Demonstruesit kanė zbritur nė qytetin e Vlorės ku kanė nisur njė marshim nė kėmbė pėrgjatė itenerarit Skelė-Sheshi i flamurit. (UPDATE)
Zgjedhje te parakohshme, kjo ka qenė kėrkesa drejtuar qeverisė nė ermėr tė sė cilės udhėhiqeshin demonsturesit jo vetėm nga Vlora, por edhe nga Lushnja, Berati, Fieri e qytete tė tjera.
Marshimi ka vijuar i qetė, ku binte nė sy mungesa e forcave tė rendit, pėrvec dy makinave shoqėruese tė cilat kanė qendruar nė distancė pėr tiu ruajtur cdo tensionimi tė turmės.
Nga krahu tjetėr, organizatorėt e opozitės kishin marrė masat e tyre duke vendosur njerėz tė pajisur me shirita identifikues, tė cilėt pėrbėnin njė element tjetėr sigurie pėr tė shmangur incidentet.
Tė prirė nga Gramoz Ruci, Erjon Brace, Arta Dade, Petro Koci, Fatmir Toci, etj, turma ka demonstruar pėr rreth 1 orė deri nė mbėrritjen nė shehin e flamurit, nga ku mė pas ėshtė nisur nė drejtim tė hyrjes sė qytetit.
Sic ishte paralajmėruar, kanė munguar fjalimet por edhe flamurėt politikė, pėrvec pankartave dhe flamujve kombėtarė.
Pas rreth 2 orėsh, demonstruesit janė shpėrndarė qetėsisht duke mos shėnuar as mė tė voglin incident nėpėr rrugėt e Vlorės.
Pėrfaqėsuesit e opozitės nga qarku i Elbasanit dhe Korcės kanė zhvilluar manifestimin e tyre tė protestės nė qytetin e Korcės.
Turma ėshtė grumbulluar nė sheshin pėrballe stadiumit tė qytetit pėr tė vijuar mė pas nė mėnyrė paqėsore nė drejtim tė sheshit Republika.
Nė krye tė protestuesve, qė mbanin nė duar parulla tė ndryshme antiqeveritare, qėndronin deputėt socialistė tė dy qarqeve, Shkodrės dhe Korcės.
I pranishėm nė kėtė protestė ishin edhe pėrfaqėsues tė partive aleate me socialistėt nė opozitėn e bashkuar. Siguria e protestės ishte realizuar nga vetė socialistėt, por edhe nga policia.
Nė ndihmė tė policisė sė Shkodrės shkuan edhe forca nga Elbasani, tė cilat kanė ndjekur nga larg gjithė marshimin e mbėshtetėsve tė opozitės.
Pak minuta para orės 15.00, turma nisi tė shpėrndahej. E gjithė protesta ka vijuar nė mėnyrė paqėsore dhe pa incidente.
Mbėshtetėsit e opozitės nga qarqet e Lezhės dhe tė Shkodrės janė organizuar nė bulevardin kryesor tė bashkisė sė Lezhės.
Nė orėn 14, truma ėshtė grumbulluar dhe ka nisur marshimin. Nė krye qėndronin deputetėt socialistė tė dy qarqeve tė veriut.
Protesta e mbėshtetėsve tė opozitės ėshtė shoqėruar me masa sigurie nga vetė socialistėt, por edhe nga policia e Lezhės, e cila ishte mbėshtetur edhe nga efektiva tė qarkut tė Shkodrės.
Manifestimi i opozitės ka vijuar pėr disa minuta nė rrugėn kryesore tė qytetit tė Lezhės. Deputetėt socialistė kanė kėrkuar qė tė bėhet njė manifestim i qetė, ndėrsa nė fund deputeti socialist Ilir Beqja ka ripėrsėritur kėrkesat e opozitės.
Manifestuesit u grumbulluan nė lagjen Gurra dhe kanė pėrshkruar rrugėn deri nė sheshin administrativ, ku dhe mė pas janė kthyer pėr tu shpėrndarė. Organizatorėt deklaruan se protesta tė tilla do tė mbahen edhe nė ditėt nė vazhdim