Pėrderisa Apple nuk ėshtė paraqitur nė ngjarjen kryesore nė botė pėr risitė teknologjike Mobile World Congress 2011, e cila po mbahet nė Barcelonė, duket se kėta tė fundit nuk kanė harruar ta shpėrblejnė prodhuesin e iPhone, kompaninė Apple.

Sipas disa raportimeve nė mediat botėrore, thuhet se iPhone 4 ėshtė zgjedhur telefoni i vitit nė kėtė ngjarje, ku tė pranishėm janė pothuajse tė gjithė prodhuesit botėror tė telefonave mobil.

Ēmimi tjetėr ėshtė dhėnė pėr kompaninė tajvaneze HTC, e cila ėshtė zgjedhur prodhuesi mė i mirė i vitit, ndėrsa Rovio Mobile e ka zėnė vendin e parė nė segmentin e lojėrave, pas sensacionit tė madh qė e ka arritur me lojėn Angry Birds.

Me siguri se prodhuesit e njohur si HTC, Motorola, Sony dhe shumė tė tjerė nuk do tė jenė tė kėnaqur qė telefoni i tyre nuk ėshtė zgjedhur si mė i miri, e sidomos kur merret parasysh mungesa e kompanisė Apple nė kėtė ngjarje.