Kam njohur letersine perpara se te njihja boten

Intervistoi: Gjeke Gjonaj

Interviste me personalitetin e shquar te letrave shqipe, Ismail Kadare

Intervista eshte marre ne qytetin Durres, ku shkrimtari Ismail Kadare po kalon pushimet verore ne vilen e tij te bukur atje

Z.Kadare, cila ishte terheqja fillestare, ai casti vendimtar qe ju grishi aq fort sa t'ju detyronte t'i perkushtonit kaq shume kohe dhe energji letersise dhe cilet ishin autoret fillestare qe ju kane pelqyer e te cilet me vone, ndoshta, kane patur ndikim ne formimin tuaj?

-Une jam lidhur me letersine qe kur kam qene ne moshe shume te vogel, 12 vjec. Ne ate kohe miliona femije te botes e pelqenin librin. Ky ka qene, si te thuash, fillim i thjeshte fare. Ka qene nje kohe kur nuk dija, kur e njoha boten permes letersise.
Nuk e dija cfare ishte bota. Atehere nuk kuptoja qe ne ishim nje vend me kete apo ate rend shoqeror. Perpara se te njoh boten kam njohur letersine, kam njohur librat. Autoret fillestare qe me kane pelqyer kane qene autoret shqiptare, sigurisht, pastaj kane qene edhe autore te huaj. Lexoja cka me binte ne dore. Kam lexuar bile shume here Shekspirin, i cili ka ndikuar mjaft ne formimin tim.


Aktualisht, per shumicen e lexuesve shqiptare dhe jo vetem per ta, jeni shkrimtari me i njohur shqiptar. Vepra Juaj eshte e perkthyer ne mese 36 gjuhe te botes. Kjo beri te keni nje audience te madhe ne qarqet letrare te huaja, si ndiheni?

-Kjo eshte nje gje me te cilen une jam mesuar. S'ka vend as per mendjemadhesi as per modesti. Ky eshte realiteti. Nje shkrimtari te njohur i krijohet nje tjeter psikologji nga nje shkrimtar qe eshte i panjohur, ose eshte i njohur shume pak. Ai mesohet me kete gje. Nuk ka ndonje arsye pse te behet megalloman, sigurisht.
Zakonisht shkrimtaret qe jane te njohur vertet nuk jane as megallomane, as kot modeste te shtirur. Ata jane koshiente, te ndergjegjshem per ato vepra te cilat i krijuan dhe per ate njohje qe kane.


Tek ne eshte krijuar nje mendim se letersia shipe nuk njihet, ose njihet pak ne Europe dhe jashte kufijve te saj. Sa dhe si vleresohet letersia shqiptare ne France dhe ne shtete e tjera europiane?

-Letersia shqipe njihet mjaft, jo vetem ne Europe, por edhe ne bote. Ajo eshte nje nga letersite me te njohura ne te gjitha vendet europiane. Ka rreth 15 autore te perkthyer, qe nuk jane pak per nje vend si Shqiperia. Keshtu qe mendimi qe permendet gjithmone, kudo, se letersia shqipe nuk njihet ose njihet fare pak nuk eshte aspak i vertete. Kjo eshte nje klishe qe eshte krijuar kot fare.

Cfare mendimi kane francezet per Shqiperine dhe shqiptaret?

Shqiperia dhe shqiptaret per fat te keq kane nje imazh jo te mire. Por kultura shqiptare perpiqet ta korrigjoje kete imazh. Per t'ia arritur ketij qellimi nuk eshte lehte, por eshte shume veshtire, sepse imazhi ndreqet sot, prishet prape neser, ne qofte se te gjithe shqiptaret nuk marrin pjese ne permiresimin e tij.

