Receta Gatimi

Fabula dhe Perralla per Femije te vegjel


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Wink Fabula dhe Perralla per Femije te vegjel

    Kujt nuk i kanė pėlqyer pėrrallat kur ishte i vogėl?! Nė kėtė postim do tė gjeni disa pėrralla pėr fėmijė tė vegjėl. Mase nuk do jenė shumė 'moderne', por gjithmonė ngelen mė tė bukurat.



    Materialet ne vijim janė mbledhur nga burime te ndryshme! Nese kemi prekur ēdo te drejte, na kontaktoni ti heqim! Faleminderit pėr mirėkuptimin!!!


    Bariu dhe dhite

    Njė bari i ēoi dhitė e veta pėr tė kullotur. Atje vuri re se dhitė e tij
    ishin pėrzier me dhi tė egra, dhe kur erdhi mbrėmja i shtiu tė gjitha
    nė shpellėn e vet. Tė nesėrmen, bėri shumė ftohtė, dhe nuk mund t'i
    nxjerrė nė kullotė dhitė, prandaj i la nė shpellė. Dhive tė veta
    u gjeti nga pak ushqim, sa tė mos i marrė uria, kurse dhive tė egra u
    gjeti mjaft ushqim pėr t'i bėrė krejtėsisht pėr vehte. I ftohti mbaroi dhe
    ai i nxori tė tėra dhitė nė kullotė. Dhitė e egra morėn malin e ikėn.
    Kur ai filloi t'i qortojė se janė mosmirėnjohėse qė ikėn dhe e lanė,
    megjithse ai u kujdes shumė pėr to, ato u kthyen e i thanė:

    - Pikėrisht pėr kėtė ne frikėsohemi dhe ikėm prej teje. Gjersa ti
    neve, qė tė erdhėm dje, na ēmove e shikove mė tepėr se dhitė tua, ėshtė
    e qartė se edhe tė tjerat qė do tė afrohen mė vonė, to t'i ēmosh e
    shikosh mė tepėr se ne.


    Cironka e artė

    Na ishte njė herė njė plak i varfėr, por shumė i varfėr ama. Ai jetonte nė breg tė lumit bashkė me plakėn e tij grindavece. Jetonin tė dy nė skamje dhe nė mjerim tė plotė. Plaku zinte ndonjė cirua nė lumė dhe plaka e gatuante.

    Njė ditė dimri plaku ndenji te lumi me orė tė tėra, por nuk zuri gjė. Ishte ftohtė. Ai donte tė kthehej nė shtėpi, por kur kujtonte plakėn rrinte aty me shpresė se mund tė kapte diēka.
    Dhe mė nė fund fija e vjetėr e filldispanjės u lėkund dhe plaku nxitoi ta tėrhiqte. Kur ē'tė shihte? Njė cirua i vogėl, fare i vogėl vazhdonte tė pėrpėlitej nė majėn e grepit. Plaku e mori nė dorė. Cironka kishte ca vezullime tė arta. Plaku hapi torbėn e tij tė vjetėr dhe...
    -Tė lutem, mė hidh pėrsėri nė lumė!


    Plaku u habit.
    -Kush foli?- Tha.
    -Tė lutem, mė hidh nė lumė,- tha cironka- dhe unė do tė tė realizoj ēdo dėshirė qė tė kesh.
    Plaku i shkretė ishte shumė zemėrmirė. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij s'ngopeshin dot me njė cironkė aq tė vogėl dhe e hodhi nė lumė. Nė ēast, cironka doli nga uji dhe i tha:
    -Mė thuaj njė dėshirė!
    -Tė kisha njė torbė me cironj...
    Pa mbaruar plaku fjalėn, torba me cironj i erdhi pranė. Plaku i mori dhe u nis nė shtėpi. Nė fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kėnaq.

