Sigurisht qė telefonat celularė kanė pėrparuar shumė qė prej krijumit tė tyre deri sot. Nė fillim u zvogėluan ndieshėm nė pėrmasė, pastaj iu shtuan ngjyrat, pastaj u bėnė me prekje, pastaj iu rrit fuqia (aq sa tanimė krahasohen me netbook e laptop) dhe mesa duket hapi i radhės pėr celularėt ėshtė hologrami.

“Ne po shohim teknologjine 3D tė migrojė drejt celularėve, e cila tė lejon tė transmetosh informacion jashtė nga pajisja e celularit dhe tė krijosh njė hologram 3D tė projektuar nė njė sipėrfaqe me pėrmasa reale” tha Paul Bloom, CTO i IBM pėr kėrkimet e telekomunikacionit nė njė intervistė.

IBM i ėshtė futur punės tashmė pėr tė krijuar konceptin e njė celulari me hologram nė laboratorėt e tyre dhe Bloom parashikoi qė prototipi mund tė jetė gati brenda pesė viteve. Kamerat qė pėrdoren pėr hologramin duhet akoma tė zvogėlohen mė shumė dhe softueri duhet tė shkruhet nė mėnyrė tė tillė qė tė marrė inpute nga keto kamera.

Celulari me hologram ėshtė njė teknologi e renditur nė vendin e pestė nė listėn vjetore “IBM Next Five in Five”, qė tregon pesė inovacionet qė kompania parashikon se do tė ndryshojnė jetėn e njerėzve nė pesė vitet nė vazhdim.
Inovacionet e tjera janė bateritė me litium qė pėrdorin ajrin pėr ti dhėnė energji pajisjes ku janė vendosur; kompjutera qė ndihmojnė ndarjen e burimeve tė energjisė nė tė gjithė qytetin; GPS tė personalizuar qė marin inpute nga pajisje te tjera dhe celularė qė pėrdorin sensor pėr tė treguar ngjarje sizmike apo fenomene tė tjerė tė lidhur me Tokėn.

Bloom u shpreh se IBM ėshtė nė fazat fillestare tė projekteve dhe se ata kanė njė rekord tė mjaft tė mirė pėr pėrmbushjen e tyre. Shumica e inovacioneve nė listėn e IBM janė tė pėrqėndruara nė celularė apo pajisje tė tjera lėvizėse. Duke parė se sa shumė teknologjia 3D ėshtė mirpritur nga fushat e videolojrave , filmave etj. Bloom pret qė njerėzit tė duan hologram nė celularėt e tyre, prandaj dhe kėrkesa pėr kėtė teknologji do tė jetė e madhe.