9 mėnyrat pėr t'i thėnė "jo" plakjes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19

    Talking 9 mėnyrat pėr t'i thėnė "jo" plakjes

    Receta Gatimi

    Ėshtė thėnė e stėrthėnė qė konsumimi i cigares dhe ekspozimi i gjatė nė diell pėrshpejtojnė procesin e plakjes. Por nėse doni tė ktheni orėn mbrapa, ose tė paktėn ta ngadalėsoni atė, mos anashkaloni edhe disa zakone tė tjera, nė dukje tė padėmshme, tė cilat mund t'i sabotojnė pėrpjekjet tuaja pėr tė qėndruar tė rinj.


    1. Flini vonė
    Puna gjatė ditės, angazhimet e tjera pas orarit tė punės apo edhe emisionet nė orėt e vona tė natės e shtyjnė orarin e gjumit. Kjo mund tė jetė shumė e dėmshme pėr shėndetin, pasi studimet e lidhin atė me presionin e lartė tė gjakut, diabetin, shtimin nė peshė dhe tė dukurit tė lodhur dhe mė tė mėdhenj nė moshė.
    Reagoni
    Nuk ėshtė e thėnė qė mund tė keni nevojė pėr 8 orė tė plota gjumi ēdo natė, por jepini mė shumė rėndėsi gjumit dhe trupi juaj do t'ju falėnderojė pėr kėtė. Nevojat pėr gjumė tė gjithsecilit janė tė ndryshme dhe pėr tė zbuluar se cilat janė nevojat tuaja, ekspertėt rekomandojnė qė tė hiqni alarmin e zgjimit dhe tė shikoni pėr sa orė gjumė ka nevojė trupi juaj.

    2. Keni dobėsi pėr ėmbėlsirat
    Njė dietė e pasur me sheqer prish linjat tuaja, por tashmė ekspertėt mendojnė se pėrveē kėsaj mund ta bėjė lėkurėn tuaj mė tė thatė dhe me rrudha. Pėrgjegjės pėr kėtė ėshtė procesi nėpėrmjet tė cilit sheqeri nė gjak u ngjitet proteinave, duke formuar proteina tė reja tė dėmshme. Sa mė shumė sheqer konsumoni, aq mė shumė kėto proteina shtohen, duke dėmtuar kolagjenin dhe elastinėn, tė cilat e ndihmojnė lėkurėn tė qėndrojė e tendosur dhe elastike, rrjedhimisht krijohen rrudhat. Kėto efekte fillojnė nė moshė 35-vjeēare dhe pėrparojnė shumė shpejt pas kėsaj moshe.
    Reagoni
    Nuk ėshtė e lehtė tė eliminoni tėrėsisht sheqerin, por ta kufizoni atė mund t'ju ndihmojė. Kini kujdes sidomos me sheqerin e shtuar "vjedhurazi" nė disa ushqime, pasi shumė ushqime tė pėrgatitura pėrmbajnė sasi tė konsiderueshme sheqeri, tė fshehura nėn emra tė tjerė nė listėn e pėrbėrėsve.

    3. Stresi i pėrditshėm
    Profesioni, ēėshtjet familjare e ekonomike shkaktojnė stresin e pėrditshėm, qė mbase mund tė duket normal. Stresi rrit pėrqendrimin e hormoneve kortizol dhe norepinefrinė nė gjak. Herė pas here, kjo mund tė jetė arsyeja pse shėrimi i njė sėmundjeje kėrkon njė kohė mė tė gjatė se normalja dhe pse zona tė trurit qė kanė tė bėjnė me tė lexuarit, kujtesėn dhe humorin, ndihen mė tė lodhura.
    Reagoni
    Stresi nuk ikėn asnjėherė plotėsisht, por ėshtė diēka qė mund ta menaxhoni. Njė frymėmarrje e thellė ėshtė njė antistres shumė i mirė. Gjeni kohė pėr kėtė tė paktėn dy herė gjatė ditės. Nuk ju merr mė shumė se dy minuta. Bėjeni nė mėngjes, para gjumit dhe sa herė qė ndiheni tė mėrzitur.

