Gjatė ditės sė sotme, Wall Street Journal ka deklaruar se Facebook dhe Google kanė filluar bisedat preliminare pėr blerjen e mikro-blogut mė tė madh nė botė, Twitter.

Mirėpo, nė kėtė informacion nuk janė dhėnė shumė tė dhėna apo detaje tjera, ndėrsa WSJ nė artikullin e saj kryesisht ishte fokusuar nė vlerėn financiare tė Twitter, pėr tė cilėn konstatonte se sillej prej 8 deri nė 10 miliardė dollarė.

Shumė njerėz, kėtė lajm e kanė pranuar me rezervė, ndėrsa WSJ thotė se lidhur me kėtė i ka cituar njerėzit qė janė tė pėrfshirė shumė afėr nė kėtė pėrvetėsim tė mundshėm. Nė anėn tjetėr, as Facebook e as Google nuk kanė pranuar tė flasin pėr kėtė gjė.

Nė muajin shtator, Twitter kishte mė shumė se 175 milionė anėtarė nė tėrė botėn, ndėrsa shumė njerėz thonė se ky rrjet social ėshtė unik dhe se ka njė tė ardhme tė pavarur nga kėto dy kompani, tė cilat paraqiten si blerės potencial tė faqes.

Ndėrsa, gjatė muajit shtator Twitter kishte ngritur njė fond prej 200 milionė dollarėsh, i cili ka bėrė qė vlera tregtare e kompanisė tė ngritet nė 3.7 miliardė dollarė. Nė atė kohė, Twitter ka thėnė se me kėtė fuqi tė re financiare ajo do tė sjell risi pėr pėrdoruesit e saj.

Pyetja pėr tė gjithė lexuesit e Telegrafit, tė cilėt janė pėrdorues tė rregulltė tė Google, Twitter, ose Facebook ėshtė; cila ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr Twitter – Facebook apo Google?