Interviste Artisti i merituar Spartak Tili tregon pėr jetėn nė Greqi: Vuajtjet e emigrantit

“Gabim i madh qė lashė Shqipėrinė”

Grekėt nuk duan tė bashkėpunojnė me shqiptarėt. Nė RTV-tė greke nuk jepet asnjė kėngė shqip

ATHINĖ – Artisti shqiptar Spartak Tili, prej disa vitesh jeton nė shtetin fqinj, atė tė Greqisė. Pėrveēse organizon koncerte, atij i duhet edhe tė punojė nė punėra tė ndryshme pėr tė pėrballuar jetesėn, si tė gjithė emigrantėt e tjerė. Para pak ditėsh, nė Athinė, ai sė bashku me bashkėshorten e tij, kanė dhėnė njė koncert pėr bashkėatdhetarėt. Por ajo qė bėri mė tepėr pėrshtypje dhe qė tė ngelej nė mendje, ishte njė frazė e shkėputur nga ai. “Mė falni qė nuk mund tė kėndojmė mė gjatė bashkė, por mė duhet tė largohemi, se jemi edhe nė punė…”.

Gjithkush, ka tė drejtėn tė jetojė e punojė ku tė dojė. Po pėrtej kėsaj tė drejte, besoj se ka edhe caqe, tė cilat janė dhe duhet t’i pėrcaktojė vetė domosdoshmėria e pėrparimit tė vetė shoqėrisė. Nuk e di qė ne si komb jemi kaq tė pasur, sa tė harrohen personalitete, krijimi i tė cilėve ėshtė vetė indetifikimi i kulturės dhe qytetėrimit tė popullit.

Dhe dyfish e rėndė ėshtė kjo harresė me dashje, kur tė vėrtetohen praktikisht. Fakti?!Pas asaj mbrėmjeje, ku artisti kėrkoi falje bashkėatdhetarėve qė s’mund tė kėndonte mė gjatė, erdhi dhe dha koncert nė Athinė Orkestra Simfonike e RTSH-sė. E artisti emigrant, qė nė krijimtarinė e tij ka dy poema tė luajtura nga kjo orkestėr, mungoi. Mungoi vepra e Artistit tė Merituar, Spartak Tili. Pavarėsisht se Orkestra Simfonike e RTSH-sė ekzekutoi vepra tė artistėve tė huaj dhe ne e duartrokitėm….Nė tė njėjtėn kohė, Artisti i Merituar Spartak Tili, disa qindra metra mė larg, punonte nė dyqanin e familjes…

Si e pėrjetoni ju si artist kėtė qė po ndodh me shqiptarėt sot, nė kuptimin filozofik?

Unė kam njė mendim tė tillė: Nė ēdo komb janė tė ndarė nė mėnyrė tė barabartė, nė krahasim me popullsinė, tė kėqinjtė, mesatarėt dhe tė mirėt. Po tė marrim nė krahasim kombe tė ndryshme, p.sh. Francėn, Australinė, Bullgarinė dhe Shqipėrinė, pėrqindja e tė kėqinjve nė krahasim me popullsinė, ėshtė e barabartė, sipas logjikės time. Ajo e mesatarėve ėshtė pėrsėri e barabartė. Mirėpo ēnodh?

Nėqoftėse kushtet ekonomike nė Francė janė shumė tė mira, ata mesatarėt do tė kalojnė nė pjesėn e tė mirėve. Ata tė mirėt do tė bėhen shumė tė mirė, ajo pjesė e tė kėqinjve do tė kalojnė te mesatarėt. Dhe pjesa e tė kėqinjve, siē i ka ndarė i plotfuqishmi Zot, do tė pakėsohet. Do shtohen tė mirėt dhe mesatarėt. Marrim Shqipėrinė. Nė kushtet ekonomike tė saj dhe *me vėshtirėsitė shoqėrore dhe politike qė ende po kalon, pėrqindja e tė mirėve u ul dhe shkoi te mesatarėt.

