Makina e re me tė cilėn Ferrari do tė garojė nė Botėrorin e vitit 2011, e quajtur F150, u prezantua pak minuta mė parė nė Maranello, Itali.
Emri F150 ėshtė vendosur pėr tė nderuar Italinė, e cila gjatė kėtij viti do tė festojė pėrvjetorin e 150 tė bashkimit. Ndonėse ėshtė njė evolim i makinės sė vitit tė shkuar, Ferrari 2011 do t’i ngjajė mė shumė njė makine tė dekadės sė viteve 1990.
”Kokėkuqja” ka braktisur dizenjon e saj tė ulėt, duke ofruar njė makinė mė tė ngritur se ajo e njė viti mė parė. Diēka tjetėr qė bie nė sy ėshtė njė flamur i madh italian mbi makinė.
Shefi i dizenjimit tė F150, Nicolas Tombazis, deklaroi: “Ndryshimi mė i madh qėndron nė faktin se ėshtė ngritur pjesa e pėrparme. Shasia dhe amortizatorėt do ta mbajnė makinėn mė lart mbi tokė.
Ka ndryshuar edhe pjesa e difuzorit, ndėrsa sistemi KERS ėshtė mė i vogėl, por mė i efektshėm. Kėndi i shikimit tė pilotit do tė jetė pak mė i lartė. Tė gjithė kėto ndryshime i bėmė duke patur parasysh disa probleme qė kishte makina e vitit tė shkuar”.
F150 do tė jetė edhe njė model mė ekonomik se ai i njė viti mė parė, pasi do tė jetė nė gjendje tė pėrdorė mė pak benzinė, pėr tė njėjtėn distancė. Ndryshimi ėshtė bėrė i mundur falė disa modifikimeve nė motor dhe gomave tė reja Pirelli, tė cilat favorizojnė njė konsum mė tė ulėt.