INTERPOLI/ Persona nė kėrkim nga policia, tė ekstraduarit


Tė kėrkuarit me operacion plastik nė fytyrė





Jo rrallėherė i ka ndodhur zyrave tė Interpolit nė shtetet e huaja, qė emrat e tė kėrkuarve shqiptarė t’u mbeten nė skeda tė futura nė sirtarė. Kjo, jo pėr faktin se nuk kanė mundur profesionalisht tė bėjnė punėn e tyre, porse rafinimi i veprimtarisė shqiptare ka shkuar deri aty sa ndryshimi i identitetit tė mbetet njė fshehje foshnjarake, pėrballė njė veprimi tjetėr.

Quhet operacion plastik dhe kur u arrit pėr herė tė parė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mjekėt thanė se bėhet vetėm pėr estetikė, vetėm pėr t’u dukur i bukur, e vetėm pėr tė hequr mėnjanė ca vite jetė, tė paktėn nė sy tė tė tjerėve. Por dalėngadalė teknologjia alla amerikane ndryshoi edhe destinacion. Nė punė e vunė edhe tė kėrkuarit, tė cilėt mundohen t’u shpėtojnė policisė, por jo vetėm ata matanė Atlantikut.

Sipas njė raporti tė zyrės sė Interpolit nė Ministrinė e Brendshme, bėhet e ditur se shumė tė kėrkuar shqiptarė kanė kryer operacione plastike nė fytyrė. Duke i shtuar kėsaj edhe ndryshimin e identitetit, ata i kanė shpėtuar prangave.

Numri i tė kėrkuarve

Zyra e Interpolit nuk jep emra konkretė pėr ata qė i kanė shpėtuar arrestimit. Por policia ka shpallur nė kėrkim 2100 persona. Kėta tė fundit akuzohen pėr vepra tė ndryshme penale. Ndėrkohė, tė njėjtat burim pohojnė se janė identifikuar disa persona nė kėrkim, madje edhe vendndodhjet e tyre, por mbahen nė sekret tė plotė, pikėrisht pėr efekt tė kėtij kėrkimi.

Deri tani ka tė dhėna nė rrugė operative pėr disa prej tyre. Tė njėjtat burime flasin se ata qėndrojnė nė disa shtete perėndimore si nė Itali, Greqi e deri nė Spanjė. Por, pikėrisht nga frika e identifikimit dhe arrestimit, ata nuk qėndrojnė nė qendra tė mėdha urbane, por nė zona tė thella dhe nė fshatra qė kanė shumė pak banorė.

Bėhet fjalė pėr persona qė kanė vrarė nė Shqipėri dhe kanė mbi supe njė akuzė qė minimumi mund tė arrijė 25 vjet burg nga gjykatat. Ndėrkohė, nga zyra e Interpolit pėr kėtė vit janė ekstraduar 40 persona. Kėta tė fundit kanė mbėrritur nė Shqipėri nga vende tė ndryshme, duke filluar nga Kosova dhe deri nė SHBA.

Analizat e AND-sė nuk i hyjnė nė punė policive tė shteteve tė huaja
Analiza e gjakut qė identifikon njeriun duket se pėr disa tė kėrkuar nuk hyn nė punė. Ata i shmangen kalimit tė kontrolleve nė aeroporte, nė dogana, nė stacione policie e tė tjerė. Kėshtu qė e kanė mė tė lehtė pėr t’iu shmangur njerėzve me uniformė. Kėsaj i shtojnė edhe ndonjė martesė me ndonjė vajzė vendase dhe e humbasin fare identitetin. Tė dhėnat flasin se madje edhe vendin nga ata vijnė nuk e thonė mė se ėshtė Shqipėria.

Shtetet ku fshihen tė “plastifikuarit”

Vendi i parė ėshtė Greqia, pikėrisht aty ku jetojnė mbi 600 mijė shqiptarė. Madje, sipas tė dhėnave statistikore, nė shtetin fqinj jugor janė tė strehuar shumica e “ilegalėve”. Tė dhėnat flasin se ata janė strehuar nė disa ishuj jugorė, nė kufi me Turqinė pėr tė pasur sa mė shumė punė me patriotėt shqiptarė nga edhe mund tė spiunohen dhe demaskohen.

