Problemet me frymėmarrjen, meshkujt vuajnė mė shumė se femrat



Me kalimin e viteve, rastet nga tumoret malinje nė rritje, shfaqen nė moshė tė madhe




Mė shumė se femrat janė meshkujt qė vuajnė nga problemet respiratore, nga sėmundjet e mushkėrive dhe nga shqetėsimet respiratore. Mbrapa nuk mbeten edhe fermat, nė mėnyrė tė veēantė ato qė konsumojnė duhanin. Njė studim i spitalit universitar tė sėmundjeve tė mushkėrive "Shefqet Ndroqi" me qėllim krijimin e tė dhėnave mbi pacientėt qė vuajnė nga sėmundjet e aparatit respirator kohėt e fundit.

Studimi ėshtė kryer duke analizuar tė dhėnat e tė sėmurėve qė kanė marrė ndihmė shėndetėsore nė spitalin "Shefqet Ndroqi": pėr njė periudhė dyvjeēare. Njė nga pėrfundimet kryesore tė studimit ėshtė se numri i femrave tė prekura nga tumori malinj pulmonar ėshtė nė rritje, por numri i meshkujve tė prekur nga kėto tumore ėshtė 4 herė mė i lartė krahasuar me femrat.

Studimi

Janė studiuar 7223 tė sėmurė nga tė cilėt 4648 meshkuj dhe 2575 femra. Pacientėt janė ndarė nė bazė tė seksit, moshės dhe tipit tė pneumonisė. Meshkujt kanė rezultuar mė tė shumtė se femrat nė tė gjitha grupmoshat, por diferenca midis tyre ėshtė mė e dukshme nė rritje tė moshės.

Duke marrė nė konsideratė tė gjitha rastet, vihet re njė shtim progresiv i shtrimeve me rritjen e moshės. Njė pjesė e madhe e tė shtruarve, 25 pėr qind pėrfaqėsohet nga mosha 55-64 vjeē, si dhe njė pjesė tjetėr mbi moshėn 65. "Duke analizuar pneumopatitė e veēanta vihet re incidenca e madhe e tumoreve malinje pulmonare midis burrave kundrejt grave 4 herė mė shumė nė vlera absolute", sqaron studimi.

Duke raportuar nė pėrqindje pneumopatitė, sėmundjet respiratore, nė tė dy sekset vihet re incidenca mė e madhe e tumoreve malinje pulmonare te meshkujt. Sipas statistikave tė studimit, rastet e tumoreve pėrfaqėsojnė 7 pėr qind dhe 20 pėr qind tė atyre mashkullore.

"Ky ėshtė njė fakt i njohur, por dihet qė edhe nė seksin femėr kanceri bronkial tenton tė shtohet", sqaron studimi. Nga viti 1998 deri nė 2005 tumoret malinje pulmonare nė seksin femėr janė dyfishuar. Nuk vihet re i njėjti fenomen pėr sėmundjet kronike tė mushkėrive, zė 29 pėr qind tė shtrimeve te meshkujt dhe 27 pėr qind te femrat.

Tė dyja kėto patologji janė tė lidhura me duhanin. Duke ndarė patologjitė pulmonare nė grupmosha shihet qė pjesa mė e madhe e problemeve vihet re nė pacientė tė moshave tė rritura. Bėjnė pėrjashtim kėtu, tuberkulozi dhe astma bronkiale.

Pėrfundime

Sipas studimit tė spitalit universitar tė mushkėrive, pavarėsisht studimeve qė kryhen nė kėtė spital, ka mungesė tė theksuar tė tė dhėnave pėr disa sėmundje, siē ėshtė insuficienca respiratore, ka mungesa pėr tė sėmurėt me fibrozė cistike, jetėgjatėsia e tė cilėve ėshtė shtuar shumė vitet e fundit.

Numri i lartė i shtrimeve me sėmundje kronike respiratore kėrkon nevojėn e krijimit tė rrjeteve tė pėrshtatshme tė asistencės nė shtėpi qė do tė lejonte tė reduktohej nė mėnyrė tė ndjeshme numrin e shtrimeve dhe ditėqėndrimit nė spital.