MMPC. Nė mėnyrė tė tillė ata hapin njė mundėsi qė kodi i sulmit tė shkarkojė dhe ekzekutojė njė kalė Trojan tek kompjuteri nė fjalė.

Finones u shpreh se kodi “shrytėzon nė mėnyrė tė besueshme kėtė dobėsi tė Word”. Muajin e kaluar Microsoft renditi dobėsinė ndaj RFT si kritike pėr Word 2007 dhe 2010 por si tė rėndėsishme nė versionet e tjera tė prekura.
Nė tė njėjtėn kohė kėrkuesit besonin se pėrdoruesit e Office tė 2007 dhe 2010 ishin mė tė rrezikuar pasi ata I pėrdorin mė shumė dokumentet RFT.

“Sapo njė mesazh i ndryshuar prek Outlook preview pane, kodi ekszekutohet. Kjo duhet rregulluar menjėherė” u shpreh Jason Miller, menaxheri pėr tė dhėnat dhe sigurinė i Shavlik Technologies, nė ditėn kur Microsoft lėshoi arnimin.

Finones u lutet pėrdoruesve qė nuk kanė instaluar akoma arnimin e Nentorit ta bėjnė sa mė shpejtė tė jetė e mundur.