Transmetuesi britanik BBC i ka kategorizuar kamerat profesionale HD tė prodhuesit Canon si pajisje tė pėrzgjedhura pėr produksionin e pėrgjithshėm tė brendshėm tė programeve me definicion tė lartė (HD).

Canon ka marrė njohje nga transmetuesi britanik BBC pėr kualitetin e kamerave tė saj profesionale, tė paraqitura nė prill tė vitit tė kaluar. Nė fakt, BBC ka kategorizuar kamerat XF300 e XF305 nė listėn e kamerave tė pranuara HD pėr produksionin e programit tė pėrgjithshėm tė programeve HD tė cilat emetohen nė kanalet HD tė BBC-sė.


Pajisjet nga qershori janė pranuar pėr shfrytėzim nė produksionet e pavarura, mirėpo kjo tani ka tė bėjė edhe me pėrdorimin nė produksionin e brendshėm tė BBC-sė, e kjo shtėpi e njohur televizive ka marrė dėrgesat e para nė dhjetor.

Kamerat XF300 e XF305 tė Canon incizojnė pėrmbajtjet nė kartelat CompactFlash nė formatin MPEG-2 Full HD dhe ofrojnė njė varg opsionesh tė avancuara tė konfigurimit tė incizimit. Kamerat kanė objektivat HD tė Canon nga linja L, sensor 3CMOS dhe procesorė tė dėshmuar tė pamjes - DIGIC DV III.