Nė informatėn e fundit qė e kemi dėgjuar sa i pėrket versionit tė bardhė tė iPhone 4, ėshtė thėnė se ky model i shumė-kėrkuar nga pėrdoruesit e Apple do tė paraqitet nė pranverėn e vitit 2011, dhe kjo ishte deklarata zyrtare e kompanisė e cila ėshtė dhėnė nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar.

Prej asaj kohe, nuk ėshtė thėnė apo dėgjuar shumė lidhur me iPhone 4 me ngjyrė tė bardhė, mirėpo tani duket se kjo gjė ėshtė ri-aktualizuar pasi qė ky model i telefonit ėshtė paraqitur nė stoqet e operatorit mobil O2 nė Gjermani.

Sistemi i inventarit tė kėtij operatori paraqet dy modelet e iPhone 4 me ngjyrė tė bardhė, atė 16GB dhe 32GB, dhe kjo mund tė thotė se ne sė shpejti mund ta shohim kėtė model tė telefonit tė menēur nė tregun gjerman, fillimisht.

Mirėpo, nė anėn tjetėr, kjo edhe mund tė nėnkuptojė se operatori gjerman ėshtė bėrė gati pėr shitjen e telefonit, vetėm pasi qė i njėjti tė lansohet nga Apple, ndėrsa nga kjo e fundit pritet qė pasi qė ta lėshojė nė treg iPhone 4 tė bardhė, tė prezantojė edhe gjeneratėn e re tė iPhone, pėrkatėsisht modelin e shumė pėrfolur iPhone 5.