DIOGJENI (Διογένης ὁ Σινωπεύς Diogenes ho Sinopeus) Sinopas, filozof grek (nga rreth 400 deri 323 p.e.r.). Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė tė ashtuquajturės shkollės kinike. Kėrkoi kthimin nė gjendjen natyrore dhe hodhi poshtė ēdo kulturė dhe mohoi ēfarėdo nevoje. Jetoi si endacak, fjeti nė vozgė dhe refuzoi tė gjitha normat kulturore dhe shoqėrore si savurrė qė na pengojnė tė bėhemi indiferentė ndaj pasurisė, famės, nderit, familjes, politikės, religjionit dhe ēdo gjėje tjetėr tė panatyrshme. Mėsimin kinik mbi reduktimin e nevojave nė minimum e zbatoi nė jetė nė mėnyrė konsekuente pėr ēka flasin mbi tė edhe shumė anekdota, shpesh edhe tė pavėrtetuara. (Kur Aleksandri i Madh i premtoi se do t'ia plotėsojė ēdo dėshirė dhe e pyeti ē'dėshironte, ai iu pėrgjegj qė t'i largohet nga dielli, sepse po e pengon me rastin e rrezitjes).

Fragmentet e veprave tė tij janė burime tė rėndėsishme pėr studimin e filozofisė kinike. Pėrveē
me filozofi dhe retorikė u mor edhe me politikė si dhe me ēėshtje estetike. Sipas Diogjenit skulptori dhe piktori pėr nga koha mund tė paraqesin vetėm njė moment tė sendit dhe nė kėtė ēast tė vetmin mund tė sintetizojnė dhe tė shprehin tėrė esencėn e tij. Pėrkundra kėsaj, poeti mund tė paraqesė tėrė zhvillimin, tė ndodhurit, lėvizjen, ndryshimin edhe tė ndijimit edhe tė aktit natyror. Mbi kėtė ndryshim mė vonė diskutuan shumė Du Bos, Shaftsbėri dhe sidomos Lesingu.

Kapėrcyell ndėr shekuj:

Kėrkoj NJERIUN
Filozofi i madh grek Diogjeni, kurdoherė kur e lexojmė pjesė- pjesė, apo shfletojmė fletėt e librit tė tij me ngadalė, vėrejmė se filozofia e tij njerėzore ėshtė ndėr mė aktualet, ndėr mė tė bukurat, ndėr mė njerėzoret, ndėr mė tė diskutuarat, ndėr mė madhėshtoret, njė ndėr filozofitė me mesazh kaq tė paqtė, sikur ky njeri gjeni tė jetonte sot nė kohėt moderrne, dhe jo disa mijėravjeēarė mė parė, kur bota nuk e njihte kompjuterin, televizorin, internetin. Si e kanė pėrcjellė Diogjenin dhe filozofinė e tij nė kohėt moderrne, historianėt, studiuesit, kritikėt, akademikėt e filozofisė?! Me shprehjen kaq njerėzore dhe mbi njerėzore, kaq tė thjeshtė, por po kaq tė ndėrlikuar, kaq tė shkurtėr, por me mendim tė pakonceptueshėm, dy fjalė, baraz me vepra tė tėra, me dy fjlaė tė urta por shumė poetike, qė kanė brenda gjithēka qė na duhet. Pra shprehja e tij brilante ėshtė dhe sot magjia
njerėzore e fjalės; Kėrkoj NJERIUN! Me mjekrrėn e bardhė si dėbora, me veshjen e thjeshtė, me gjuhėn e bukur tė popullit, me zėrin e ėmbėl si kėngėtarė, me kokėn lartė dhe gjithmonė qėmtues Diogjeni nė mes tė ditės me diell, plot dritė, ku gjithēka duket saktė, me njė fener nė dorė gjezdiste nėpėr rrugėt e Greqisė tė kėrkontė NJERIUN. Lind pyetja, kė njeri? E pra, atė, NJERIUN e urtė dhe punėtor, atė qė punon shumė dhe flet pak (vepra flet mė shumė se fjala), atė qė bėn veprėn dhe rri nė fund tė turmės, atė qė nuk rreh gjoksin edhe kur ka bėrė shumė, atė qė nuk dinė tė ofendojė dhe vrasė, atė qė kėrkon tė vėrtetėn nė botėn e trazuar nga luftrat dhe etja pėr para…Diogjeni me fenerin e tij kėrkonte njeriun e ndershėm. Mos vallė feneri i tij kishte mė shumė ndriēim se vetė ndrēicimi diellor nė mesin e ditės tė Greqisė plot dritė?! A e gjeti Diogjeni “KĖRKOJ NJERIUN”, njeriun e ndershėm…?!

