Receta Gatimi

Patentė pėr Alonson nė Shqipėri


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Patentė pėr Alonson nė Shqipėri

    "Fiks Fare" nxjerr patentė pėr Alonson



    Gazetarėt e emisionit satirik nxjerrin nė Gjirokastėr dokumentin fals pėr ish-kampionin e Formula 1

    Ish-kampioni i botės nė Formula 1, Fernando Alonso, ėshtė pajisur me patentė shqiptare kombėtare dhe ndėrkombėtare. Gazetarėt e "Fiks Fare" kanė pajisur me leje qarkullimi ndėrkombėtare dhe kombėtare ish-kampionin e botės nė Formula 1. Nxjerrja e kėsaj patente ishte mjaft e thjeshtė. Gazetarėt e "Fiks"-it shkuan nė disa autoshkolla. Nė njėrėn prej tyre gjetėn edhe njė sekser, i cili merrte pėrsipėr nxjerrjen e patentave pėr drejtim makine pa u paraqitur fare nė provim dhe pa bėrė asnjė ditė kurs. Gjatė bisedės me sekserin, u mėsuan edhe ēmimet e tregut, kuptohet me pagesa qė bėhen nėn dorė. 70 mijė lekė tė reja kushton nxjerrja e njė patente pėr njė person, i cili nuk bėn asnjė ditė kurs, por duhet tė paraqitet nė provim. Paraqitja nė provim ėshtė sa pėr sy e faqe, sepse ēfarėdo qė tė shkruajė nė fletėn e provimit, patentėn e ka tė marrė. Por nėse preferon tė mos paraqitet fare nė kurs, i duhet tė paguajė mė shumė pėr tė marrė patentėn. Dhe pėr kėtė nevojiten 100 mijė lekė tė reja. Sekseri merr pėrsipėr nxjerrjen e patentės nė tė dyja variantet. Sigurisht, nėse je nė gjendje tė paguash. Patenta qė "Fiks Fare" i nxori Fernando Alonsos pėrmban fotografinė e tij, por me gjeneralitete tė tjera. Vendlindja e tij ėshtė Gjirokastra. Alonso ėshtė 27 vjeē.


    Kamera e fshehtė


    Falsifikatori: Si i keni hallet? Kush interesohet pėr njė djalė..., pėr njė me mbiemėr Miho apo jo?

    Fiksi: Jo, jo.

    Falsifikatori: Hė. Pėr kė e ke?

    Fiksi: Kam njė vėlla. Pėr njė patentė.

    Falsifikatori: Po. Ku ėshtė vėllai?

    Fiksi: Nė Greqi. Nuk vjen. Ka ca probleme.

    Falsifikatori: Pa personin nuk flas dot fare.

    Fiksi: Nuk vjen dot ai...

    Falsifikatori: Vetėm emėr, mbiemėr, firmė. Edhe njė herė: 700 mijė ėshtė tė vijė vetė personi, ta shikojė vetė nė fytyrė.

    Fiksi: Po.

    Falsifikatori: Njė milion qė tė mos vijė fare. Sepse ka edhe njė gjė, kusht sigurie. Gishti presupozon qė nuk vodha unė, por vodhi ai. Gishti futet nė patentė.

    Fiksi: Po.

    Falsifikatori: Gjaku, grupi... Kėshtu qė, nė kėto kushte unė flas kėshtu. Po mė dėgjove mua, regjistroje, t‘i vėmė mandat-pagesėn e regjistrimit, dyqind e pesė mijė lekė. Faturė shtetėrore. Nuk erdhi, lekėt i merr. Erdhi..., i shikon fytyrėn. Kėshtu siē them unė, me certifikatėn, hedh emėr, mbiemėr, firmėn... je i larguar me 700 mijė lekė. Tė jetė zero zero.

    Fiksi: Duam qė t‘i dėrgojmė patentėn. Nuk bėhet gjė?

    Falsifikatori: Nuk kam.

