Anove, 2 shkurt – Penjtė e merimangės janė shumė tė forta, merimanga mund tė prodhojė perin e gjatė deri nė 200 metra, andaj kirurgėt dėshirojnė tashti tė shfrytėzojnė disa penj pėr qepjen e nervave tė kėputura te njerėzit.
Nė qendrėn mjekėsore tė Universitetit tė Hanoverit nė disa hapėsira speciale jetojnė nė qetėsi 30 deri 40 merimanga. Bėhet fjalė pėr llojin jug-amerikan “merimangėn e artė tė mėndafshit”.
Penjtė e merimangės janė shumė tė forta, nuk kėputen dhe pėr kėtė arsye shkencėtarė nga dega pėr kirurgji plastike kanė vendosur t’i shfrytėzojnė pėr qepjen e pėrfundimeve (skajeve) nervore.
Shefi i kėsaj dege, Peter Gogt me ekipin e tij dėshirojnė qė kėta penj t’i shfrytėzojnė pėr shėrimin e pacientėve qė kanė pėsuar nė aksidente, si pėr shembull me rastin e dėmtimit tė krahut me motoēikleta. Atyre pacientėve shpesh herė nuk mund t’iu kthehet shqisa e prekjes nė duar dhe gishta. Kurimi i tyre ėshtė i pasigurt sepse fijet nervore nuk munden tė ringjiten. Ndėrkaq, implementimi i perit tė merimangės nė krahun e pacientit do tė duhej t’iu “tregojė rrugėn” nervave pėr ringjitje.
Deri tashti testet janė kryer nė dele dhe ato janė treguar tė suksesshme. Sė shpejti prova tė tilla do tė bėhen edhe nė njerėz.