Pėrqindja e mesatarėve u ul dhe *kaloi te tė kėqinjtė. U shtuan te ne tė kėqinjtė dhe u pakėsuan tė mirėt e mesatarėt. Nė njė vend tjetėr, p.sh, Bullgari, kjo pėrqindje qė u pakėsuan tė mirėt e u shtuan tė kėqinjtė, ėshtė mė e vogėl. Kėshtu qė sa mė e keqe tė jetė gjėndja ekonomike, aq mė e keqe bėhet edhe pėrbėrja shoqėrore. Dhe e kundėrta, pėrparimi i ekonomisė do tė ndikojė nė shtimin e tė mirėve.


Juve ju detyroi ana ekonomike tė emigronit?

Jo, unė nuk e lidh me anėn ekonomike. Madje, nė kohėn e errėt pas vitit 1997, dikush mė ka hedhur edhe fjalė qė tė mė ngacmojė: “Ja edhe ty Spartak tė detyruan kėto kushte ekonomike tė Shqipėrisė qė ike”. Bile edhe donin tė mė pėrlyenin politikisht. Unė iu pėrgjigja: “Nuk janė tė vėrteta kėto. As kushtet ekonomike, as politike nuk mė mėrguan”. Kisha mė tepėr merakun si prind pėr djalin e madh. Ishte 15 vjeē atėherė dhe mund tė takohej me gjithfarė tipash qė mund t’i bėnin keq.

Pėrfitova qė kisha kunatin kėtu nė Greqi dhe i kėrkova tė mė mbėshteste, tė mė ndihmonte nė momentin e parė. Dhe e mendova se emigrimi do tė ishte pėr njė kohė tė shkurtėr. Ndaj e mendova tė pėrshtatshme ikjen time nė atė kohė. Pėr mua nuk ėshtė kurrė e rėndėsishme sa para do tė fitoja dhe me sa para do tė bėhesha. Rėndėsi pėr mua ka tė takoj njė shok, tė ulem me tė e tė bisedoj pėr muzikėn, duke pirė njė kafe. E vėrteta ėshtė kjo. E mbaj familjen edhe me kushte minimale. Ama do kisha kohė mė shumė tė bėja muzikė.


Ja qė qėndruat shumė nė emigrim....

Epo, pastaj ndodhin tė tjera fenomene, qė u kanė ndodhur tė tėra familjeve qė kanė emigruar. Futen fėmijėt nėpėr shkolla, lidhen me shoqėrinė qė jetojnė, me mėnyrė tė jetuari tjetėr lloj, me kushte jetese tė tilla qė kėtu janė elementare, si uji, drita, dushi dhe kur venė nė Shqipėri, u duket ēudi si mund tė jetosh kur kėto tė mungojnė.

E ndjeja qė do tė vinte njė kohė e tillė qė do tė kishte probleme. Pas kėtyre ndryshimeve sociale krijohen vakume. Janė tė pashmangshme, ato vakume.


Ju deshėt t’iu shmangeshit kėtyre vakumeve me emigrimin?

Jo, pėrkundrazi, kam mendimin tim. Nuk ėshtė se ika prej vakumeve. Unė i parashikoja. Ashtu siē ndjeja edhe pėr muzikėn time. E ndjeja qė muzikėn time nuk do tė ma dėgjonin.

Vėrtet e ndjetė qė nuk do tė dėgjonim mė muzikėn tuaj?

Qesh. -Sigurisht!

Keni mėsuar tė rejat pėr muzikėn e kolegėve tuaj qė jetojnė nė Shqipėri?

Me sa mundem tė mėsoj pėr shokėt e mi muzikantė, vė re qė edhe ata, pavarėsisht se janė nė Shqipėri, nuk kanė bėrė kushedi se ēfarė, sikurse edhe unė. Dhe them: mirė unė qė u largova, po kėta shokė qė ndenjėn, do tė vazhdojnė tė bėjnė muzikė? Me tė vėrtetė, kjo ishtė njė periudhė *e ndaluar, si mund ta quash, e errėt.

Periudhė e errėt nė fushėn e krijimtarisė doni tė thoni?

