Nė Holivud asnjėherė nuk kanė ndaluar magjepsja me personalitetet e famshme. Shkrimtarė, politikanė, aktorė, kėngėtarė, boksierė, vrasės, mbretėr e mbretėresha. Pėr secilin prej tyre janė xhiruar dhjetėra filma. “Kleopatra”, “Gandi”, “Demi i tėrbuar”, “Boni dhe Klajd”, “Amadeus”, “Lista e Shindlerit”, “Erin Brokoviē”, lista ėshtė tepėr e gjatė.

Vetėm vitin e kaluar janė xhiruar mė shumė se 20 filma biografikė prej tė cilėve mė sė shumti do tė mbahen nė mend “Rrjeti social” pėr Mark Cukerberg, “Fjalimi i mbretit” pėr mbretin Xhorxh VI dhe “Mundėsi” pėr boksierin Miki Vard. Magjepsja pėr personalitetet e famshme ka ekzistuar qė moti. Uilliam Shekspir shkruante pėr mbretin Magbet, Riēardi II, Henri V, Mbreti Lir. Por, me paraqitjen e fotografive lėvizėse, kjo magjepsje u bart nė ekranin e madh. Filmat biografikė na bėjnė mė tė qartė rreth personaliteteve qė na magjepsin, na inspirojnė, e nė disa prej tyre edhe marrim shembuj.

Prandaj edhe duam tė kuptojmė diēka mė shumė rreth tyre. Por, kuptohet, rol tė madh ka edhe fakti se ne, si publik, nė vend se tė hapim librin e tė lexojmė diēka mė tepėr pėr personalitet e famshme nė filmat biografik, informacionet i fitojmė tė pėrpunuara pėrmes skenarit. Sa ėshtė i besueshėm skenari varet nga talenti i skenaristit, por edhe nga ajo se sa dramatik duhet tė jetė filmi. Pėr shembull, para dhjetė vjetėsh, kur Anxhelina Xholi dhe Vinona Rajder luanin nė filmin biografik pėr Suzan Kejsen “Vajza e ndėrprerė”, shkrimtarja u ankua se njė pjesė e madhe nga jeta e saj ėshtė paraqitur nė mėnyrė joreale me qėllim qė filmi tė bėhet mė dramatik.

Arsyeja e dytė pse xhirohen filma biografikė ėshtė pėr tė marrė vesh mė shumė pėr personalitetet qė nuk janė edhe aq tė njohur pėr publikun si pėr shembull filmi “127 orė” pėr alpinistin Aron Ralston, i cili vetė kishte amputuar dorėn pasi i ishte zėnė nėn shkėmb. Edhe njė arsye pėr xhirimin e filmave biografik ėshtė qė njerėzit tė rikujtojnė njė periudhė tė caktuar tė historisė pėrmes filmit pėr njė personalitet tė famshėm. Pėr shembull, nė “Frost/Nikson” bėhet fjalė pėr periudhėn pas dorėheqjes sė presidentit Riēard Nikson pas skandalit “Uotėrgejt” apo, pėr shembull filmat e Elizabetės sė Parė, njė nga periudhat mė tė mira pėr Anglinė kur ajo u bė superfuqi.