Imazhi i nje populli prishet shume lehte, sidomos kur ka propagande kunder ketij populli. Shqiptaret, per fat te keq, nuk kane qene ndonjehere pa propagande antishqiptare, e cila kudo ka qene gjithmone e pranishme, per shume arsye qe ne tashme i dime te gjithe. Por kjo nuk do te thote se ne na cliron nga pergjegjesia qe te bejme gjithcka per te ndrequr veten tone ne keto pika ku ne duhet te ndreqemi. Cdo popull duhet te dije se nje popull ecen perpara kur i njeh te metat e veta dhe kur ka vullnet t'i kaperceje ato.


Intelektualit duhet t'i bjere detyra ta perfaqesoje vendin e tij ne vendin ku jeton. A mund ta luaje shkrimtari rolin e nje ambasadori?

-Kjo shprehje sot perdoret shume. Ne njefare menyre te gjithe njerezit pak a shume te njohur te nje vendi, mund te lozin nje rol, mund te japin nje ndihmese per vendin e vet, per popullin e vet aq sa munden. Nuk kisha thene qe duhet te jesh njeri i famshem qe te lozesh rolin e "ambasadorit".
Edhe ne lagje ku banon nje emigrant shqiptar, edhe ne nje rruge te thjeshte, ne qofte se jep pershtypjen e njeriut korrekt, ai dicka korrigjon. Kjo eshte nje pune qe behet ne menyre te vazhdueshme, cdo minute, cdo ore, cdo dite. Prandaj ne njefare menyre te gjithe jane ambasadore te vendeve te tyre. Sigurisht, njerezit qe kane mundesi me te medha kane edhe rolin me te madh per kete gje.


Sa eshte zhveshur letersia shqipe sot ne Shqiperi e trevat e tjera ku kane jetuar shqiptaret, nga petku i regjimit komunist?

-Letersia ndryshon ngadale. Ajo nuk ndryshon pse ndryshoi regjimi. Askush te mos shpresoje qe ne nje vend vjen nje regjim demokratik dhe letersia do te ndryshoje. Jo, s'ka te beje fare. Shpesh ne regjime perendimore, qe jane relativisht perparimtare, aq sa mund te jete nje regjim, por qe jane ne regjimet me te mira qe ka njohur historia, ka letersi shume te keqe, ka shkrimtare shume te keqij, njelloj si regjimet komuniste ose fashiste, madje disa here edhe me te keqij.

Pra, edhe ne nje regjim te ire mund te kete shkrimtare te keqij. Letersia matet me vlerat me te larta te saj. Mos te mendojme se regjimi i mire na ben shkrimtare te mire. Letersia mund te vazhdoje rrugen e saj, sic thashe, logjike, ne pyetjen e meparshme, sikurse qe ne nje regjim te keq mund te kete letersi te mire, edhe ne nje regjim te mire mund te kete letersi te keqe.


A mund ta justifikojne veten shkrimtaret me ane te regjimit, duke thene se kemi bere vepra te keqija ngase regjimi ishte i keq, ose anasjelltas?

-E verteta eshte e kunderta. Shkrimtare te mire kemi pasur ne te gjitha regjimet e keqija. Shkrimtari mund te beje vepra te mira, edhe ne nje regjim te keq, aq sa i jepen mundesite. Regjimet e botes zakonisht kane qene te keqija, ndryshe nuk do te kishte pasur kurre shkrimtare te medhenj, sikurse do te thoshim qe regjimi i keq ben shkrimtare te keqij.

Jo. Nuk do te kishim patur kurre ne bote shkrimtare te mire. Shkrimtari mund ta vertetoje se a eshte shkrimtar i vertete qofte edhe me 20 faqe, qofte edhe me 100 faqe. Nje pjese e vepres mund te mos i botohet, mund t'i ndalohet. Kjo eshte tjeter pune, por ai s'mund te thote qe une u bera shkrimtar i keq ngaqe regjimi ishte i keq.


Shqiptaret kane jetuar ne nje vend komunist. Sa e ka demtuar gjuhen shqipe kultura e varfer komuniste?