E errėt, jo se ata nuk mundeshin tė krijonin, ose unė bashkė me ta. Me tė vėrtetė nė Shqipėri u krijua njė brez muzikantėsh i shkėlqyer, shumė tė talentuar, pėr mendimin tim, tė cilėt morėn mėsime nga muzikantėt e Bashkimit Sovjetik, ku ishte shkolla nga mė tė mirat muzikore, sikurse ajo e pikturės, e skulpturės. Veē kėsaj, brezi qė po flas kishte edhe njė pėrvojė pune 15-20-vjeēare shumė tė konsiderueshme. Mjeshtėria e tyre ishte, pėrveē anės tė talentit e fantazisė e ndjeshmėrisė sė muzikantit, edhe aftėsia profesionale e ngritur nė nivel shumė tė lartė.

Mirėpo, nė tė vėrtetė, nė *kėtė periudhė (qė artisti e quajti tė errėt), do Zoti qoftė kaq e tė rikthehet, dhe mė duket se ka filluar tė lėvizė, me sa vura re nė festivalin e fundit, afrimi me artin dhe muzikėn. Pra, nė kėtė periudhė vė re qė kanė ndaluar.


Pėrse mendoni se kanė ndaluar?

Unė mendoj kėshtu: qė njerėzit, meqė u ishte mohuar, tė takoheshin me muzikėn e huaj, qoftė edhe tė ēdo stili qė trajtohet nė botė, dhe e dėgjonin atė muzikė fshehurazi. Dhe vitet 1992 e 1993 ishin si njė shpėrthim, qė hapet kapaku e dalin tė mira e tė kėqija. Ne me tė vėrtetė nuk e dinim mirė se cilat ishin tė mirat e cilat tė kėqiat. Bashkė me kėto bėhet edhe shpėrthimi njerėzor. Pėr atė qė nuk e kishte mundėsinė ta ndiqte, tani mund tė thotė “Ik ore me gjithė Spartak Tilin e Agim Krajkėn.

Do ta vė kėtu radion e magnetofonin deri sa tė ēahet”. Tė mbusheshin me atė muzikė qė ishte e ndaluar. Unė e ndjeja kėtė, qė kėta nuk e kishin qejfin tė dėgjonin muzikėn, mua, Krajkėn, Gazmendin, Lalėn, Peēin.... Kjo do ishte njė periudhė kohe, sa kėta njerėz tė shfrehnin dufin. Dhe pėrsėri do tė riktheheshin qė tė na dėgjonin.Veēse kjo periudhė pėr ne, fatkeqėsisht, ishte mė e gjatė se sa e mendonim. Shumė, shumė 5-6 vjet mendoja. Mirėpo, ja qė akoma zgjat.


Sot, a ka fituar muzika jonė nga kjo hapje? Dhe ēfarė vlera tė vėrteta ka fituar?

Pėr mua ēdo gjė ka njė fillim dhe njė fund. Asgjė nuk vete vetėm pėr tė mirė, sikurse nuk vete vetėm pėr tė keq. Muzika ėshtė si turma e njerėzve. Edhe muzika ėshtė e tėra se u duhet njerėzve. Ajo pjesė e muzikės qė mė pėlqen mua, i duhet njė pjese, ajo qė nuk mė pėlqen mua, i duhet pjesės tjetėr.

Pėr sa mė pyetėt, po, e kam vėnė re njė pėrmirėsim nė lidhje me zanatin e tė punuarit *dhe me mjeshtėrinė e tė punuarit tė muzikės, pavarėsisht se janė ato janė mė tė pakta nga niveli jo i mirė, po ajo ėshtė njė dukuri qė do tė mbizotėrojė.
Sepse e mira do tė dalė nė shesh. Ashtu edhe pėr kėngėtarė, siē dėgjova nė festivalin e fundit, qė ka shumė cilėsorė. Anjeza, ėshtė njė kėngėtare e nivelit botėror, pėr mendimin tim. Ėshtė njė kėngėtare me ngjyrė shumė tė bukur zėri, me mėnyrė shumė tė bukur tė trajtimit tė kėngės dhe tė qėndrimit tė saj. Vė re se kėta kėngėtarė tė rinj tani janė shumė mė tė mirė nga disa kėngėtarė qė kishim ne nė atė kohė.


