Si vetėflijohet insekti punėtor pėr tė mirėn e gjithė kolonisė.

Njė studim i fundit rrėfen e shpjegon sjelljen e veēantė tė species mė pjellore tė planetit

Thonė se Mbreti Solomon u thoshte pėrtacėve qė e rrethonin qė tė merrnin shembull nga milingonat punėtore dhe tė bėheshin tė menēur e duarshkathėt si ato. Edhe i famshmi i fabulave, Ezopi i ka vlerėsuar gjithmonė kėto insekte me veti vėrtet tė rralla e tė jashtėzakonshme, duke i bėrė shpesh personazhe tė fabulave pėr t‘u nxjerr nė pah pėrunjėsinė dhe menēurinė, madje edhe vizionin qė ato kanė. Kjo duket pėr shembull nė fabulėn e milingonės punėtore, e cila gjatė gjithė verės u vinte rrotull luleve pėr tė grumbulluar nektar qė tė kishte tė hante muajve tė dimrit, ndėrkohė qė gjinkalla pėrtace zhurmėmadhe e punėpak preferonte tė dembelosej luleve nė vend qė tė mendonte pėr kohėn e vėshtirė qė kishte pėrpara. Por tani ka edhe njė tjetėr arsye pėr ta admiruar insektin e vogėl e punėtor qė ėshtė i pėrhapur nė tė gjithė botėn. Milingonat jo vetėm qė janė shumė tė dedikuara pas punės, por kanė edhe veti tė tjera me tė vėrtetė tė admirueshme prej tė cilave ia vlen tė marrin shembull edhe vetė qeniet njerėzore. Ato janė tė gatshme qė tė japin edhe jetėn pėr shoqe-shoqen dhe ndėrmarrin rreziqe tė mėdha pėr tė mirėn e gjithė kolonisė, ndėrsa avancojnė nė moshė e madje janė nė gjendje qė tė vlerėsojnė se edhe sa kohė u ka mbetur pėr tė jetuar. Disa studiues britanikė kanė kryer njė sėrė studimesh dhe eksperimentesh laboratorike, tė cilat kanė nxjerrė nė pah aftėsinė e milingonave pėr tė parashikuar jetėgjatėsinė e tyre dhe mbi tė gjitha pėr ta pėrdorur kohėn e mbetur tė ekzistencės nė tė mirė tė komunitetit, duke ndėrmarrė gjatė kėsaj periudhe edhe rreziqe tė mėdha personale. Pra, sa mė shumė qė avancojnė nė moshė, aq mė shumė rrezikojnė milingonat pėr njėra-tjetrėn, duke shfaqur njė shembull altruizmi qė nuk e gjen nė njė masė tė tillė tek asnjė lloj specie tjetėr. Sipas studimeve, njė sjellje e tillė i sjell gjithė kolonisė njė pėrfitim shumė tė madh, pasi aktivitetet e rrezikshme tė tilla si kėrkimi i ushqimit mė tė mirė larg vendbanimit kėrkojnė sigurisht edhe njė ndėrmarrje risku mė tė madhe se nė rastin e kėrkimit tė ushqimit nė afėrsi. E veēanta dhe e mrekullueshmja ėshtė se milingonat kanė njė instinkt, ose ndėrgjegje mund t‘i vėsh cilin emėr tė duash qė rrugėt e vėshtira t‘i ndėrmarrin vetėm ato qė janė mė tė moshuara, duke i lėnė milingonat nė moshė mė tė re qė tė kujdesen pėr mbarėvajtjen e vendit ku ėshtė pėrqendruar kolonia. Si rezultat milingonat mė tė reja nė moshė kujdesen pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me rregullin dhe mbijetesėn e pėrditshme dhe ndėrmarrin detyra mė pak tė rrezikshme se milingonat mė tė moēme tė kolonisė. Ajo qė shkencėtarėt nuk kanė arritur tė zbulojnė nė veprime tė tilla ėshtė lloji i mekanizmit qė vė nė lėvizje njė sjellje tė tillė, njė dukuri tė tillė te