    4. Stėrviteni vetėm kur doni tė bini nė peshė
    Ushtrimet janė mė efektivėt kur ėshtė fjala pėr ta kthyer kohėn mbrapa, por shumė prej nesh nuk i kuptojmė pėrfitimet e tyre sepse i lidhim thjesht me rėnien nga pesha. Studimet tregojnė se tė qenėt aktiv nė mėnyrė tė pėrhershme lufton fenomenin "brain fog" (mungesa e pėrqendrimit, harresa), redukton inflamacionin, parandalon diabetin e tipit 2 dhe tė tjera gjendje kronike qė pėrparojnė me kalimin e kohės.
    Reagoni
    Mos i harroni nė dollap kėpucėt tuaja sportive. Zgjidhni sportin tuaj tė parapėlqyer si tė ecurit, ēiklizmin apo kėrcimi dhe pėrpiquni ta praktikoni pėr rreth 25 minuta nė ditė. Shtojini pak nga pak kėto minuta me kalimin e kohės dhe nėse ndonjė ditė nuk arrini dot ta bėni, mos e lini kėtė tė bėhet zakon. Vazhdoni sėrish tė nesėrmen.


    5. Pėrdorni shumė kufjet
    Asgjė nuk ju bėn tė dukeni mė tė plakur sesa kufjet nė vesh, teksa pėrgjigjeni "mė falni, si thatė?". Humbja e dėgjimit pėrparon ngadalė si rezultat i ekspozimit kundrejt qindra decibelėve nė vesh, shpesh tė pėrditshme, si i-Podėt, MP3-shėt apo edhe tharėset e flokėve.
    Reagoni
    Mbani sa mė tė ulėt volumin e i-Podit. Vini kufjet kur jeni pranė zhurmave tė tjera si mullinjtė elektrikė tė kafes apo korrėset e barit.


    6. Nuk takoheni me shoqėrinė
    Keni kohė qė nuk i keni takuar me miqtė tuaj, pėr shkak tė mungesės sė kohės? Studimet tregojnė se miqėsitė e mira ndihmojnė nė jetėgjatėsi dhe gjithashtu mund tė na ndihmojnė tė mbrohemi nga mbipesha, depresioni dhe problemet e zemrės. Ja pse ndihemi tė rimbushur me energji pas njė takimi me miqtė e dikurshėm tė shkollės.
    Reagoni
    Miqtė ju ndihmojnė tė qėndroni tė rinj. Nėse angazhimet e pėrditshme ju pengojnė, caktoni njė ditė tė veēantė pėr takimet me miqtė. Gjithashtu, nė ndihmė ju vijnė edhe rrjetet sociale si Facebook-u. Tė qėndruarit nė kontakt me miqtė ju ndihmon tė ndiheni mė afėr tyre.


    7. Hani fruta dhe perime, por jo ēdo ditė
    Me siguri e dini qė frutat dhe perimet, tė pasura me antioksidantė, ju ndihmojnė tė qėndroni tė rinj. Ato kanė tė ashtuquajturat radikale tė lira, tė cilat janė tė domosdoshme. Antioksidantėt qėndrojnė aktivė vetėm pėr pak orė dhe duhen marrė pėrsėri, kėshtu qė mos mendoni se jeni "karikuar" pėr gjithė javėn nėse hani njė sallatė tė bollshme tė hėnėn.
    Reagoni
    Pėr tė maksimizuar pėrfitimet nė luftėn kundėr moshės, konsumoni frutat dhe perimet ēdo katėr orė.


    8. Evitoni yndyrat
    Tė shmangni yndyrat si ato qė gjenden tek peshku, arrat apo vaji i ullirit ėshtė njė gabim. Njė prej tyre, acidi yndyror omega 3, konsiderohet yndyra antimoshė. Ai thelbėsor pėr mbrojtjen e trurit, zemrės, kockave dhe lėkurės. Studimet tregojnė se njė sasi mė e madhe e konsumuar e kėtyre yndyrave ndikon nė jetėgjatėsi.
    Reagoni
    Mbani mend qė rreth 20-35 pėr qind e kalorive ditore duhet tė vijnė prej yndyrave, kryesisht atyre tė shėndetshme, qė pėrmendėm mė lart.


