Pas natės sė ēmendur tė Vitit tė Ri duket se tė gjithė janė nxituar qė albumet e tyre nė Facebook t’i dekorojnė me fotografi nga pritja e vitit 2011. Falė kėsaj rrjeti pėr shoqėrim Facebook ka arritur edhe njė rekord tė radhės. Nė fakt, pėrdoruesit gjatė fundjavės sė Vitit tė Ri kanė ngarkuar 750 milionė fotografi nė tė!

Drejtoresha e marketingut Randi Zuckerberg (motra e themeluesit tė Facebookut Mark Zuckerberg) ka njoftuar se Facebook ka arritur edhe njė rekord.

“Njerėzit kanė festuar Vitin e Ri duke vendosur numėr rekord tė fotografive nė Facebook - 750 milionė”, ka shkruar Zuckerberg dhe anė nė profilin e saj nė Twitter.


Sa pėr rikujtim, Faceboook nė korrik ka njoftuar se pėrdoruesit e tij nė kėtė rrjet ēdo ditė publikojnė afro 100 milionė fotografi.

Deri mė tani nė Facebook mė sė shumti fotografi janė ngarkuar pas Natės sė Shtrigave.

Ndryshe, Flickr nė shtator ka njoftuar se nė kėtė shėrbim janė ngarkuar pesė miliardė fotografi. Nėse pėrdoruesit e Facebook, qė janė 500 milionė, vazhdojnė tė publikojnė fotografi sikur gjatė festave tė Vitit tė Ri edhe Facebook pėr mė shumti dy muaj do tė mund tė arrinte kėtė shifėr, raportojnė mediet amerikane.