Veē mallit, ē’tjetėr gjė ju mungon nga Shqipėria?

Po tė flas troē, ėshtė kjo: Unė ndjej njė gabim tė madh qė kam ardhur kėtu. Dhe mė e keqja ėshtė se kėtė gabim nuk e ndreq dot. Unė nuk duhet tė vija nė emigrim. Ėshtė njė gabim shumėvjeēar *dhe mua nuk mė mjafton mė as jeta qė ta ndreq gabimin.

Si e ndjeni, kush humbi mė shumė, Spartaku pa muzikėn, apo muzika pa Spartakun?

Muzika nuk humb kurrė nga njė muzikant, sepse atė e bėjnė shumė njerėz, qė kush mė shumė e kush mė pak, do tė arrijnė atė qė ėshtė e destinuar tė arrihet pėr muzikėn. Kurse unė, po! Humba nga muzika, sepse pėr ne muzikantėt e artistėt jeta ėshtė pasioni qė kemi pėr krijimin. Unė dhe shokėt e mi kemi mė shumė nevojė pėr njėri-tjetrin, pėr tė kėmbyer njė fjalė e shikim tė njė vepre tonė tė realizuar nė skenė, njė *kėnaqėsi tė tillė dhe nuk na bėnė shumė pėrshtypje sa na i vlerėsuan, pavarėsisht se edhe ajo e ndihmon anėn ekonomike.

Unė kam humbur mė shumė, sepse ajo kėnaqėsia qė ndjeja pėr muzikėn nė ato kushte, ishte shumė mė e ēmueshme pėr jetėn time dhe pėr anėn time shpirtėrore me 100 lekė nė xhep llogarisnim tė bėnim muhabet pėr muzikėn dhe tė pinim me filanin e filanin, se sa kjo e kėtushmja, qė ndoshta nė periudha tė ndryshme kam marrė edhe mė shumė lekė. Po tė isha nė atdhe, do tė vazhdoja muzikėn time.


Tė kanė harruar nga Shqipėria, apo vijnė dhe kėrkojnė krijimet tuaja?

Tani nė Shqipėri kanė hyrė procese tė ndryshme tė tregut tė lirė, tė cilat pėrcaktojnė edhe ecurinė e muzikės. Nuk kam ndonjė interesim. Bėra njė interesim vetė dhe kisha njė program qė mund tė ishte nja 20 e ca materiale, qė mund tė bėhej qoftė nė skenė, qoftė televiziv. U drejtova te RTSH-ja dhe pėrfundova te zoti Artur Zheji, drejtori i Pėrgjithshėm. Madje i thashė qė nuk dua shpėrblim, por tė ndihmohem me ndonjė bashkėpunim orkestrues si dhe poetik, mbasi nė emigrim nuk i kam kėto mundėsi pėr tė realizuar krijime e mia.

Zoti Artur u tregua shumė entuziast, mblodhi edhe njė grup njerėzish atje, mė dha fjalėn edhe financimin nė disa milionė. Po ndoshta atje kanė ndodhur gjėra tė ditės dhe tė javės dhe u harruan tė gjitha pėr tė realizuar programin. Bėra edhe njė interesim tjetėr me mikun tim Shpėtim Saraēin, dhe i dhashė njė kėngė. Dhe kėnga ishte nė festival. Nuk ishte njė nga kėngėt e mia mė tė mira, por pėr mua ka atė kėnaqėsi, qė pas 12 vjetėve u riktheva. Ngandonjėherė mendoj me vete, dhe i them edhe ndonjėrit kur mė pyet.

