Kush nuk ėndėrron qė sinqerisht tė dashurojė? Mirėpo, shumė femra nuk mund t’i qasen dashurisė dhe me kėtė rast ato humbin shansin tė jenė tė lumtura. Kjo frikė mund tė mposhtet. Nė ē’mėnyrė? Le tė dominojnė ndjenjat brenda nesh dhe rreth nesh.

Dashurinė e dėshirojmė, e kėrkojmė, madje edhe e arrijmė, por nganjėherė ajo edhe na ikėn. Shtrohet pyetja pėrse frikėsohemi? Po, sepse dashuria ėshtė fuqia e cila mund tė na bėjė tė lumtur, por mund tė na shkaktojė edhe vuajtje tė mėdha. Derisa e kėrkojmė dashurinė e parė, shpeshherė pėrjetojmė pėrsėri ndjenjat tė cilat i kemi pasur si fėmijė ndaj prindėrve tanė. Femrat qė kanė pasur fėmijėri tė lumtur, do tė jenė mė tė sigurta nė vetvete. Disa tė tjera qė mė parė do tė jenė tė gatshme tė ballafaqohen me vėshtirėsi. Me ndihmėn tonė, do tė mund tė arrini tė dini se a jeni edhe ju ndėr ato femra qė keni frikė nga dashuria dhe si mund ta mposhtni kėtė frikė.

A frikėsoheni nga dashuria?

Nganjėherė frika ndaj dashurisė ėshtė e shprehur qartė. Nuk ndjehesh mirė ndaj marrėdhėnieve tė dashurisė me personin tjetėr, madje je e vetėdijshme se po frikėsohesh dhe je e pasigurt. Por mund tė ndodhė qė tė jetosh me besimin se me tė vėrtetė dėshiron tė kesh dashuri nė jetėn tėnde. Dashurohesh dhe dėshiron tė jesh me tė (me dashnorin). Por kurrė nuk ke fat. Gjithnjė tė pėlqejnė djemtė e kėqij. Nganjėherė ndodh qė ta fillosh lidhjen, por diēka ndodh, bie fjala mosmirėkuptimi, grindja, karakteret e ndryshme etj. Kjo gjė gjithnjė pėrsėritet, por frika nga dashuria shpjegohet nė mėnyra tė tjera. Disa femra trashen, tė themi ashtu, pa vetėdije. Ky ėshtė njė mekanizėm i tyre mbrojtės, i cili i mbron nga mundėsia e marrėdhėnieve intime. Ka femra, tė cilat nė mėnyrė tė pavetėdijshme shprehin besimin e tyre se nuk meritojnė tė kenė lumturi, madje nė mėnyrat mė tė egra si: pėrdorin drogė, pinė alkool ose ēojnė jetė tė parregullt.

Nga rrjedh frika nga dashuria?

Frika nga dashuria nė shumicėn e rasteve rrjedh nga fėmijėria e hershme, nga marrėdhėniet me prindėrit. Me prindėrit i kalojmė ditėt dhe momentet mė tė bukura tė fėmijėrisė dhe format mė tė ndėrlidhura, sepse jemi tė varur nga ta. Nėse marrėdhėniet me prindėrit kanė qenė tė mira, atėherė me siguri kemi mėsuar se dashuria ėshtė burimi mė i madh i lumturisė. Nėse nėna dhe babai kanė qenė krenarė me vajzėn e tyre dhe kanė pasur kujdes tė madh ndaj saj, atėherė pa kurrfarė frike presim qė edhe tė tjerėt tė na pranojnė duarhapur. Pėr fat tė keq tė gjithė nuk kanė pasur fėmijėri tė lumtur. Prindėrit e dikujt kanė qenė indiferentė, tė larguar nga ndjenjat e fėmijėve tė tyre dhe nuk i kanė kushtuar aspak rėndėsi edukimit dhe afrimit tė fėmijėve, nė mėnyrė qė fėmija ta fitojė vetėbesimin. Disa fėmijė kanė ndjenjėn se u duhet dashuria e dikujt me dėgjueshmėrinė dhe sjelljet e tyre (tė fėmijėve) tė mira. Te disa fėmijė shfaqet frustrimi se nuk po ia arrijnė ta tėrheqin vėmendjen e prindėrve sado qė fėmijėt bėjnė pėrpjekje pėr ta fituar simpatinė te prindėrit e tyre. Nė fund, tė themi se ka raste kur prindėrit i rrahin dhe i maltretojnė vajzat e tyre nė vend se t'u dalin krah. Kėto femra pėrjetojnė trauma, etj. Pra, duhet ta pyesėsh veten se ēfarė ka qenė fėmijėria jote. A ėshtė pėr ty dashuria gėzim, freski ose kėnaqėsi, ose ėshtė diē pėr tė cilėn duhet tė luftosh? Apo ndoshta ėshtė diēka e rrezikshme qė gjithnjė ėshtė e lidhur me vuajtjet tua. Kur ta kuptosh se ku qėndron problemi, e ke bėrė hapin e parė nė luftėn kundėr frikės, e cila ėshtė pengesė pėr tė pasur lumturi.

Si ta mposhtim frikėn?

A ėshtė e mundur tė mposhtet frika nga dashuria? Po, gjithsesi. Nėse ėshtė fjala vetėm pėr njė frikėsim tė vogėl, sepse ty po tė ndodhė diēka e re nė jetė, diēka e panjohur, do tė kesh nevojė pėr mė shumė trimėri, nė mėnyrė qė tė lirohesh pakėz dhe t'i pėrkushtohesh dashurisė. Mirėpo, nėse arsyet e frikės sate bazohen nė ndonjė problem tėndin familjar tė sė kaluarės, ndoshta do tė duhet mė shumė kohė dhe durim. Nganjėherė nuk ėshtė e lehtė tė kuptohen sjelljet personale destruktive pa ndihmėn e dikujt. Kėtė ndihmė mund ta japin shoqet tuaja tė mira ose dikush tjetėr nga tė rriturit, tė cilėve ti u beson, sepse janė me ty. Nėse pėrvojat tuaja nga e kaluara kanė lėnė te ti gjurmė tė thella, me kėtė rast mė sė miri do tė ishte tė kėrkosh psikoterapi profesionale. Ėshtė me rėndėsi tė kesh raport tė mirė me vetveten, qė tė bindesh vetė se meriton tė jesh e dashuruar