milingonat. Ata ende nuk i janė pėrgjigjur pyetjes se cila ėshtė ajo shtytje e brendshme qė i bėn milingonat tė veprojnė me njė ndėrgjegje dhe altruizėm kaq tė lartė dhe gjithmonė duke u nisur nga e mira e kolonisė dhe jo ajo personale. Por pyetja kryesore ėshtė se cili ėshtė mekanizmi qė i bėn ato tė pėrcaktojnė me pėrpikmėri kohėn e mbetur pėr tė jetuar. Njė nga mėnyrat qė mund tė pėrdoren pėr tė mėsuar mė shumė nė lidhje me kėtė dukuri interesante ėshtė shkurtimi artificialisht i jetės sė njė milingone, sigurisht nė kushte eksperimentale. Nė njė rast tė tillė mund tė vrojtohet reagimi i milingonės sė cilės nė kėtė rast nuk do t‘i dilnin llogaritė. Ndoshta nė kėtė mėnyrė mund tė kuptohet diēka nga njė sjellje misterioze e kėtij insekti tė ēmuar qė nė kėtė rast mund tė thuhet me plot gojė se ėshtė pėr t‘u marrė shembull edhe nga njerėzit. Eksperimenti pėr tė parė reagimin e milingonės u krye nė njė ambient shumė tė pasur me dyoksid karboni ku ndodhej edhe njė koloni plot me milingona. Pėrqendrimi i madh i kėtij gazi rrit aciditetin nė enėt e gjakut dhe shkurton jetėn e insektit. Kjo teknikė ishte shumė graduale dhe deri diku e parashikueshme nga ana e milingonės. Ashtu siē pritej, milingona punėtore qė e ndiente pranė mbarimin, nisi qė tė bėnte fluturime mė tė gjata se milingonat e tjera nė kėrkim tė burimeve tė ushqimit qė ndodheshin larg vendit tė pėrqendrimit tė kolonisė dhe kėtė nisėn ta bėnin qė nė momentin e nisjes sė pėrqendrimit tė dyoksidit tė karbonit nė ajėr. Sipas studiuesve, njė veprim i tillė tregon se milingonat janė tė ndjeshme ndaj ēdo faktori qė kushtėzon jetesėn e tyre dhe nė rastin e ndėrhyrjeve tė kėtyre faktorėve kryejnė rillogaritjet e kohės sė mbetur dhe menjėherė ndėrmarrin fluturimet e largėta, qė pėrbėjnė edhe shenjėn e parė tė fundit tė tyre tė afėrm. Kėto rezultate janė njė tjetėr shenjė e altruizmit tė milingonave. Milingonat punėtore qė ndodhen pranė fundit jo vetėm qė janė tė gatshme tė sakrifikohen pėr hir tė mbarėvajtjes sė kolonisė e tė milingonave mė tė reja dhe kryesisht pėr jetėn e mbretėreshės sė tyre, qė ėshtė edhe krijesa pėr tė cilėn sakrifikohet gjithēka, por edhe tė llogarisin saktėsisht largėsinė qė duhet tė pėrshkojnė pėr tė gjetur nektar nė raport me kohėn e mbetur pėr tė jetuar, pasi ato duan qė sakrifica e tyre tė mos shkojė kot, por tė kthehet nė njė vlerė e dobi pėr tėrė koloninė. Sipas studimit, njė mėnyrė e tillė tė sjelli ekziston nė tė gjitha speciet e milingonave tė njohura deri tani, tė cilat mendohet tė jenė rreth 9000. Pėr sa u pėrket milingonave punėtore ato janė me tė vėrtetė krijesa pėr t‘u admiruar, pasi shfaqin njė altruizėm suprem, tė jashtėzakonshėm. Ato ia dedikojnė jetėn e tyre pasardhėsve tė milingonės mbretėreshė. Detyra e tyre ėshtė qė tė rrisnin pasardhėsit e saj, duke mbetur vetė sterile, pra pa tė drejtėn e riprodhimit biologjik. Nė fakt, kjo ndodh edhe tek insekte tė tjera tė ashtuquajtura