- Pas disa vitesh tė pakėndshme, kur cookiet e Flashit pėr shumicėn e shfrytėzuesve (tė thjeshtė) ishin tė paqasshme, ndėrsa pėrdoreshin pėr pėrcjelljen e shprehive tė shfrytėzuesve, arrijnė lajme freskuese nga Adobe. Nė bashkėpunim me Microsoft dhe Google, Adobe ka implementuar API-n e ri pėr browserė, i cili do t’ua lehtėsojė shfrytėzuesve qė tė largojnė objektet e ndara lokaliste (LSO – cookie tė Flashit), tė cilat i shfrytėzon Flash shtesa. API i ri (NPAPI ClearSiteData) tashmė ėshtė aprovuar dhe do tė duhej tė paraqitej nė Firefox nė njė tė ardhme tė afėrt. Nė postimin e vet pėr punėn nė kėtė API, Adobe ka bėrė tė ditur se si ridizajni i Flash Player Settings Managerit arrin sė shpejti dhe se do tė lehtėsojė dukshėm pėrdorimin nė tė gjitha platformat. Ky ndryshim ėshtė shtesė e opsionit tashmė ekzistues tė “surfimit privat” qė ekziston nė Internet Explorer, Chrome, Safari dhe Firefox, dhe i cili pamundėson ruajtjen e tė dhėnave gjatė sesionit tė surfimit. Nuk u bė e ditur se a janė duke punuar Apple dhe Microsofti nė aplikimin e ndryshimeve pėr pėrkrahje pėr API-n e ri.
Kjo risi arrin si njėfarė epilogu i padisė sė kohėmėparshme kundėr disa shtėpive mediale (MTV, Disney, Hulu, etj.) pėr shkak tė krijimit tė sėrishėm tė cookie-ve tė fshira pėrmes LSO-sė sė Flashit. Kjo ėshtė realizuar ashtu qė ID-ja unike e shfrytėzuesit ėshtė ruajtur nė LSO, dhe mė vonė ėshtė lexuar dhe shfrytėzuar pėr kthimin e cookies qė ishin fshirė normalisht. Dhe kjo nuk ndalej nė LSO-nė e Flashit, por kohė mė parė njė nga programet publikoi njė JavaScript API pėr ruajtjen e informatave pėr shfrytėzuesit nė 13 vende tė ndryshme, pėr tė tėrhequr kėshtu vėrejtjen pėr problemin e pėrcjelljes dhe mbledhjes sė tė dhėnave.