Facebook tani ėshtė shndėrruar nė faqen numėr njė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr vitin 2010. Tė paktėn kėshtu thuhet sipas raportit tė nxjerrė sė fundmi nga Experian Hitwise.

Me tri variacione tjera, Facebook pėrsėri ėshtė nė mesin e 10 termave mė tė kėrkuar, duke u radhitur i dyti me “facebook login”, i gjashti me “facebook.com” dhe i nėnti me www.facebook.com.

Nė anėn tjetėr, “facebook” ėshtė fjala mė e kėrkuar nė internet, pėr dy vjet me radhė, ndėrsa “facebook” merr rreth 2.11 pėr qind tė tė gjitha kėrkimeve nė motorė tė ndryshėm tė kėrkimit online.

Trafiku vjetor i rrjetit mė tė madh social nė botė ėshtė rritur pėr 55 pėr qind nė tregun amerikan, vetėm gjat vitit tė kaluar, ndėrsa nuk ka asnjė shenjė qė tregon se popullariteti i kėsaj faqeje ėshtė nė rėnie.

Disa nga faqe tjera qė kanė arritur majat e kėrkimeve nė internet, pėrfshijnė edhe faqet si , Craigslist,MySpace, eBay, Yahoo dhe Mapquest.