    Plaku se mbajti dot tė fshehtėn (Ah, kėta pleqte e mirė!) dhe ja tregoi gjithė
    historinė... Plaka lakmitare i tha:
    -Pse nuk i the qė cironjtė tė ishin tė tiganisur? Shko, thuaji!
    Plaku i shkretė shkoi nėpėr tė ftohtė, e thirri cironkėn dhe ja tha dėshirėn.
    Kur shkoi nė shtepi, plaka kishte pėrfunduar gjysmen e cironkave...

    Por kjo s'ishte asgjė...
    Sa herė qė plakes i kujtohej ndonjė gjė ajo dėrgonte plakun t'ia thoshte kėtė
    dėshirė cironkės. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte nė lumė dhe
    thėrriste cironkėn. Dhe cironka bėnte realitet dėshirėn e plakės. Kėshtu
    pleqtė u bėnė zengjinė. Ata kishin shtėpi tė mirė, kuaj, hyzmetqarė, ..., ēdo gjė,
    ēdo gjė.
    Aq sa plaka s'kishte mė ēfarė tė kėrkonte dhe njė ditė e urdhėroi plakun:
    - Shko merre cironkėn tėnde tė qelbur dhe sille kėtu!
    Plakut tė shkretė i therri nė zemėr dhe ēalė-ēalė u nis e shkoi nė anė tė lumit dhe i thirri cironkės.
    Ajo doli nė ēast mbi ujė. Cironka ishte e artė. Edhe zemrėn e kishte tė artė.
    -Mė thuaj njė dėshirė!- i tha ajo plakut si gjithmonė.
    -Plaka mė tha...- Plaku u gėlltit.- se ti duhet tė vish me mua tani.
    Pra...plaka do qė ti ta lesh lumin dhe tė vish me mua...
    Cironka e vogėl heshti. Heshti disa ēaste dhe pa folur fare u krrodh thellė nė
    ujrat e turbullta tė lumit pėr tė mos dalė mė kurrė.

    Plaku u kthye nė shtėpi..shtėpia s'ishte mė. Nė vend tė saj gjeti kasollen, plakėn e tij dhe tė njėjtėn varfėri. Ndoshta kishte kėrkuar shumė...

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Maēoku dhe minjtė

    Tregojnė se njė maēok
    ish i fortė sa s'kish shok,
    kur dilte tė gjatonte,
    asnjė mi nuk' i shpėtonte,

    minjt' e gjorė desh u shuan,
    ca tė pakėt qė shpėtuan,
    nė vrimė rrinė tė tėrė
    nga frika se mos i zėrė,


    maēi pėrgjon nat' e ditė,
    po s'dalin nga vrima mintė,
    rrinė ndėnė prak.
    Po pėr kėtė shkak,

    maēi, njė mėngjes,
    shtiret sikur vdes
    dhe nė njė litar
    nga kėmbėt u var,

    as tundet, as flet,
    mitė, me tė parė,
    pandejnė vėrtet
    se, maēokn' e kanė vrarė,

    Nė dhomė, guxojnė
    qasen mengadale,
    nga gazi kėndojnė
    dhe kėrcejnė valle,

    i vdekuri qeshi,
    (u ngjall si Lazari)
    dhe ra nga litari,
    zuri minj sa deshi,

    ata qė shpėtuan
    me vrap u larguan.
    "Tekdo qė tė vini,
    thosh maēi me vete,

    shpėtim nukė kini
    se di marifete,
    di tė them tė rreme,
    di tė bėj llagėme."-

    Maēi njė tė diel.
    U lye me miell.
    Minjtė kėtė dhunė,
    Nuk' e kupėtuan

    dhe ju afruan,
    njė nga njė u zunė.
    Njė mi plak me mėnd,
    i ditur, i vuar,

    s'u qas n'atė vėnd:
    "Tė kam kupėtuar,
    dhe miell nė ke
    s'tė bie nė duar,

    se tė di kush je
    sot s'mė gėnjen dot, s'mė qesh
    dhe thes me miell tė jesh,
    nuk qasem, mos ki shpresė."

    Tha miu dhe iku.
    Armikut, kush s'i vė besė,
    shpėton nga rreziku.

