Pėrcjellės tė ngjarjeve sportive nga anembanė bota, nėse ende nuk e keni kuptuar atėherė duhet t’ju njoftomė ne se ueb faqja atdhe.net qė ofronte video-transmetime tė ngjarjeve tė ndryshme sportive, ėshtė bllokuar nga Departamenti i Sigurisė Shtetėrore i SHBA-sė, gjatė njė misioni qė kishte si synim thyerjen e faqeve qė po shkelnin tė drejtat autoriale.

Nė kuadėr tė listės sė domenėve tė konfiskuar nga ky departament janė edhe Channelsurfing.net, HQ-streams.com, HQstreams.net, Firstrow.net, Ilemi.com, Iilemi.com, Iilemii.com, Rojadirecta.org, dhe Rojadirecta.com.

Me mijėra njerėz, pėrfshirė edhe qytetarė nga Kosova e rajoni, kanė vizituar atdhe.net pėr tė shikuar ngjarje sportive tė drejtpėrdrejta tė pa pagesė. Sipas autoriteteve faqja ofronte qasje ilegale nė transmetime tė mbrojtura nė tė drejta autoriale dhe gjithashtu pėrfitonte pėrmes futjes sė reklamave nė kuadėr tė kėtyre transmetimeve.

Zyrtarė tė departamenteve pėrkatėse ligjore pėr mbrojtjen e tė drejtave autoriale kanė shprehur kėnaqėsinė e tyre me rastin e asaj qė ndodhi sot, e padyshim qė edhe ofruesit e shėrbimeve kabllore, si IPKO nė Kosovė qė ofron mbi 10 kanale tė dedikuara pėr ngjarje sportive, do tė jenė gėzuar ndaj kėtij fakti.

Por nė anėn tjetėr reagimet prej pėrdoruesve tė internetit anembanė botės nuk ishin edhe aq pozitive nė kėtė aspekt dhe shkurt pasi atdhe.net u pushtua nga forcat policore, u paraqitėn disa thashetheme se faqja ka kaluar nė domenin e ri atdhe.me, qė mė pas doli si jo e vėrtetė. Ndėrsa vet atdhe.net u paraqit me njė domen tė ri atdhenet.tv, duke paraqitur edhe njė koment qė thoshte se pasi autoritet policore tė bllokojnė njė ata do tė paraqesin katėr tė tjerė nė skenė. /pcworldalbanian