Mė 27 tetor, nė Hotelin “Grand” nė Prishtinė, kompania RJ45 Technologies mbajti njė prezantim me temėn “Video Sigurimi”. Kompania “RJ45 Technologies” operon nga viti 1993 nė Francė, ndėrsa nga viti i kaluar kjo kompani operon edhe nė tregun e Kosovės.

Prezantimin e hapi z. Bujar Marevci, drejtor gjeneral i “RJ45 Technologies”, duke prezantuar historinė e kompanisė dhe partnerėt me tė cilėt bashkėpunon kjo kompani, nė mesin e tė cilave janė IBM, Nexans, Panduit, ITT Industries, Lucent, etj.
Disa nga referencat ku “RJ45 Technologies” ka aplikuar me sukses zgjidhjet e veta janė: Kampionati Botėror nė futboll ‘France 98’, Korporata Energjetike Franceze ‘EDF’, kompani si Societe General, UPS, Porsche, Intel, AOL, Reebok, RSA Security, Air France, Cisco dhe shumė tė tjera.
Prezantimin e vazhdoi Bob Klein, drejtor gjeneral i “Cieffe Benelux”. Kjo kompani ėshtė kompani italiane qė prodhon DVR, enkoderė, IP kamera, kamera megapikselėshe dhe softuerė menaxhimi. “Cieffe” nė vitin 2008 blihet nga kompania kanadeze “March Networks”. Cieffe prodhon IP kamera qė regjistrojnė dhe transmetojnė nė kohė reale duke arritur rezolucion 1920 X 1080 pikselė me IP kamera dhe 720 x 576 pikselė me kamera tė tjera dhe kėshtu deri mė 800 IPS (imazhe pėr sekondė) pėr 32 kamera.
“Ajo qė i dallon produktet tona ėshtė aftėsia pėr tė pėrdorur bandwidth sa mė tė ulėt pėr fotografi me kualitet maksimal”, deklaroi Bob Klein pėr PC World Albanian. E gjithė kjo mundėsohet pėrmes “VideoSphere”, qė paraqet menaxhim inteligjent tė videos. Kamerat qė pėrdor RJ-45 mund tė transmetojnė video deri nė formatin Full HD (1920 X 1080 30 IPS), qė ėshtė shumė mė e madhe se kėrkesat teknike (D1 720 x 576) qė duhen aplikuar nė shtetet e Bashkimit Evropian sa i pėrket video sigurisė.
Produktet qė “March Networks” ofron janė viderekorderėt (DVR/NVR), enkoderėt dhe dekoderėt dixhitalė, IP kamerat si dhe softuerė menaxhimi, analizash dhe mirėmbajtjeje. Zgjidhjet qė March Networks ofron si kombinim i harduerit dhe softuerit pėrdorin inteligjencė artificiale. “Produktet tona pėrdorin protokoll tė hapur dhe kanė mundėsi tė bashkėveprojnė me produktet e prodhuesve tė tjerė”, deklaroi z. Klein.
Pyetjes sonė se si i vlerėson produktet e video sigurisė nė vendin tonė, z. Bujar Marevci, deklaroi se shumica e kėtyre produkteve pėrdorin teknologji analoge me prejardhje nga Kina. “Ministria e Punėve tė Brendshme, doganat, aeroporti, bankat dhe institucionet e tjera janė klientėt tanė potencialė”, deklaroi z. Bujar Marevci. “Arsyeja pse kam investuar nė Kosovė ėshtė sjellja e teknologjisė sa mė tė re nė vendin tonė, qė shteti ynė, i cili ėshtė duke u ndėrtuar, tė ketė themele tė forta”, shtoi ai./pcworld.al