–Po, kam materiale, po ē’i do! I kam atje, -i them- nė tavolinė dhe i inēizoj. Kam edhe ca mjete. Nuk jam njė i shteruar unė, pavarėsisht se punoj nė punėn e familjes time, qė pėrgatisim ushqime, atje punoj deri nga ora 18.00 e mbrėmjes. Pas kėsaj ore punoj nė punėn time. Them me mendjen time: Ore si nuk i bie ndėrmend njeriu, ndonjė menaxheri, ndonjė tjetri. Mos ka ndonjė gjė me vlerė dhe Spartaku qė mund tė shėrbejė?
Po ndofta nuk ka ardhur akoma ajo kohė…( dhe qesh). Qeshi pėr hamendjet e tij, apo pėr harresėn e tė tė tjerėve?...). Unė i kam ato atje nė letėr, bėj akoma. E ngaqė shtohen ato (krijimet muzikore, tė cilat koha jonė i ka tė tepėrta…), zė e i gris e bėj tė tjera. Kam plane qė mud tė bėj atė, e mund ta bėj kėtė. E kur nuk ke ndonjė ngacmim interesimi i them vetes: Ē’i do, derisa mbeten nė letėr!


Pasiviteti, siē na thoni, po ju vret pėrditė muzikėn tuaj...

Sigurisht qė e ndjej, se nė lidhje me muzikėn e rėndė, qė quajmė muzikėn simfonike e orkestrale, vokale, qė unė kam shkruar vepra tė mėdha, unė nuk kam shkruar. Kam 13 vjet. Kėtu e ndjej edhe atė, njė lloj dėshpėrimi tė madh, sepse ajo ėshtė jeta e njė muzikanti. Tė tė shkruajturi tė muzikės. E kam mbajtur gjallė me gjėra tė vogla, mė tepėr me pėrgatitje programesh kėtu, qė kam bėrė kanė dėshtuar, prapė kemi bėrė e prapė kanė dėshtuar.

Siē kemi dėgjuar, keni bėrė edhe pėrpjekje qė tė hapni njė qendėr kulturore tonėn kėtu nė Athinė.

Kisha dėshirė tė hapja njė klub kulture, njė qendėr tė shqiptarėve, qė mund tė pėrgatitja edhe grupe, mund tė pėrgatisja fėmijė me kore, mund tė pėrgatisja muzikantė, programe tė ndryshme. E kisha mundėsinė qė atė ta bėja njė vatėr. Atje tė bėheshin takimet e shqiptarėve, e jo tė takohemi *cepave tė Omonias.

Pėrse nuk u realizua ngritja e kėsaj qendre kulturore?

U mpleksėm, por unė jap disa shpjegime, por ma merr mendja qė tė tjerėt duhet ta bėjnė shpjegimin e vėrtetė se nga se u prish. Unė mund tė them vetėm disa gjėra. Pastaj shpjegimin edhe pse-nė, le ta gjejnė tė tjerė. E vėrteta ėshtė se unė u trajtova si berishian. Vinin e qėllimisht kėndonin kėngė politike.
Mua nuk mė pėlqenin, se kam mendimin tim. Nuk jam as me Enverin dhe as me Saliun. Pėr mua akoma nuk ka pėrfunduar e vėrteta, qė kush ishte ky e kush ishte ai. Kur tė dalė e vėrteta pėr secilin, dhe kėtė do ta bėjnė studiozė specialistė, atėhere mund t’i vė unė emrin kėtij apo atij. Klubi kulturor nuk ėshtė pazar i pasioneve politike. Klubin unė e doja pėr tė gjithė.


Shteti ynė, ē’kontribut financiar duhet tė japė qė tė konkretizojmė hapjen e njė qendre kulturore tė shqiptarėve nė Athinė?

Ka njė lloj interesimi pėr t’u gjetur njė fond pėr tė hapur njė qendėr kulturore. Kjo do tė ishte pėr ne shqiptarėt kėtu njė pėrkrahje e madhe.

Sipas jush, ēfarė na pengon ta realizojmė kėtė ide?

Fuqinė artistike dhe mendore i kemi nė emigrim. Unė kam kontakt edhe me artistė tė tjerė qė janė kėtu, regjisorė, aktorė, letrarė, dhe janė tė gjitha kushtet nga ana njerėzore. Kėtu pengesė e madhe ėshtė ana financiare.