    Fiksi: Ndonjė nga kėto...

    Falsifikatori: False? Bėhet. Por ashtu ėshtė muhabeti. Unė jap origjinale.

    Fiksi: Sa?

    Falsifikatori: Nuk e di kush ka qenė ai dashamirės qė tė ka dhėnė ty emrin, por shiko se mos lakohet emri im nė ndonjė vend, se mė fute nė burg. Ta them me shpirt. Nuk njihemi, por unė tė respektoj si moshė, si njeri qė vjen me adresėā€¦ nuk e di, ndonjė dashamirėsi im ka qenė ai qė tė ka dhėnė numrin, por po tė them pastėr dhe me sinqeritet. Tė dhashė patentėn, bashkė nuk njihemi.

    Fiksi: As mos ki merak.

    Falsifikatori: Kėshtu qėā€¦ Ajo punė bėhet qė nuk ka pikė qė ta dallojė. Kartoni nga ato me ngjyra.

    Fiksi: Ato qė kanė bėrė tani.

    Falsifikatori: Ato qė kanė dalė tani. Me tė gjitha koeficientet qė ka. Ajo do tė ketė numrin e kėtij e do thotė, i bije kompjuterit 0754... Mė jep njė karton tė ri Astrit! Njė patentė ta shikoj njė ēikė.

    Astriti: Patentė?

    Falsifikatori: Njė patentė tė re.

    Fiksi: Nėse ia dėrgojmė nė Greqi?

    Falsifikatori: Pėr nė Greqi ajo tė nderon. Patentėn e vogėl dhe njė ndėrkombėtare, numrin e sė voglės tė ketė edhe e madhja..., ajo tė nderon. U lamė. Origjinal siē ėshtė kjo. Nuk ka asnjė presje mangėt. Kėtė kopertinė, kėto tė dhėna. Dy fotografi dhe tė dhėnat. Emėr, mbiemėr, ēfarė ka kėtu.

    Fiksi: Certifikatė duhet?

    Falsifikatori: Duhet certifikatė. Dua emėr, mbiemėr siē e thotė ky.

    Fiksi: Tė dhėnat e personit.

    Falsifikatori: Dhe unė, me tė dhėnat e kėtij do tė vė emrin e atij dhe fotografinė. Nė fotografi duhet tė dalė kėshtu, e zvogėluar tė jetė fytyra e tij, qė ta shikojė polici dhe tė thotė ‘po ky qenka‘. Dy llafe. Ēfarė klasi e do ai? B, C? Ēfarė e do ai? B ėshtė vetura, C vihet nė njė germė tjetėr, presupozon kamionin. Unė them regjistrojeā€¦ Do ta regjistrosh, po tė them, do tė mbash kontakt me mua, tė them unė hajde. Kur tė them unė hajde do tė thotė qė ai duhet tė vijė. Ta shikoj. Ja certifikataā€¦ E shikon. Hidh firmėn, i thotė, gishtin dhe ik. Mbaroi filmi. Me kaq lekė sa tė thashė unė. 700 mijė lekė me regjistrim, me karton, me atė tė komisionit, me ēfarė janė dhe nuk janė.

    Fiksi: Vihet nga Tirana?

    Falsifikatori: Vihet nga Tirana. Pretendohet qė njė shoku im tė vihet drejtor. Sot ka vajtur ēanta nė Tiranė me lekė. Siē e ka ai. Hidhen nė erė ato. Bram. Bjer tė dhėnat. Pėr 24 orė e ke. Sot ma dhe, nesėr e ke.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Patentė pėr Alonson nė Shqipėri

    wow prit per me mire por gjera sa me habitura ndodhin

    *duhet te bejme dicka

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Apple paralajmėron patentė tė re
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2011, 09:49 AM
  2. Shqiperi
    Nga argjent23 nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 11:24 PM
  3. Kalon testin pėr patentė shofer pas 950 tentimesh
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2009, 07:08 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2009, 08:30 PM