sociale. Pikėrisht kėto lloj insektesh kanė habitur pa masė Darvinin dhe biologė tė tjerė tė gjeneratave tė ndryshme qė erdhėn pas tij, pasi mėnyra e jetesės e kėtyre insekteve bie nė kontradiktė me idenė qendrore tė evolucionit, e cila ėshtė lėnia pas e sa mė shumė pasardhėsve qė tė jetė e mundur. Sjellje tė tilla kanė qenė dhe janė edhe nė zemėr tė diskutimeve filozofike nė lidhje me altruizmin njerėzor. Sikurse thotė edhe vetė Darvini, nė librin e tij tė vitit 1871 "Prejardhja e llojeve": "Ata qė zgjedhin tė sakrifikojnė jetėn e tyre dhe ta humbasin atė po tė jetė nevoja nė tė mirė tė komunitetit, zakonisht nuk lėnė pasardhės qė mund tė trashėgonin natyrėn e tyre fisnike". Ka edhe kafshė tė tjera, veē milingonave, tė cilat njihen pėr sjelljet e tyre altruiste dhe pyetja qė del nė kėtė rast ėshtė: si ėshtė e mundur qė nė njė botė gjenesh egoiste mund tė ekzistojnė specie qė vetėsakrifikohen pėr mbarėvajtjen e specieve tė tjera? Kėsaj pyetjeje i ėshtė pėrgjigjur pėrmes veprės sė tij i famshmi Ėilliam Hamilton i Universitetit tė Oksfordit. Ai shpjegoi se altruizmi i shfaqur te milingonat dhe tek insekte tė tjera tė ashtuquajtura sociale mund tė shpjegohet pėrmes asaj qė quhet "seleksion farefisnor". Me fjalė tė tjera, njė milingonėpunėtore femėr ėshtė e pėrgatitur tė humbasė jetėn e saj pėr motrėn e saj mbretėreshė, pėr shkak tė gjenetikės sė pazakontė qė kanė insektet sociale, tė cilat i konsiderojnė motrat mė tė rėndėsishme se vetė fėmijėt e tyre. Nė thelb, njė gjenetikė e tillė e privon milingona punėtore femėr nga riprodhimi, por e bėn atė gati tė sakrifikojė gjithēka pėr fėmijėt e motrės sė saj mbretėreshė. Nė thelb, ajo e bėn kėtė sakrificė pėr motrėn e saj. E gjithė jeta e kėsaj milingone punėtore i dedikohet rritjes sė pasardhėsve tė motrės sė saj dhe pėr kėtė qėllim ajo ėshtė e gatshme tė bėjė edhe sakrificėn mė sublime. Veēantia gjenetike e kėtyre specieve qėndron nė faktin se nė ndryshim nga speciet e tjera nė tė cilat dy motra ndajnė 50% tė materialit gjenetik me njėra-tjetrėn, te kėto lloj speciesh motrat ndajnė 75%. Njė fakt i tillė shpjegon edhe shumėllojshmėrinė dhe shtrirjen e madhe qė kanė kolonitė e milingonave. Pėr shembull "ushtritė" e milingonave nė Amerikėn e Jugut janė mė tė populluarat. Njė koloni nomade milingone mund tė pėrbėhet nga 700 mijė anėtarė. Por a mund tė shpjegohet altruizmi njerėzor pėrmes shembullit tė altruizmit tė njė milingoe tė thjeshtė? Njė nga aktet mė sublime e mė tė mėdha tė altruizmit njerėzor ėshtė devocioni thuajse i plotė e tėrėsor i prindėrve ndaj fėmijėve tė tyre. Kjo konsiderohet edhe si shprehja e dashurisė mė tė madhe dhe pa kushte qė njė qenie njerėzore ka ndaj njė qenieje tjetėr tė species sė vet. Nė njėfarė mėnyre, njė devocion i tillė mund tė shpjegohet pėrmes teorisė sė "seleksionit fisnor". Pjesa mė e madhe e njerėzve, veē dashurisė pėr fėmijėt e tyre, kanė njė dashuri e pėrkushtim tė rrallė ndaj fėmijėve tė tė