Kur ndiheni mė ngushtė si njeri?

Kur je nė autobus dhe njė grua mė se e zakonshme tė thotė: Pse flet shqip?!, dhe nuk i thotė as zezakut, as arabit, as kinezit, po vetėm shqiptarit. E kupton, gjen atė fuqi qė tė na ndalojė vetėm ne tė flasim shqip.

Ju si e shpjegoni, pėrse vetėm neve shqiptarėve?

Unė e mendoj, por edhe pėr kėtė le tė pėrgjigjen tė tjerė. Kėta grekė kanė marrė tėrė atė ushqim tė tillė pėr tė patur atė fuqi qė tė na ndalojnė tė flasim shqip. E kėtė mbėshtetje e kanė edhe nga shteti i tyre, derisa arrijnė tė mė thonė mua: Pse flet shqip!

Po bashkėpunimi juaj muzikor kėtu nė Greqi? Muzika nuk ka nevojė pėr indetifikim shtetėsie, apo jo?

Nė fillim kisha njė telefon tė njė studiuesi grek tė muzikės, Leocakos e quajnė. Nė librin e tij ka edhe vlerėsim tė krijimtarisė time. Kjo, qė para viteve ‘90. Po derisa nuk m’u pėrgjigj, mendova sikur nuk ia ka edhe qejfi tė mė ndihmojė. U shmanga dhe nuk bėra mė pėrpjekje.Vajta edhe nė njė shkollė muzike, po vura re qė ishte e vėshtirė procedura, jo diploma duhet mbrojtur, jo plot tė tjera, dhe…Mund, veēse tė them qė dilploma jonė ėshtė edhe mė e fortė se edhe diploma e kėtyre kėtu.

Bashėpunimi juaj krijues?Vepra tuaja simfonike pėr t’i afruar pėr ekzekutim kėtu?

Jo, nuk kam bėrė ndonjė pėrpjekje. Nuk ėshtė se s’kam dashur, por mendoj se njė prezantim qė mund tė mė bėnte Leocakos, se e ka studiuar muzikėn time, e ka dėgjuar muzikėn time nė koncertet e majit, dhe mė ka pėrgėzuar atėherė, qė tė luhej ndonjė vepėr e imja.

Pėrveē pėrfitimit personal, kėmbėngul qė bashkėpunimi juaj dhe i gjithė artistėve tanė me vendasit grekė, do tė shėrbejnė edhe pėr afrimin e dy popujve tanė. Arti e kultura afrojnė popujt?

Unė mendoj qė kėta grekėt nuk e kanė dėshirėn qė tė bashkėpunojnė me ne, tė dėgjojnė muzikėn tonė, sikurse e kemi patur ne dėshirė tė madhe qė tė dėgjojmė muzikėn greke. Unė nė atė kohė kam qenė shef muzike dhe dėgjonim muzikė *tė vendeve tė Ballkanit.
Zgjidhnim repertorin pėr t’i ekzekutuar nė RTV, madje, nė vitin 1983 kam ardhur kėtu nė Greqi pėr bashkėpunim tė tillė. Qė atėhere ne filluam bashkėpunimin. E vėrteta ėshtė edhe kjo: Pėrderisa kėtu jetojnė e punojnė 600.000 shqiptarė, pėr kėta, por muzika ėshtė edhe pėr tė gjithė, nuk jepet asnjė kėngė shqipe nė RTV-tė greke.


Zoti Spartak, mė thatė qė shumė krijime i keni nė letėr. E ngaqė nuk i realizoni, shtresa e pluhurit shtohet. Mund tė jenė edhe kryevepra qė flenė nė harresė, kjo nuk e vret krijuesin?