-Sikurse cdo kulture ideologjike, qe eshte nje kulture e varfer, zakonisht edhe ajo komuniste perpiqet ta prishe edhe gjuhen. Pra nje kulture e varfer e varferon gjuhen, kurse shkrimtari e ka per detyre ta mbroje ate. E ai mund ta mbroje gjuhen edhe ne rrethanat me dramatike te nje rendi shoqeror te keq. Mirepo shkrimtaret nuk mund te justifikohen kur thone se ne kemi jetuar ne nje vend komunist, ose fashist e ku ta di une, prandaj gjuhen e kemi te varfer. Une jam kunder kesaj.

Tash disa vite radhazi keni qene kandidat per cmimin "Nobel" per letersi, por nuk fituat. A mendoni se ju eshte bere nje e padrejte? E them kete sepse ne qarqet tona shpesh thuhet se shqiptarit eshte e veshtire t'i ndahet nje cmim kaq prestigjioz.

-Cmimi "Nobel" zakonisht zgjon diskutime, sepse i jepet nje njeriut per gjithe kete bote qe eshte me 6 miliarde njerez. Nje gje e tille eshte normale dhe e pashmangshme. Mua nuk me perket te futem ne keto diskutime. Mendimi i pergjithshem eshte qe ky cmim shpeshhere i jepet shkrimtarit qe e meriton, por ka edhe raste qe i jepet ndonje shkrimtari qe ka qene shume i diskutueshem.

Sa i njihni shqiptaret ne Mal te Zi, c'mendim keni per ta dhe si i vleresoni perpjekjet e tyre kulturore?

-Njoh mjaft shqiptare te Malit te Zi. Sidomos i kam njohur, per cudi, kur kam qene ne udhetime ne Amerike. Kam kujtime shume te mira prej tyre dhe shume nga ata i kam miq. Ata jane shume aktive, jane shume te zotet, jane shume te pranishem ne jeten kulturore. Edhe ne Mal te Zi ka te tille.
Une i kam ndjekur perpjekjet e tyre kulturore qe jane te admirueshme. Per te dhene vetem nje shembull, kam lexuar me interes perkthimin e mrekullueshem te "Bibles" nga dom Simon Filipaj. Vertet, kam shprehur kudo admirimin tim per kete perkthim, qe nje shembull i shkelqyer se si mund te perkthehen veprat e medha monumentale te njerezimit ne gjuhen e sotme shqipe.


Cili eshte mesazhi juaj per shqiptaret ne pergjithesi?

-Eshte e veshtire tashti te japesh mesazhe ose thirrje per shqiptaret, sepse nuk me pelqen ky rol. Perpara popullit shqiptar ne Ballkan eshte hapur nje epoke e re. Per here te pare keto pese gjashte vitet e fundit eshte hapur epoka e lirise, qe te nderrohet dicka e madhe per kombin shqiptar. Shqiptaret duhet te behen te ndergjegjshem per kete, sepse liria fitohet me veshtiresi, por mbahet edhe me me veshtiresi. Domethene, ndjenjen e lirise duhet te dine ta cmojne shume.

Eshte nje shans i madh, kur nje populli i vjen koha e lirise se vet. Koha e lirise shqiptare eshte tani ne lulezimin e saj, eshte nje shans i madh i shqiptareve. Dhe sa me te ndergjegjshem te jene shqiptaret per kete, aq me mire ata do te jene te pergatitur per kete kohe te re, e cila do ta ndyshoje krejt fatin e pranise shqiptare ne Ballkan. Parandiej qe cdo muaj, cdo stine qe vjen, cdo vit qe vjen, shqiptaret do te marrin ne Ballkan peshen dhe rendesine qe meritojne. Prania shqiptare do te ndihet edhe ne Europe.


Jam kureshtar te di se a e keni ndermend te na vizitoni ne Mal te Zi, meqe nuk e kam te njohur se keni qene ndonjehere?