Nė vend tė dytė ėshtė Italia. Nė Apenine qėndron kategoria e dytė e tė kėrkuarve me operacion plastik. Fshihen nė zonat jugore dhe nė gadishullin e Sicilisė dhe janė tė inkuadruar edhe nė fijet e mafies. Pjesa e tretė ndodhet nė Spanjė, njė vend ekzotik pėr emigrantėt shqiptarė.
Vendi me 35 milionė banorė ka avantazhin se nuk ėshtė i frekuentuar, vendndodhja e tij ėshtė larg Shqipėrisė dhe nuk ka asnjė afėrsi. Ndėrkohė ka edhe disa vende tė tjera, si nė gadishullin Skandinav, nė pjesėn ekstreme tė Evropės Lindore, si nė Moldavi, Armeni e ndonjė shtet tjetėr. Por ato janė tė papėrfillshme.

Te dhena

Operacionet plastike kohėt e fundit janė tė preferuarit e personave qė janė shpallur nė kėrkim nga policia

Veprat penale qė akuzohen personat nė kėrkim kanė nė Kodin Civil njė dėnim nga 25 vjet burg deri nė burgim tė pėrjetshėm

Shtetet ku fshihen tė kėrkuarit janė: Spanja, Greqia, Moldavia, Italia, si dhe vende tė tjera

Vendet ku qėndrojnė tė kėrkuarit, tė cilėt qėndrojnė nė kėto shtete janė vende tė thella si fshatra, por edhe qytete jo shumė tė banuara

Analiza e ADN-sė ėshtė njė nga mėnyrat qė policia tė mund tė bėjė tė mundur identifikimin e personave nė kėrkim



Ēfarė janė operacionet plastike

Operacionet plastike janė ndėrhyrjet kirurgjikale nė njė pjesė tė fytyrės ose trupit, me qėllim ndryshimin e saj. Nė Shqipėri ende nuk ka marrė “hov” kirurgjia plastike.
Kjo, pasi gjinia e kėtyre operacioneve ka vetėm 15 vjet qė ka hyrė nė vendin tonė. Ndėrkohė, para viteve ‘90 nė vendin tonė kur flisje pėr kirurgji plastike nėnkuptohej vetėm ndėrhyrja pėr tė rregulluar mangėsitė e flokėve apo ndonjė defekt tė lehtė tė lėkurės aty ku djegia nuk ishte e thellė dhe e gjerė.

Sipas specialistėve, megjithėse nė vendin tonė bėhen disa lloje operacionesh plastike, ende kjo fushė mbetet e palėvruar. Kėshtu, ndėrsa nė vendet e tjera tė botės kirurgjia plastike nuk pėrdoret vetėm pėr efekt estetik, por edhe pėr “maskime” nė Shqipėri ajo ende s’ka kapėrcyer nivelin mesatar.

Nė Shqipėri, operacion plastik nė hundė

Nė Shqipėri mund tė realizohet vetėm operacioni plastik nė hundė, pasi nė fytyrė nė vendin tonė ende nuk ka mbėrritur teknologjia. Operacionet kryhen me anestezi gjenerale ose tė pjesshme.
Pacienteve u intereson mė shumė e para, ndėrsa doktorėt kanė mė tė preferuar anestezinė e pjesshme, sepse ka me pak rrjedhje gjaku dhe mė lehtėsi nė procedurat e ndėrhyrjes. Por nuk mund tė lėmė mbrapa as ēmimet e kėtij operacione qė vitet e fundit ka dalė nė modė pėr shqiptarėt. Por, tani nė pavijonin e plastikės nė qendrėn spitalore universitare “Nėnė Tereza” bėhen operacione plastike edhe tė veshėve, buzėve e gjoksit.

Te ekstraduarit per vitin 2005

1. Alketa Shaqiri ėshtė ekstraduar nga Greqia, dėnuar me 15 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė trafikimit tė fėmijėve

2. Shaban Gashi ėshtė ekstraduar nga Tirana pėr nė Kosovė, sepse ishte i kėrkuar pėr veprėn penale tė vrasjes

3. Ramiz Dusha ėshtė ekstraduar nga Italia, sepse ishte i kėrkuar pėr veprėn penale tė vrasjes

4. Gėzim Dedje ėshtė ekstraduar nga Italia, sepse ishte dėnuar me 7 vjet burg pėr shfrytėzim tė prostitucionit nė rrethana rėnduese

5. Klodian Lato ėshtė ekstraduar nga Greqia, sepse ėshtė dėnuar me 8 vjet burg pėr shfrytėzim prostitucioni nė rrethana rėnduese

6. Gėzim Marku ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 10 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vjedhjes me armė

7. Lefter Licka ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 15 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vrasjes

8. Klodian Shehu ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 7 vjet e 7 muaj heqje lirie pėr veprėn penale tė trafikut tė drogės

