Shkruan: Brajan Grin (Brian Greene), profesor i fizikės dhe matematikės nė Kolumbia



Nė shumė fusha tė mėdha, kėrkimet e shkencėtarėve i hedhin dritė tė kaluarės, duke analizuar fosile tė vjetruara, objekte tė kalbura apo mbetje tė mumifikuara. Por, kozmologjia, studimi i origjinės dhe evolucionit tė Universit, ėshtė ndryshe. Kjo ėshtė njė fushė ku ne aktualisht mund tė jemi dėshmitarė tė historisė.

Rrezet e dritės sė yjeve qė i shohim me sy, janė nisur drejt nesh para mijėra vitesh. Drita nga objektet mė tė largėta, qė kapet nga teleskopėt e fuqishėm, udhėton drejt nesh shumė mė gjatė, ndonjėherė miliarda vite. Kur e shohim njė dritė tė tillė, ne nė fakt e shohim lashtėsinė.

Gjatė dekadės sė shkuar, vėzhgimet e yjeve kanė bėrė qė t’i shohim thellėsitė e sė kaluarės sė Universit, por ato ēuditėrisht mundėsuan qė ta shohim edhe natyrėn e sė ardhmes. Kjo ardhmėri, siē sugjerojnė tė dhėnat, nuk ėshtė edhe aq e qetė, pėr shkak tė asaj qė quhet energji e errėt.

Historia e zbulimit fillon afro njė shekull mė parė me Albert Ajnshtajnin, i cili e kuptoi se hapėsira nuk ėshtė njė shkallė ku kanė mbirė bimėt, siē e kishte parashikuar Isak Njutoni. Nė vend tė kėsaj, Ajnshtajni zbuloi se hapėsira, ashtu si edhe koha, mund tė ndryshojė, tė ndrydhet dhe tė rrudhet.

Nė fakt, hapėsira ėshtė aq e lakueshme, saqė, sipas matematikės, madhėsia e Universit domosdoshmėrisht ndryshon me kalimin e kohės: fabrika e hapėsirės duhet tė zgjerohet apo tė tkurret, nuk mund tė mbetet e njėjtė.

Pėr Ajnshtajnin, ky pėrfundim ishte i papranueshėm. Ai do tė kalonte 10 vjet pėr tė zhvilluar teorinė e relativitetit, duke kėrkuar njohuri mė tė mira pėr gravitetin, por nocioni i zgjerimit dhe i tkurrjes sė hapėsirės i dukej gabim. Ai fluturoi mbi krahėt e urtėsisė sė kohės se nė shkallė tė madhe, Universi ėshtė i fiksuar dhe i pandryshuar.

Ajnshtajni reagoi shpejt. Ai e modifikoi ekuacionin e relativitetit tė pėrgjithshėm, ashtu qė matematika ta vėrtetonte pandryshueshmėrinė e hapėsirės. Situata statike kėrkon qė forcat e njėjta me kahje tė kundėrt ta anulojnė njėra-tjetrėn.

Nė distanca tė mėdha, forca qė e formėson hapėsirėn ėshtė forca tėrheqėse e gravitetit. Kėsisoj, Ajnshtajni gjykoi se nevojitet njė forcė baraspeshuese nė kah tė kundėrt pėr ta dhėnė shtytjen e duhur. Por, ēfarė force do tė ishte kjo?

Ky ishte ndėr misteret mė tė thella. Nėse energjia e errėt nuk degradon me kalimin e kohės, atėherė zgjerimi i pėrshpejtuar i hapėsirės do tė vazhdojė t’i largojė galaksitė gjithnjė e mė shumė.

Pas qindra miliardė vjetėsh, ēdo galaksi qė kemi nė fqinjėsinė tonė, do tė gėlltitet nga hapėsira dhe largimi i saj nga ne do tė jetė mė i madh se shpejtėsia e dritės.

Kėsisoj, dritat e emituara nga galaksitė e tilla do ta humbin betejėn pėr ta kapėrcyer hapėsirėn qė i ndan me ne. Drita kurrė nuk do tė mund tė arrijė nė Tokė, ndėrsa galaksitė do tė rrėshqasin pėrgjithmonė pėrtej kapacitetit tonė pėr t’i parė, pavarėsisht sesa teleskopė tė fuqishėm do tė kemi.

Pėr kėtė arsye, kur astronomėt e ardhshėm do ta shohin qiellin, ata nuk do tė mund tė jenė mė dėshmitarė tė sė shkuarės. E kaluara do tė jetė larguar pėrtej kufijve tė hapėsirės. Observimet nuk do tė mund tė zbulojnė asgjė pėrveē njollave tė zeza nė pafundėsi.