Ata qė bėjnė politikate e internetit pritet qė gjatė javėes sė ardhshme tė paraqesin njė lajm tė cilin e kanė parashikuar pėr vite me radhė. Deti i adrsave IPv4 ėshtė shterrur!
Nė momentin ku adresat IPv4 do tė jenė shpėrndarė tėrėsisht, operatorėt do tė jenė nė gjendje qė tė marrin pėrsipėr vetėm adresa tė reja qė pėrkrahin teknologjinė e zėvendėsimit tė njohur si IPv6, e cila nė kthim nė funksionon me protokollin e tanishėm tė internetit, IPv4.


IANA (Internet Assigned Numbers Authority) dhe NRO (Number Resource Organization) besohet se janė duke u pėrgatitur qė tė martėn tė dalin me njė deklaratė qė do tė thotė se tė gjitha adresat e mbetura IPv4 janė dorėzuar pranė Regjistrave Regjional tė Internetit (RIR).

Nė kthim regjistrat do tė dėrgojnė adresat e mbetura IPv4 tek operatorėt pėrkatės gjatė muajve nė vazhdim. Secili regjistėr do tė pėrfitojė njė bllok prej 16.7 milion adresave IPv4 qė do tė shėrbehen drejt atyre qė vijnė tė parėt, pėrkatėsisht drejt atyre qė demonstrojnė se kanė nevojė pėr to.

Brenda disa muajve, pesė regjistra regjional pritet tė mbesin pa adresa IPv4. Vėzhguesit e industrisė presin qė Asia Pacific Network Information Center (APNIC) tė jetė organi i parė qė do tė mbetet pa adresa, ndėrsa i fundit qė do tė mbetet pa adresa do tė jetė Regjistri Afrikan pėr Resurse tė numrave tė Internetit.

“Kjo qė po ndodh ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme” tha Fred Baker, njė zyrtarė pranė CIsco i cili udhėheq Task Forcėn e grupit punues operativ tė inxhinierėve tė internetit pėr IPv6. “Nuk ėshtė fundi i PV4 si njė biznes, pasi qė RIR dhe numrat e tyre kanė njė furnizim me tė cilin do tė punojnė gjatė muajve nė vazhdim, dhe interneti IPV4 do tė vazhdojė tė jetė nė funksion edhe pėr vitet tjera nė vazhdim. Por qartė ėshtė fillimi i njė fundi pėr IPV4”.

Operatorėt e internetit duhet qė tė pėrgatiten menjėherė pėr tė bėrė tranzicionin drejt iPv6 , pėr shkak se aty nė fakt do tė jenė tė hollat e menēura. “Comcast, Google, Facebook dhe Youtube kanė bėrė njė deklaratė tė cilėn CIO-tė duhet ta ndjekin. E ardhmja e bizneseve tė tyre nė internet varet nga zhvillimi i pėrkrahjes pėr IPv6”.

John Curran, president dhe CEO i ARINI, ka paralajmėruar kompanitė nė SHBA, agjencitė qeveritare dhe organizatat tjera qė ueb faqet e tyre publike tė bėhen gati pėr pėrkrahjen e trafikut IPv6 para fundit tė vitit 2011. Curran ka thėnė se presioni do tė jetė mbi operatorėt e rrjetit nė momentin kur regjistrat regjional do tė mbesin pa adresa IPv4.

IPv4 ėshtė krijuar para 30 vitesh dhe sjell me vete njė skemė tė adresave prej 32 bit dhe mund tė pėrkrahė pėrafėrsisht 4.3 miliard pajisjes tė lidhur direkt nė internet . Komuniteti i inxhinieringut tė internetit ka paralajmėruar operatorėt e internetit pėr mė shumė se njė dekadė se do tė vie dita kur do tė shpenzohen adresat IPv4. Ata kanė pėrgatitur njė avancim tė quajtur IPv6 qė veēohet me skemė tė adresimit prej 128-bit dhe mund tė pėrkrahė mė shumė pajisje – (deri nė fuqinė e 128-tė). IPv6 gjithashtu ka njė sistem sigurie tė integruar nė tė tė quajtur IPsec dhe ėshtė mė i lehtė pėr tu menaxhuar pėrmes pajisjeve pėr autokonfigurim.

Nė bazė tė raporteve diku rreth 99.95% e internetit ėshtė trafik me IPv4 ndėrsa pjesa tjetėr e mbetur ėshtė me IPv6.

“Nuk ka rizė, por duhet tė merren veprime nė mėnyrė qė interneti tė vazhdojė tė rritet” ka thėnė Russ Housley drejtor i IETF, pėr networkworld.com. “Tranzicioni drejt IPv6 kėrkon vėmendjen e prodhuesve, ISP-ve, CEO-ve, administratorėve tė sistemeve dhe rrjeteve, ofruesve tė pėrmbajtjeve dhe shumė tė tjerėve. E nė anėn tjetėr prindėrit apo fėmijėt madje as qė do ta hetojnė tranzicionin. Ata do tė vazhdojnė tė jenė tė mahnitur me mundėsitė e pafundme me rritjen e internetit” tha ai.

Kosova momentalisht ka tre ISP mė kryesor, IPKO, Kujtesa dhe Artmotion tė cilėt padyshim se duhet tė jenė gati pėr tė punuar nė kėtė drejtim dhe pėr tė pėrgatitur infrastrukturėn dhe pajisjet e tyre pėr tė pėrkrahur IPv6./pcworld.al