-Une kam nje ftese per festen e librit shqip. Gjithmone kam patur deshire te kem kontakt me lexuesit shqiptare jashte kufijve te Shqiperise. Kam qene shume here ne Kosove, kam qene midis shqiptareve te Maqedonise. Por kjo do te jete hera e pare qe do te shkoj ne Mal te Zi. Nuk e njoh kete vend, neper te cilin kam kaluar vetem njehere tranzit. Eshte fqinji yne dhe me intereson per dy arsye. Sepse eshte fqinji, por edhe me teper sepse ne kete vend ka nje komunitet te madh shqiptaresh, edhe te rendesishem.

Dhe, krejt ne fund, po ju bej nje pyetje qe s'ka te beje me letersine. Ne vitin 2001, ne mos jam gabuar, refuzuat idene per t'u kandiduar per postin e presidentit te Shqiperise. Cilat ishin arsyet?

-Refuzimi im per te marre pjese direkte ne politike vjen nga logjika e jetes sime si shkrimtar. Jeta ime eshte letersia. Natyra ime eshte e tille dhe as qe e kam menduar kurre dhe as dua ta mendoj qe mund te shnderrohem ne nje zyrtar ose ne nje drejtues, nje njeri qe lakmon poste te larta. Mendoj se shkrimtaret, koleget e mi me kuptojne fare mire, por edhe lexuesit qe e duan letersine me kuptojne.

Natyrisht, une e kuptoj edhe kerkesen qe kane njerezit ndonjehere sidomos ne vendet postkomuniste, qe ne krye te shtetit te kene filozofe, shkrimtare, artiste, sepse jane lodhur nga burokratet, nga njerezit qe ata i kane quajtur te pashpirt. Por nuk mendoj se zgjidhja me e mire eshte qe te zevendesohen politikanet me artiste, me shkrimtare ose me filozofe. Perkundrazi duhet qe politikanet te kene nje edukim te tille, te jene natyra te pasura, te jene edhe te zotet si politikane, por edhe te pasur si njerez.

Keshtu ata do ta plotesojne ate kerkese popullore per te pasur njerez idealiste ne pushtet. Krijuesit e mirefillte uk kane ambicje te drejtperdrejta fitimprurese dhe as qe jane te lidhur me rrethe te dyshimta, qe mund te ndihmojne krijimtarine e tyre. Krijimtaria eshte nje gje qe nuk ndihmohet nga te tjeret, por ajo duhet krijuar vete. Shkrimtaret e artistet, per dallim nga politikanet e biznesmenet, kane lidhje me te ardhmen. Ata, pra, mendojne gjithmone te lene nje veper dhe nje emer te mire.

Cdo shkrimtar enderron dhe eshte e natyrshme te mendoje, te shkruaje per disa breza. Nuk ka ne bote krijues, shkrimtar e filozof, qe thote: nuk me intereson se cdo te thone per mua me pas. Deshira e tyre me e madhe, pavaresisht se cdo te ndodhe, eshte te mos vdese vepra e tyre bashke me ata vete. Dhe kjo eshte nje enderr shume fisnike, e cila e ben shkrimtarin qe te jete shume me idealist se njerezit e rendomte.

Nderkaq, biznesmenet, per shembull, mendojne vetem te vene sa me shume para menjane per vete e femijet e tyre, e pastaj pune e madhe se cdo te thone per mua. Edhe shpesh ia mbathin dhe ikin fare nga vendi. Cinizmi i atyre njerezve u thote - te perfitoj sa jam gjalle, pune e madhe pastaj se cdo te ndodhe. Prandaj e quaj te arsyeshme kerkesen popullore qe shtetin ta drejtojne njerezit e kultures, letersise dhe artit, sepse ata kane nje doze idealizmi shume me te larte se shume njerez te tjere, te profesioneve te tjera.


Marre nga Koha Jone