afėrmve tė tyre, apo edhe fėmijėve qė nuk kanė asnjė lloj lidhje gjaku me ata vetė. Pikėrisht shprehja e altruizmit qė njerėzit shfaqin ndaj njerėzve qė nuk kanė tė bėjnė fare me ta, devotshmėria e tyre qė ndonjėherė nuk njeh asnjė limit ėshtė e pashpjegueshme, tė paktėn pėrmes teorisė sė "seleksionit fisnor" si nė rastin e milingonave. Ndoshta shkaku i kėtij devocioni jo ndaj qenies me tė cilat ke lidhje gjaku e gjenetike, por ndaj qenies sė tė njėjtės specie, ėshtė ndonjė rregull i pashkruar i ndonjė forme tė panjohur altruizmi reciprok. Pėr sa i pėrket altruizmit njerėzor, sikurse shumė veprimeve, instinkteve e ndėrgjegjėsimeve tė tjera po njerėzore, gjithēka bėhet shumė mė e komplikuar se te speciet intelektualisht mė tė ulėta, por tė paktėn milingona modeste me veprimin e saj sublim na jep njė informacion tė vogėl nė lidhje me zanafillėn e hershme tė shfaqjes sė altruizmit tė qenies sonė.

Specia mė pjellore nė planet

Pesha e tė gjithė milingonave tė planetit, tė bėra bashkė, e tejkalon peshėn e tė gjithė njerėzve tė planetit. Milingonat kanė popullatėn mė tė madhe ndėr tė gjitha kafshėt nė botė.
Janė jashtėzakonisht pjellore: Tė vetmet vende pa njė popullatė milingonash nė planet janė Antarktida, Grinlanda, Islanda dhe disa pak ishuj tė largėt tropikalė.
Milingonat e dinė shumė mirė se si duhet tė kujdesen pėr mbretėrit e tyre. Njė milingonė mbretėreshė mund tė jetojė pėr rreth 30 vjet, ndėrsa meshkujt punėtorė zakonisht jetojnė vetėm pėr pak javė
Njė lloj specie milingonash afrikane ėshtė aq e rrezikshme sa mendohet se kanė njė lloj helmi, i cili mund tė shkaktojė vdekjen e njerėzve. Edhe pse bėhet fjalė pėr raste shumė tė rralla, ka raste kur foshnje, apo edhe tė rritur humbasin jetėn pas sulmeve tė masave tė mėdha tė milingonave, numri i tė cilave mund ta kalojė 100-mijėshen.
Aktualisht, njihen rreth 9 mijė specie milingonash, por mendohet se mijėra tė tjera nuk janė zbuluar. Nė varėsi tė species dhe funksionit qė kryejnė nė koloni, milingonat mund tė kenė njė pėrmasė trupore qė varion nga 2 milimetra deri nė 25 milimetra.
Milingonat janė jashtėzakonisht tė forta dhe shumė tė shpejta. Ato mund tė mbajnė njė peshė qė e kalon 20 herė peshėn e tyre trupore dhe njėherazi tė fluturojnė me njė shpejtėsi tė jashtėzakonshme, pavarėsisht masės sė madhe qė mund tė ngarkojnė. Nėse njeriu do tė kishte shpejtėsinė e milingonės nė kryerjen e veprimeve tė pėrditshme, bota do t‘i ngjante njė fushe tė madhe hipizmi.
Milingonat nuk kanė aftėsi pėrtypėse, ndaj ushqimin thjesht e thithin
Kanė dy stomakė: njė pėr tė tretur ushqimin e tyre dhe tjetrin nė funksion tė milingonave tė tjera nė koloni, pra pėr tė mbajtur dhe transportuar lėndėt ushqimore nga njė vend nė tjetrin.
Milingonat janė jashtėzakonisht tė rregullta dhe tė pastra. Brenda njė kolonie ekzistojnė milingona punėtore, detyra e tė cilave ėshtė vetėm ajo e nxjerrjes jashtė vendit tė banimit e plehrave dhe e mbeturinave