Qeverisja e njė shteti dhe analogjia me fenerin e Diogjenit
Lugji i XIV-tė
Historitė e qeverisjeve ndėr shekuj janė nga mė tė pabesueshmet, nga mė tė padėgjuarat, nga mė tė shumdiskutuarat. Qeverisja e njė shteti, kurrė nuk i ka ngjarė qeverisjes sė njė shteti tjetėr fqinjė, tė njė shteti nė rajon, kontinent apo ndėrkontinental.
Por…Historia e Francės, pėrmban ēudirat e veta dhe kėto, mė shumė se me ēdo gjė tjetėr lidhen me konceptet mbi shtetin. Kur nė Francė mori frenat e shtetit, qysh nė moshėn mė tė re, Luigji i 14-tė, njeriu qė u quajt “Monarku i Madh”, pas pak kohe, dolėn nė dritė dhe ambiciet e tij jo vetėm pėr pushtet tė pakufizuar, por edhe pėr shtimin marramendės tė pasurisė.. Shpenzimet e kryera pėr vete (dinastinė e rritur pa kufi) dhe pėr miqtė, simpatizantėt e mbretėrorėt si dhe pėr ēdo tjetėr qė rrinte pranė tij (lajkatarėt, servilėt, dallkaukėt, sahanlėpirėsitetj.) arritėn nivelet mė tė larata dhe kazma po i vihej ekonomisė sė vendit dhe nivelit tė jetesės sė popullit, i cili kishte arritur varfėrinė e tejskajshme. Mbreti thoshte: “Sa tė jem nė pushtet do tė bėj si tė dua, do tė shpenzoj pa kufi, nga tė ardhurat prej popullit se fondet i disponoj vetėm unė, “Mbreti Diell”. Ministrat e tij,
tė pangopur, me nė krye kryetarin e tyre, u pasuruan e mbushėn vendin me vila e ēifliqe pėr llogari tė tyre. Nė krye qėndronte "sovrani mendjemadh e arrogant qė bėnte si i donte qejfi ". Njė ditė tė bukur gushti, sovrani absolut (si shumė sovranė qė mund tė mos jenė mbretėr), thirri ministrant, me nė krye atė qė i drejtonte, Mazarinin, dhe u tha: "Zotėrinj tani e tutje do tė bėni siē them unė, sepse unė do tė jem kryeministri im. Tė gjithė do tė rrini sus, sa pa urdhėrin e mendimin tim nuk do tė lėvizė qimja, se pastaj… e dini vetė". Mė tutje vazhdoi: "Aristidhi i Greqisė sė lashtė, u kritikua nė Ogora" (mbledhjen e popullit) se po ndryshonte rrugėn nė pushtetin e tij, duke u dhėnė privilegje njerėzve tė vet e duke i pėrkrahur tė pasuroheshin. Pasi i dėgjoi (si edhe unė juve), u tha tyre tė Ogorasė: "Mos e patsha atė fat, qė tė mos ndihmoja e pasuroja njerėzit e mi, miqtė,shokėt e ata qė mė bėjnė lajka". Ndėrsa nė Angli, mbretit i pritej koka, sepse po merrte nėpėr kėmbė ligjet e vendit, "Mbreti Diell" , i Francės, deklaronte botėrisht se…"Tani e tutje asgjė nuk do tė bėhej pa lejen time sepse unė jam monark i pakufizuar ". Nuk linte qiri e kandile pa ndezur nėpėr tė gjitha kishat e Parisit, saqė administratorėt e kishave kishin gjetur belanė. Kryqin e bėnte nga lulja e ballit, gjer poshtė kėrthizės, duke pėrshpėritur: "Zot, ti nė qiell, unė nė tokė!". Pėr gjenialitetet e Luigjit tė 14-tė, kanė shkruar shumė biografė e historianė. Ndėr tė tjerėt njė thotė.: "kur e pa veten atje lart, nė majėn mė tė lartė tė pushtetit, njerėzit i shikonte si miza dhe nuk pyeste, gėnjente natė e ditė, premtonte e betohej pėr Zotin, duke i bekuar "mizat" nė emėr tė tij gjė qė e bėnte qesharak e jargėvartės". Dhe mė nė fund, tha marrėzinė mė tė madhe: "shteti jam unė!" E pyetėn pėr ligjet e Francės, se ēfarė janė ato e ku hyjnė dhe Luigji i 14-tė, serbes-serbes tha (nga maja e pallatit): "Ligjet bėhen sipas qejfit tė atij qė qeverisė. Ato nuk vijnė nga qielli, bėhen kėtu, sipas "dėshirės sė popullit", shkurt "Edhe ligji jam unė", se ligjet janė derivate tė mendjes sė njeriut e asgjė tjetėr, se ato ndėrtohen sipas kėrkesės sė atyre qė administrojnė shtetin dhe jo sipas ndonjė shkence ekzakte, prandaj heshtni e dėgjoni ato qė thotė sovrani juaj!".
Njeriu qė kėrkonte Diogjeni jam unė ...

JETĖSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E DIOGJENIT

* E pyetėn Diogjenin se cila ishte koha mė e mirė pėr tė ngrėnė.
- Nė qoftė se je i varfėr, ha kur tė mundesh, - u pėrgjigj ai, - kurse po tė jesh i pasur ha kur tė duash.
* Diogjeni pa njė tė ri qė u skuq nga turpi.
- Mos ki frikė djalė, - i tha, - kjo ėshtė ngjyra e virtytit.

* Diogjenin e qortuan sepse duke qenė i paditur ngatėrrohej me filozofi.
- Ngatėrrohem pikėrisht sepse dua tė mėsoj, - u pėrgjigj Diogjeni.
* Diogjenin e kapėn piratėt dhe si tė gjithė skllevėrit e tjerė e nxorėn nė treg pėr ta shitur.
- Ēfarė di tė bėsh? - e pyetėn.
Tė komandoj njerėzit, - u pėrgjigj filozofi. Pastaj iu drejtua atij qė i binte trumpetės, duke e urdhėruar se nė vend tė formulės sė zakonshme. "Kush do tė blejė njė skllav? - tė thoshte me zė tė lartė:
- Kush do tė blejė pronarin e tij?"
* Diogjeni admironte shumė njė harpist me duar tepėr tė shkathta, por e urrente shumė pėr karakterin e tij tė dobėt. Kur e pyetėn se pse ushqente gjithė atė admirim u pėrgjigj:
- Sepse, duke pasur nė duar gjithė atė shkathtėsi pėr tė vepruar, ėshtė bėrė harpist nė vend tė bėhej vjedhės.
* Dikush e pyeti Diogjenin nėse kishte shumė njerėz nė Lojėrat Olimpike. - Kishte shumė shikues dhe pak njerėz - u pėrgjigj filozofi.
* E pyetėn Diogjenin:
-Mė thoni si mund tė hakmerrem me armiqtė e mi?
-Duke u bėrė njeri mė i virtytshėm se ata, - u pėrgjigj filozofi.
* I thanė Diogjenit njė ditė:
- Lum Kalisteni qė jeton nė oborrin e Aleksandrit dhe merr pjesė nė bankete madhėshtore.
- Pėrkundrazi, - u pėrgjigj Diogjeni, - duhet vuajtur fati i Kalistenit, qė duhet tė hajė, vetėm kur ka dėshirė Aleksandri.
* E gjetėn njėherė Diogjenin me duar tė shtrira pėrpara njė statuje, sikur i kėrkonte lėmoshė. E pyetėn pėrse e bėnte atė veprim.
- I kėrkoj lėmoshė njė objekti qė nuk mund tė mė flasė, kėshtu do tė mėsohem tė mos fyhem kur tė mė refuzojnė ata qė flasin.
* E pyetėn Diogjenin se si duhej sjellė ndaj tė fuqishmėve.
- Duke qėndruar si ndaj zjarrit, - u pėrgjigj Diogjeni, - jo shumė larg dhe jo shumė afėr.