Harta e Greqisė deri nė Vlorė!!!


Skandali i hartės sė botuar nė “Historinė 6″ ku paraqiste kufijtė e Greqisė deri nė Vlorė, pas publikimit nė gazetėn “Shekulli”, ka shkaktuar reagime te forta jo vetėm tek historianėt, por edhe tek politikanėt.
Autori i “Historisė 6-tė” Ardian Papajani pohon se harta e pėrdorur pėr ilustrim nė kapitullin ku mėsohet “Lindja e Qytetėrimit Helen” ėshtė huazuar nga njė botim amerikan, qė ka tė njėjtėn ngjyrė jeshile nė pjesėn e Epirit dhe tė Ilirisė!

“Ishte njė hartė qė ndodhej nė njė libėr amerikan tė viteve ‘90-tė. Kishte njė ngjyrė tė tillė qė na ngatėrroi edhe neve. Libri ėshtė shkruar nga 2 profesorė tė nderuar amerikanė qė e kanė botuar pėr shkollat fillore”,- thekson Papajani.
Lapsus teknik nga shpejtesia, pretendon autori Papajani.. Ky ka qenė njė ndėr justifikimet e autorit tė “Historisė 6-tė”, Ardian Papajani.


Deklarata e tij nė kėtė mėnyrė ka nxjerrė njė tjetėr tė vėrtetė tronditėse, pasi duket se problemi nuk ėshtė vetėm se si e mėsojnė historinė shqiptarėt, por edhe se si e interpretojnė historianėt e huaj atė. Kėshtu autori i tekstit pohon se ėshtė bazuar nė historinė qė mėsojnė fėmijėt amerikanė nė SHBA.
“Ėshtė njė lapsus teknik qė ėshtė bėrė pa qėllim”,- ka deklaruar PapajaniSipas tij, nuk ka pasur asnjė qėllim tendencioz nė hartėn e botuar nė tekstin e “Historisė 6-tė”, pasi nė tė kundėrt kjo do tė ishte pasqyruar edhe nė tekst ku flitet pėr kėtė hartė.

“Nėse do tė ishte me tendencė, atėherė edhe fjalėt qė shpjegojnė hartėn nė tekst do tė flisnin pėr kufijtė e Greqisė qė shtriheshin deri nė Vlorė”, pohon ai, duke shtuar se gabime tė tilla kanė ndodhur edhe herė tė tjera.
Ndėrkohė shtėpia botuese ka sqaruar, se gabimi ėshtė kapur nė kohė nga Ministra e Arsimit, dhe tashmė tekstet e nxjerra nė qarkullim janė ndryshuara. Kėshtu nė faqen 42 tė librit nuk figuron mė harta qė ngjalli reagime tė ashpra mes historianėve. Megjithatė nuk dihet nėse kjo do tė ndodhte nėse nuk do tė ishte bėrė publike harta qė shtrinte territorin grek deri nė Vlorė.