Mbajtja e radhės tek shqiptarėt
ėshtė ndoshta njė dėnim pėr tė mos
thėnė mallkim nga Zoti! Aq sa ėshtė e
vėshtirė tė kuptohet qė pėrse shqiptarėt
nuk e mbajnė nė rregull asnjėherė atė,
pėr vetė faktin se u ėshtė mėrzitur qė
nga lindja nė pleqėri, apo ngaqė ata s'e
duan atė, ajo u ėshtė qepur nga prapa
dhe s'u ndahet qė s'u ndahet. Ėshtė me
tė vėrtetė e pabesueshme pėr ata qė s'e
kanė jetuar kohėn e para viteve nėntėdhjetė,
se si e kalonin prindėrit e tyre
pothuaj tėrė jetėn nė radhė tė gjata e tė
panumėrta. Janė tė famshme radhėt e
qumėshtit e tė kosit qė fillonin qė nė
mesnatė e pėrfundonin aty nga ora tetė
e mėngjesit, pėr tė filluar pėrsėri tė
nesėrmen, pasi nuk merrje dot mė
shumė se njė litėr qumėsht nė ditė. Por,
shumica pas orėve tė tėra nė radhė, nuk
arrin tė merrnin gjė fara dhe detyroheshin
qė tė nesėrmen tė dilnin nė radhė
tė paktėn njė orė mė shpejtė. Por
megjithatė, pasi nuk i jemi larguar dhe
aq shumė asaj kohe, dhe pėr mė tepėr
po e pėrsėrisim vetė nė forma dhe ambiente
tė tjera, por thelbi dhe mentaliteti
ėshtė po ai. Nuk hoqėm e nuk po
heqim dot dorė nga radhėt e gjata, tė
pakuptimta e nė disa raste mė tė turpshme
se ato tė kaluarat. Tė gjithė i kanė
tė freskėta nė kujtesė radhėt e gjata qė
mbanin shqiptarėt para firmave piramidale,
pėr tė futur kursimet nė to!
Sot ne qeshim me to, por nuk i
harrojmė e nuk duhet t' harrojmė pėasnjė moment. Po, nga ana tjetėr, ne
vazhdojmė tė mbajmė, apo tė na venė
nė radhė tė pakuptimta. Ēdo fund tremujori,
pranė zyrave tė tatimeve shikon
radhė tė gjata pėr tė marrė njė copė
letėr ku ėshtė shėnuar detyrimi tremujor
i biznesit tė vogėl pėr taksėn qė
duhet tė paguaje. Pas kėsaj radhe ata
duhet tė mbajnė edhe njė radhė tjetėr
pėr tė bėrė pagesė. Radhė pėr tė dhėnė
para, njėlloj si tek piramidat dhe piramida
shtetėrore as qė do t'ia dijė. Tė
vjen tė ulėrish kur shikon ata qė me taksat
e tyre mbajnė shtetin dhe ata nėpunės
tatimesh qė tallen e i keqpėrdorin ata
njerėz tatimpagues, si tė ishin borxhlinj
e jo pronare tė atyre nėpunėsve me kollare
e kėpucė me majė. Ai qė duhet tė
ishte kokulur, ėshtė arrogant dhe i
pacipė, ndėrsa ai qė punon me dhe pa
orar nė atė biznesin e tij tė vogėl familjar,
duhet t'i vejė nga pas taksidarit tė
shtetit, si dukur. Ndėrsa qeveritarėt dinė
vetėm fjalė, fjalė tė gjata, tė bukura, tė
rrjedhshme e mikluese, qė kanė brenda
pak ose aspak tė vėrteta. Ata flasin pėr
kohėn apo moshėn e internetit, ndėrkohė
qė bota i paguan taksa me internet,
kurse ne me radhė pa fund. Ato thonė
zyrė, e nėnkuptojnė radhė pa fund. Por,
mesa duket, nuk janė ata vetėm fajtorė,
jemi dhe ne, ne qė pranojmė tė
rrimė nė radhė tė pakuptimta tė pushtetarėve
tė paaftė dhe mburracakė.

Mare nga shekulli