    9. Nuk mbani mend herėn e fundit kur keni bėrė seks
    Seksi ju bėn tė ndiheni mirė dhe pėrmirėson humorin tuaj, por gjithashtu ėshtė shumė i mirė pėr shėndetin. Studimet tregojnė se njerėzit me njė jetė seksuale aktive kanė sistem imunitar mė tė fortė, mė pak dhembje, janė mė pak tė rrezikuar nga kanceri, kanė zemėr mė tė shėndetshme dhe mė pak stres. Dhe lajmi mė i mirė: mund t'ju bėjė tė dukeni mė tė rinj edhe mė shumė se 12 vjet.
    Reagoni
    Rizgjoni romancėn me partnerin, bėjeni vetė lėvizjen e parė. Nganjėherė partnerėt duan tė preken mė shumė e tė joshen mė shumė. Ēdonjėri dėshiron tė ndihet i dėshiruar.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Shum te verteta keto flm

  3. #3
    Postues Nderi 45% Maska e ulkina
    Anėtarėsimi
    Oct 2010
    Vendndodhja
    fier albania
    Postime
    2,657
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    shum te rendesishme sidmos e 6-a thnx marinel

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Tek dy te parat u dogja direkt

    E mendoni ndonjehere periudhen e plakjes?

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    e kam menduar vetem kur cova foton te ai programi ...dhe asnjeher tj

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    e kam menduar vetem kur cova foton te ai programi ...dhe asnjeher tj
    Hahaha! Ne fakt kame vene re se femrat e kane me shume problem se meshkujt!

  7. #7
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Pse duhet ti themi "jo"....c'do periudh moshe ka bukurine e saj...

    ndodhe qe te ndihesh plak edhe pse je ende i ri...ndodhe qe te jesh energjik edhe pse ke njefar moshe...eshte shpirti ai qe nuk duhet te plaket kurr!!

  8. #8
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Pse duhet ti themi "jo"....c'do periudh moshe ka bukurine e saj...

    ndodhe qe te ndihesh plak edhe pse je ende i ri...ndodhe qe te jesh energjik edhe pse ke njefar moshe...eshte shpirti ai qe nuk duhet te plaket kurr!!
    ajo eshte e pa evitueshme.....do vi patjeter , duam apo sduam ne.
    Po ta permiresosh cilesin e jetes tende....duke ndikuar drejtperdrejt ne shendetin tend , nuk esht asnjeher keq....

  9. #9
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    ajo eshte e pa evitueshme.....do vi patjeter , duam apo sduam ne.
    Po ta permiresosh cilesin e jetes tende....duke ndikuar drejtperdrejt ne shendetin tend , nuk esht asnjeher keq....
    Shmange sa te duash eshte ose gjenetike...ose nga jeta se si te vjen...po te erdhi me pak halle nuk plakesh kurr...po te erdhi me shume...plakesh para kohe

  10. #10
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Shmange sa te duash eshte ose gjenetike...ose nga jeta se si te vjen...po te erdhi me pak halle nuk plakesh kurr...po te erdhi me shume...plakesh para kohe
    jo moj motra se sjan veten 2 faktor te plakjes......jan me mijra.....
    sic e thash edhe me siper.....plakja do vi , nuk i shpetojm dot.......por mund ta ngadalesojm....dhe artikulli siper e tregon se si.Ka shum te bej stili i jeteses.....qe tek menyra e te ushqyerit...e deri tek koncepti per jeten......qe ne shqiptaret ne fakt nuk i kemi per kultur...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?
    Nga smocking2 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 02:00 AM
  2. Kush ka thene i/e para "te dua"?
    Nga ardona nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-07-2013, 12:16 AM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM
  4. Ja mėnyrat pėr tė qenė "tė virgjėr"
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2008, 07:59 PM