9. Besnik Plaku ėshtė ekstraduar nga Greqia, ishte i kėrkuar pėr plagosje tė rėndė

10. Arben Memolla ėshtė ekstraduar nga Greqia, ishte dėnuar me 15 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vrasjes

11. Valmir Shaqiri ėshtė ekstraduar nga Greqia, sepse ishte dėnuar me 18 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė trafikut tė fėmijėve

12. Astrit Shaqiri ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 15 vjet burg pėr veprėn penale tė trafikut tė fėmijėve

13. Dashamir Kica ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 17 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vrasjes me dashje

14. Aurel Prifti ėshtė ekstraduar nga Greqia, sepse ishte dėnuar me 5 vjet burg pėr vrasje me dashje tė mbetur nė tentativė

15. Sajmir Tėrkuqi ėshtė ekstraduar nga Italia, sepse ishte dėnuar me 11 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vrasjes

16. Maltin Musaj ėshtė ekstraduar nga Greqia, sepse ishte dėnuar me 17 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vrasjes me dashje

17. Arian Ndėrvataj ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 12 vjet burg pėr veprėn penale tė vrasjes sė mbetur nė tentativė

18. Selim Sina ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 25 vjet burg pėr vjedhje me armė, me pasojė vdekjen

19. Kasandėr Noga ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me burgim tė pėrjetshėm pėr veprėn penale tė vrasjes

20. Sajmir Tėrkuqi ėshtė ekstraduar nga Greqia, ishte dėnuar me 25 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vrasjes me paramendim

21. Petrit Marku ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte i kėrkuar pėr veprėn penale tė vrasjes

22. Afron Vrusho ėshtė ekstraduar nga Belgjika, sepse ishte i kėrkuar pėr veprėn penale tė shfrytėzimit tė prostitucionit

23. Llesh Prenga ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte i kėrkuar pėr veprėn penale tė vrasjes

24. Pashk Ndoj ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte i kėrkuar pėr veprat penale tė vrasjes me paramendim dhe armėmbajtjes pa leje

25. Fatmir Kuēi ėshtė ekstraduar nga SHBA-ja, sepse akuzohet pėr veprėn penale tė trafikut tė lėndėve narkotike

26. Shkėlqim Sula ėshtė ekstraduar nga Kosova, ishte dėnuar me burgim tė pėrjetshėm pėr veprėn penale tė vrasjes

27. Latif Balla ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 6 vjet burg pėr vjedhje me dhunė nė bashkėpunim dhe mbajtjes pa leje tė municioneve luftarake

28. Buran Aliraj ėshtė ekstraduar nga Greqia, ishte dėnuar me 25 vjet burg pėr vrasje me paramendim dhe armėmbajtje pa leje

29. Ferdinant Sula ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 20 vjet burg pėr veprat penale tė vrasjes dhe armėmbajtjes pa leje

30. Asqeri Radeshi ėshtė ekstraduar nga Greqia, ishte dėnuar me 20 vjet burg pėr vrasje, plagosje dhe armėmbajtjes pa leje

31. Nazif Lleshi ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar me 9 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vjedhjes me dhunė

32. Arben Haxhihyseni ėshtė ekstraduar nga Italia, ishte dėnuar 25 vjet pėr vrasje me dashje nė bashkėpunim dhe plagosje tė rėndė me dashje

33. Besnik Luca ekstradohet nga Italia, sepse ishte dėnuar me 25 vjet heqje lirie pėr veprėn penale tė vrasjes me paramendim

34. Bujar Salija ėshtė ekstraduar nga Greqia dhe dėnuar me 20 vjet burg pėr vrasje me dashje

35. Ilirjan Lalaj ėshtė ekstraduar nga Rumania, ėshtė dėnuar me 6 vjet pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit, me pasojė vdekjen

36. Perikli Fushtani ėshtė ekstraduar nga Greqia, ėshtė dėnuar me 5 vjet pėr plagosje

37. Zarif Konjuri ėshtė ekstraduar nga Gjermania, ėshtė dėnuar 20 vjet pėr veprėn penale tė vrasjes me dashje

38. Shkėlqim Sula ėshtė ekstraduar nga Kosova, sepse ishte nė kėrkim pėr vrasjen e njė polici

39. Saimir Petani ėshtė ekstraduar nga Italia, sepse ishte dėnuar me 25 vjet heqje lirie, pėr vrasjen e Romeo Beqiri

40. Bashkim Xhika ėshtė ekstraduar nga Anglia, sepse ishte dėnuar me 13 vjet burg pėr grabitje tė pasurisė sė tjetrit





Aulona KADILLARI