Pėrdoruesit mė me fat nė Facebook, sot kanė pranuar njė porosi e cila i fton ata pėr pėrdorimin e Facebook Messages, shėrbimit tė ri i cili mundėson krijimin e emailit personal nė kėtė rrjet social, dhe shumė mė shumė se kaq.
Mė saktėsisht, bėhet fjalė pėr pėrbrėrjen e re tė porosive elektronike nė Facebook, nė tė cilėn secili pėrdorues qė ka profil nė kėtė rrjet social do ta ketė adresėn e tij personale nė shėrbimin e Mark Zuckerberg-ut , ndėrsa thuhet se kjo do tė jetė mė ndryshe se sa emaili i zakonshėm, pa rubrikėn subject e shumė detaje tjera qė e ndryshojnė emailin, njėherė e mirė.
Nėse nuk jeni nė mesin e atyre qė kanė marrė ftesėn pėr pėrdorimin e Facebook Messages, atėherė kėtė mund ta kėrkoni nė http://www.facebook.com/about/messages/. Natyrisht, nėse keni profil tė hapur.