    Naim Frashėri


    Dhelpra dhe cjapi

    Na ishte seē na ishte...

    Njė ditė njė dhelpėr ra nė pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi tė presė, sepse nuk dinte si tė dalte. Njė cjap e kishte marrė etja, dhe erdhi tek pusi pėr tė pirė ujė. Aty pa dhelprėn brenda, dhe e pyeti:
    - O dhelpėr, a ėshtė uji i mirė?
    Dhelpra filloi ta lavdojė e ta mburrė qartėsinė dhe kthjelltėsinė e ujit sa s'ka mė. Pastaj i tha,
    - Hajde mė mirė kėtu poshtė, se kėtu e shijon mė mirė.
    Cjapi zbriti poshtė, pasi e kishte marrė etja pa se nuk dilte dot nga pusi.
    - Si t'ja bėjmė tani? - tha cjapi. Si do tė dalim prej pusit?
    Dhelpra i tha:
    - Mos u bėj merak. Kam menduar unė pėr tė dy. Shiko si do tė dalim...


    Ēoji kėmbėt e para nė murin e pusit dhe afroji brirėt. Kur tė
    ngjitem unė lart mbi kurrizin tėnd, do tė tė tėrheq dhe do tė tė ndihmoj edhe
    ty.
    Cjapi pranoi. Dhelpra kėceu nė shpatullat e tij, qėndroi nė brirė, doli prej pusit dhe filloi tė largohet.

    Cjapi i thirri: - O dhelpėr, po mua mė harrove?
    Cjapi e qortoi qė nuk e mbajti fjalėn e dhėnė. Dhelpra u kthye e i tha:
    - I dashuri cjap, sikur tė kishe aq mend sa ke qime nė mjekėr, ti as
    qė do tė zbritje nė pus para se tė mendoje se s'do kishe pėr tė dalė.


    Morali: Njerzit e menēur sė pari duhet ta mendojnė mbarimin e punėve, e mandej tė fillojnė e ti kryejnė ato.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Tri gjėrat e thjeshta tė plakut

    Njeriu njė jetė ka dhe ajo nuk i kthehet kurrė mė pėr sė dyti. Edhe plaku i moēėm, njė jetė pati, mbushi njėqind vjet dhe vdiq.
    Po tregojnė se, para se t'i shuheshin qirinjtė nė gropat e syve, u tha djemve aty pranė shtratit tė lamtumirės:
    -Bijtė e mi, njeriu ėshtė mysafir nė kėtė botė. Prandaj, po jua le me gojė qė, kur tė bujtni nė shtėpinė e tjetrit pėr mik, mbani me vete tri gjėra tė thjeshta: njė metėr, njė gur kandari dhe njė gjilpėrė.


    -Pėrse njė meter, baba?! - foli djali i parė, ose gishti i madh i dorės, siē e quante plaku, pasi qe mė i madhi nė moshė se vėllezėrit dhe donte vend tė veēantė nė qoshen e vatrės.
    Plaku i hodhi njė vėshtrim tė zgjuar.
    -Qė tė matėsh vendin kur rri mes tė tjerėve, biri im.


    -Pėrse njė gur kandari, baba?! - foli djali i dytė, ose gishti i gjatė i dorės, siē i thoshte i ati, pasi qe mė i gjati nė familje dhe bėnte punėt mė tė rėnda.
    Plaku i hodhi njė vėshtrim tė matur.
    -Ta peshosh fjalėn tėnde para se ta thuash, biri im.


    -Pėrse njė gjipėrė, baba?! - foli djali i tretė, ose gishti i vogėl i dorės, siē e quante babai, pasi qe mė i vogli nė moshė dhe trajtohej gjithkund "pas tė tjerėve".
    Plaku i hodhi nje vėshtrim tė menēur.
    -Para se te thumbosh tjetrin me fjalė, ta provosh nė veten tėnde mė parė, nė tė dhemb apo tė djeg, biri im.


    Dhe pėr tė fundit herė plaku foli gjuhėn e mėmės:
    -Dhe tani, bijtė e mi, trupin tim ia fal tokės dhe mendjen time jua le juve...

