Ekstravaganca e Microsoftit nė dizajnin e pajisjeve hyrėse vazhdon me Touch Mouse. Pėr dallim prej Arc Mouse, sipėrfaqja e sipėrme e tė cilit ėshtė e mbuluar me shiritin e ndjeshėm nė prekje, ky mi ka matrisė tė elektrodave tė ndjeshme pėr navigim mė tė lehtė. Natyrisht, pėrkrahen gjestikulime tė ndryshme, si flick, pinch-to-zoom dhe pano, qė nė sipėrfaqen e vogėl tė miut mund tė jetė ushtrim i mirė pėr zgjatje tė gishtėrinjve, kurse ata qė janė mė tradicionalė do tė vlerėsojnė faktin qė ky mi ėshtė i pajisur me senzorin BlueTrack, kėshtu qė si mi klasik mund tė pėrdoret nė ēfarėdo sipėrfaqeje. Pėr komunikim shfrytėzohet radio 2,4 GHz, ndėrsa pritet tė kushtojė 80 dollarė.