Unė kam bėrė pėrkjekje dhe mė kėrkonin edhe kaseta tė muzikės time. Dhe vura re qė ato nuk i kishte dėgjuar asnjė. Se kur i kėrkova qė tė m’i rikthenin, nuk i gjenin dot. Sigurisht tė vjen keq qė ke bėrė disa gjėra nė vitin ‘94 e ‘95 e tani nuk bėjnė mė. Se nuk i bėra pėr veten. Muzikėn e bėjmė t’i shėrbejė tė tjerėve.

Krijuesi e ka atė instikt qė diēka qė krijon mund tė jetė, ndoshta edhe kryevepėr. Ju, vetė nė ato qė nuk keni ekzekutuar dhe i keni nė letėr, pėr kė mund tė mendoni qė mund tė jetė njė krijim shumė i mirė? E vlefshme pėr ne, siē thatė, qė do tė na shėrbejnė ne? Pse jo, edhe kryevepėr!

E, tashti kryevepėr, jo! Se kryevepėr e bėn koha. Unė ēmoj shumė pjesėn instrumentale “Emigranti”. Dhe vetė kur e dėgjoj, them: unė e kam bėrė?!

Ėshtė mėkat qė ne nuk mundemi t’i kemi kėto vepra qė akoma nuk na shėrbejnė?

Zakonisht, fajin nuk ua jap tė tjerėve. Ėshtė vetė jeta jonė qė ishte fatkeqe.

Ka ndodhur nė muzikė, qė shumė vepra tė paekzekutuara, sa rronte krijuesi, ishin tė fjetura nė harresė e tė humbura nė tonet e pluhurit, mė vonė janė bėrė kryeveprat e muzikės?

Unė nuk e krahasoj veten me njerėz kaq tė mėdhenj. Jam edhe unė njė bletė qė shtoj nė mjaltin e muzikės. Po, meqė doni t’ju pėrmend, ka ndodhur me Bahun, shumė krijime tė tij kanė dalė pas 100 vjetėsh qė janė vlerėsuar si vlera tė rralla nė muzikė.

Kjo, edhe ngaqė bashkėkohėsit nuk janė vlerėsues tė krijimeve tė kohės qė jetojnė. Si e shpjegoni ju?

Unė ju jap tė drejtė. Unė e kam menduar njė problem tė tillė. Nė Shqipėri ishte njė medotė e vlerėsimit jo e drejtė. Atėhere ndikonte edhe politizimi i vlerėsimeve krijuese. Nė Shqipėri ishin mė tė sigurt me disa emra, si tė thuash, Avni Mula, Feim Ibrahimi, Ēesk Zadeja, etj. Kur lind nevoja qė tė shkruhej diēka, sikur pėrcaktohej qė kėtė do ta bėjė ai dhe vetėm ai.

Sepse ishin tė sigurt qė vetėm ai do ta bėnte si e kėrkonte koha. Kjo nuk ėshtė e keqe, por e keqja ishte nė anėn tjetėr. Neve, edhe kur ishim 25 vjeē ishim tė rinj, edhe kur u bėmė 40 vjeē, ishim po ata tė rinjtė nė muzikė e nė mirėbesimin e krijimit tonė. E mbetėm tė rinj nė vlerėsimin e krijimit e tė mosbesimit. Ne nuk u bėmė dot tė vjetėr nė muzikė. E njėjta gjė ndodhte edhe me titujt.

Kujtim Laron (dhe shpreh dhimbjen pėr humbjen tij tė parakohshme), edhe pse kishim aty-aty njė moshė, unė e studiova nė shkollė. Dhe studionim edhe veprat e Feimit qė atė kohė ishte 35 vjeē. Mirėpo veprat tona, kur rradhitėm nė krijimtarinė tonė 10 vepra, nuk i studionte njeri nė konsevatorin e muzikės. Edhe nė dhėnien e titujve “Artist i Merituar”, ne prisnim rradhėn e jo nė bazė tė krijimeve.
E me shaka iu thosha Gazmet Mullait e David Tukiēit: Ju e keni rradhėn pas meje pėr “Artist tė Merituar”, se edhe filani u dekorua, u bė artsit, e kush mbeti tani?
Unė! Unė kam marrė edhe ēmime tė veprave, por asnjėherė tė parė, edhe pse shokėt mė thoshin se vepra ime ishte mė e mirė, tė them edhe veprėn “Me pushkė e penė”, por, ia dhanė atij, se ka mė emėr.


