Facebook mė nė fund ofroi njė zgjidhje sesi tė parandaloni qasjen e parregullt tė dikujt tjetėr nė llogarinė tuaj gjersa ju po shfrytėzoni njė wireless qė nuk ka masa sigurie, siē ėshtė njė fjalėkalim.

Facebook mė nė fund ka ofruar njė opsion pėr pėrdorimin e protokollit tė enkriptuar HTTPS, njė veēori qė do tė filloj tė vihet nė funksion qysh prej ditės sė sotme por nuk do tė finalizohet edhe gjatė javėve nė vazhdim. Nėse ju lexues tė Lirenti.com e shihni kėtė opsion, vėreni nė funksion menjėherė! Ndikimi nė performancė ėshtė shumė i vogėl – Gmail, qė njihet pėr shpejtėsinė e tij, pėrdor HTTPS pėr ēdo gjė – ndėrsa rėndėsia e tij ėshtė se llogaria juaj nė Facebook ėshtė e sigurt nga hajdutėt qė shfrytėzojnė njė rrjet wireless pa fjalėkalim apo me siguri tė dobėt.

Keni kujdes edhe ju pėrdorues tė Facebook nė Kosovė sepse shpesh po ndodh tė hasim nė pika wireless tė cilat kanė njė fjalėkalim shumė tė lehtė apo nuk kanė fjalėkalim fare. Kjo gjė mund tė keqpėrdoret me lehtėsi nga kushdo qė ka pak njohuri tė kompjuterit, duke shfrytėzuar njė shtojcė pėr shfletues tė internetit qė quhet FireSheep.

Normalisht, Facebook dėrgon kredencialet tuaja tė qasjes nė shesh pa ndonjė lloj enkriptimi. Kalimi nė HTTPS ėshtė i rėndėsishėm sepse siē e thamė shtojca Firesheep e ka bėrė jashtėzakonisht tė lehtė pėr kėdo, qė shfrytėzon tė njėjtin rrjet wireless pa fjalėkalim sikur ju (nė kafene apo konferenca), qė tė shikojė kredencialet tuaja dhe tė qaset me lehtėsi nė llogarinė tuaj. Njė bloger nė njė Starbuck Caffe nė Nju Jork ishte nė gjendje tė vjedh 20 deri nė 40 identitete tė Facebook pėr mė pak se gjysmė ore. HTTPS zgjidh kėtė problem duke enkriptuar cookies tė kyējes suaj dhe tė dhėnat tjerat; nė fakt zbuluesi i Firesheep e ka krijuar softuerin qė tė inkurajojė kompanitė si Facebook qė mė nė fund tė kyēin si duhet sistemet e tyer.

Juve ju kėshillojmė qė pasi tė kyēeni nė Facebook tė kėrkoni pėr HTTPS duke shkuar tek “Account Settings” (Karakteristikat e llogarisė), pastaj tek “Account Security” (Siguria e llogarisė) dhe mė pas duke kėrkuar pjesėn “Secure Browsing” – kuptohet nėse e gjeni. Unė gjeras po shkruaja kėtė artikull nuk e gjeta kėtė veēori tė sigurisė, por padyshim ajo do tė jetė e pranishme edhe nė llogarinė time e gjithashtu edhe nė llogarinė tuaj gjatė ditės sė sotme, sepse kėshtu edhe e ka konfirmuar Facebook.


Realisht HTTPS nuk do tė duhej tė ishte veēori opsionale por veēori automatike pėr tė gjithė pėrdoruesit e Facebook, tė cilėt tani e tutje do tė duhet tė futen nė labirintin e menyve pėr ta gjetur atė. Shpresojmė se HTTPS do tė bėhet veēori e menjėhershme e aktivizuar pėr tė gjitha llogaritė, pėr shkak tė asaj qė njerėzit nuk kanė vetėm fotografi intime nė kėtė rrjet social por edhe kredenciale nė ueb faqe tjera, por duke pasur parasysh natyrėn e Facebook pėr kėsi ēėshtje, pėrdoruesit e Facebook ėshtė mė mirė tė reagojnė vet sesa tė presin qė ky rrjet tė implementojė masa tė duhura tė sigurisė. /pcworldalbanian