1. Rregullojeni hapėsirėn e punės
Mjafton qė tavolinėn tuaj ta zbukuroni me lule, fotografi tė partnerit tuaj apo miqve apo me ndonjė dekorim qė e keni tė tepėrt nė shtėpi, dhe i cili nė punė do tju krijonte atmosferė mė relaksuese. Llamba me vaj eterik, livandė qetėsuese apo mente nxitėse do tė zbusin ajrin e mbushur me tension dhe ditėn tė mbushur me obligime.
2. Regjistroni njė kurs nė kohė tė lirė
Ėshtė vėshtirė tė mos mendoni pėr problemet e punės, madje edhe kur fizikisht nuk jeni atje. Zgjidhni njė kurs tė gjuhėve tė huaja, tė punimit tė bizhuterive apo ndonjė aktivitet tjetėr kreativ me tė cilėt do tė kishit pėrmbushur kohėn e lirė dhe do ta kishit zėnė mendjen me diēka qė nuk ėshtė pjesė e jetės suaj profesionale.
3. Njihuni me kolegėt e rinj
Nėse kolegia juaj mė e mirė e cila ka qenė edhe krah pėr tė qarė ka shkuar nė njė punė tjetėr, mos u tėrhiqni nė vete. Buzėqeshni koleges nė korridor apo filloni komunikimin nė bufe, ndoshta pikėrisht rekomandimi pėr sallatė ėshtė fillim i njė miqėsie tė re nė punė.
4. Dilni nga zyra
Shfrytėzojeni pauzėn tuaj pėr drekė. Edhe nėse hani nė tavolinėn tuaj tė punės, ēka nuk rekomandohet shumė, ato 30 minuta shfrytėzoni pėr njė shėtitje relaksuese apo njė kafe tė shpejtė me kolegė. Pak ajėr i pastėr dhe bisedė e paobligueshme do tė pastrojė kokėn tuaj dhe pėr pak kohė do tju largojė nga puna ndaj sė cilės jeni pėrkushtuar.
5. Pėrgatitni strategjinė pėr dalje
Nėse me tė vėrtetė urreni ēdo pjesė tė punės suaj, pėrcillni konkurset pėr punėsim dhe paraqituni nė ta. Rregulloni CV-nė tuaj, plotėsojeni me informata tė reja dhe kontrolloni webfaqet qė u kushtohen vendeve tė lira tė punės. Sigurisht, tėrė kėtė bėjeni nga shtėpia qė punėdhėnėsi juaj tė mos paraprijė me largimin pėrfundimtar nga kompania, pjesė e sė cilės nuk dėshironi tė jeni mė.