Kėtu nė emigrim, me ēfarė merreni tjetėr?

Nuk mė bėn pėrshtypje ē’punė bėj. Kam punuar ē’kam gjetur. Edhe pastrues, edhe bojaxhi nė ndonjė fabrikė, edhe hamall.

Ē’mendim keni, pėrse nuk emigrojnė politikanėt tanė?

Nė pėrgjithėsi politikanėt janė bėrė qė tė mbrojnė veten e tyre e atė punė qė kishin. E shikojnė politikėn si mjet jetese, se nuk ua mban tė bėjnė dot punė tjetėr. E kam fjalėn, tė punojnė hamall, pastrues. Nuk janė tė tėrė politikanėt kėshtu. Por njė pjesė e tyre, po. Mbase edhe pamundėsia e tyre qė tė punojnė e tė djersiten pėr bukėn e gojės, atė qė bėjmė ne tė tjerėt, nuk kanė mėrguar. Kush ėshtė mėsuar vetėm tė urdhėrojė, nuk ėshtė politikan. Ndaj edhe nuk prodhojnė edhe me politikėn e tyre.

Orkestra Simfonike e RTV-sė, sė bashku me tre tenorėt tanė, erdhėn dhe dhanė njė koncert pėr bashkėatdhetarėt nė Athinė, por ky koncert u dha nė njė sallė teatri, e jo aty ku ėshtė kisha e Orkestrės “Megaro Muzikis”. Juve si ju duket?

Nuk vajta, sepse m’u duk i parregullt organizimi i koncertit tė Orkestrės sė RTV-sė nė atė sallė. Pėr mua, Orkestra e RTV-sė e ka vendin tė ekzekutojė nė “Megaro Muzikis”, dhe kjo orkestėr, edhe nga niveli i saj i lartė, tė mos japė shfaqje vetėm pėr emigrantėt. Duhet tė japė koncert pėr elitėn greke.
Nė “Megaro Muzikis” e kanė vendin tė tėrė, por dhėnia nė njė sallė teatri ėshtė gabim. Emigrantėve u shėrben kur jep shfaqje kjo orkestėr aty ku e kanė vendin. Sepse mbase nuk e dinė mirė grekėt qė ne shqiptarėt kemi tė tillė orkestėr. Kėshtu qė, nėnvlerėsojmė edhe vetveten, derisa organizimin e Orkestrės tė RTV u bė ashtu si u bė, e vetėm pėr disa, e ku tė mundin. Por organizatorėt nuk mundėn t’i sigurojnė dot atė qė ka nevojė njė orkestėr e tillė si ajo e RTV-sė.


Mund tė na thoni ēfarė solli kjo orkestėr e RTV-sė?

Kur kjo orkestėr nuk sjell vlerat e vėrteta tė vendit tė vet, kur nuk sjell njė repertor tė zgjedhur, tė vendit tė saj, atėherė nuk luan asnjė rol. Atė qė luajti kjo orkestėr me vepra tė shquara tė huaja, *e kanė bėrė me mijėra herė edhe orkestra tė tjera tė botės. Orkestra Simfonike e RTV-sė ka detyrė tė respektojė muzikėn e vet, le tė ketė nė repertor edhe kryevepra tė huaja, por tė ketė edhe veprat e vėndit tė vet.

Grekėt, po tė dėgjonin Orkestrėn Simfonike tė RTV-sė tė Shqipėrisė, tė luante pėr ta veprat e shquara tė muzikantėve shqiptarė, do tė krijojnė njė mendim mė tė mirė edhe pėr bashkėatdhetarėt tanė emigrantė nė Greqi. U themi: Nuk jemi si na paraqesin disa. Jemi popull qė kemi kulturėn tonė, muzikėn tonė, kompozitorė dhe orkestėr simfonike tonėn.



Intervistoi: Jakup B. Gjoca