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Fshatari dhe djemtė e tij

    Na ishte seē na ishte,

    Na ishte njė herė njė fshatar i varfėr. Ai kishte tre djem. Djemtė nuk ju pėlqente qė tė punonin arėn si babai. Ata loznin gjithė ditėt. Babai vuante shumė qė djemtė e tij nuk e donin punėn. Njė ditė prej ditėsh ai u sėmur rėndė. Kur i erdhi koha pėr tė vdekur i thirri pranė djemtė e tij.

    -- Fėmijėt e mi,
    unė tanimė po shkoj prej kėsaj bote, e ju do tė jeni tė
    lumtur e tė pasur nė qoftė se gjeni atė qė ėshtė e fshehur nė vreshtėn
    tonė. Punojeni arėn bijtė e mi, se do ta gjeni.

    Fėmijėt e tij menduan se diku atje nė arė do tė jetė futur thesari.
    Prandaj, pas vdekjes sė tė atit, rrėmihėn tėrė tokėn rreth trungjve tė
    hardhive, por thesarin nuk e gjetėn.


    Mirėpo vreshta e punuar mirė, u solli atė vit fryt tė mirė e tė bollshėm.

    Kur panė begatinė qė ju pruri puna ata e kuptuan porosinė e atit tė tyre.




    Dreri dhe Luani

    Njė dre i etur erdhi tek njė burim. Ndėrsa ishte duke pirė ujė, vuri
    re nė ujė hijen e vet e filloi tė mburret pėr brirėt e vet, duke parė
    madhėsinė e bukurinė e tyre, kurse pėr kėmbėt e veta u hidhėrua qė i
    kish aq tė holla e tė hajthme. Derisa ende ishte duke menduar pėr kėtė
    gjė, ia bėhu luani e filloi ta ndjekė. Dreri ia dha kėmbėve dhe u
    largua mjaft prej luanit. Pėr sa kohė vrapoi nė fushė pa drurė, dreri vrapoi
    mirė e i shpėtoi rrezikut, por kur mbėrriti nė pyll, nė njė vend me
    drurė tė dendur, brirėt iu ngatėrruan nėpėr degėt e drurėve. Dhe pasi
    nuk mundi tė vrapojė mė, luani e kapi.

    Para se tė mbaronte nė gojėn e luanit, dreri tha me vete:

    I shkreti unė! Kėmbėt mė shpėtuan, megjithse mendova se ato do tė
    mė lėnė nė baltė, kurse e gjeta belanė prej brirėve, tek tė cilėt kisha
    plot besim.

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Bug Fabul-Kali dhe Gomari

    Kali dhe Gomari

    Njė njeri kishte njė kalė dhe njė gomar. Kur njėherė ishin duke udhėtuar, gomari i tha kalit:
    - Merr pak prej barrės sime, tė lutem, qė tė mbetem gjallė.
    Kali nuk e dėgjoi. Kėshtu gomari, nga lodhja e tepėrt, u rrėzua dhe ngordhi.



    I zoti, mandej, ja ngarkoi tėrė barrėn kalit, madje edhe lėkurėn e gomarit tė ngordhur. Kali filloi tė ankohej:

    - Oh unė i mjeri, ē'ka mė gjeti! Nuk dėgjova qė tė mbartja barrė tė
    vogėl, kurse tash, ja po i mbart tė gjitha, madje edhe lėkurėn e
    gomarit tė ngordhur.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fabula gazmore
    Nga EMAUS nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 05-04-2012, 02:49 PM
  2. perralla te ndryshme
    Nga lettas nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2011, 02:54 PM
  3. Perralla te ndryshme per te medhenj e te vegjel
    Nga EMAUS nė forum Vogėlushėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-11-2009, 06:29 PM
  4. Perralla
    Nga kuklla nė forum Folklori Shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 02:22 PM
  5. Perralla e shqipes
    Nga kuklla nė forum Folklori Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2008, 11:25 AM

Etiketat pėr kėtė Temė