Njė gjyshe 102-vjecare, ėshtė nxėnėsi i parė nė botė mė i vjetėr nė moshė, pasi ajo i ėshtė rikthyer shkollės nė Kinė. Ma Xiuxian, ka filluar tė punojė qė nė moshėn 13 vjecare nė njė fabrikė pambuku, por gjithnjė ka dashur tė kishte mundėsinė e arsimimit tė duhur, dhe i ėshtė rikthyer shkollės nė kėtė moshė pėr tė pėrmbushur ambicien e saj.
"Ndihem e lumtur, qė mė nė fund mund tė realizojė ėndrrėn time pėr tė hskuar nė shkollė", thotė Ma. Ajo ka mbėshtetjen e djalit tė saj mė tė ri, Yi Fengxin, 58 vjec, dhe ai e shoqėroi kur ajo shkoi ditėn e parė nė shkollėn fillore tė Veishan Road Elementary School. Pas mėsimit tė parė, asaj iu kėrkua tė thoshte disa fjalė, dhe Ma u pėrgjigj: "Faleminderit mėsuese! Faleminderit shokėve tė klasės sime! Unė do tė studioj suhmė pėr tė dhėnė kontributin tim pėr vendin".
Ajo pėrdor aparat dėgjimi, pėr tė qenė e sigurtė se ajo mund tė dėgjojė mėsuesen dhe pėrdor lente zmadhuese pėr tė lexuar tekstet e librave. Ma ėshtė martuar qė 18 vjece, kur dhe u bė shtėpiake, ka rritur nėntė fėmijė, shtatė prej tė cilėve janė me shkollė tė lartė. Djali i saj, Yi, thotė se e ėma ka shitur edhe bizhuteritė e saj pėr tė dėrguar fėmijėt nė shkollė, dhe ėndrra e saj e madhe ka qenė qė njė ditė tė shkonte vetė nė shkollė