Receta Gatimi

Ėshtė vėndi im, u linda kėtu e do vdes kėtu


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Ėshtė vėndi im, u linda kėtu e do vdes kėtu

    Kremtimi i pėrvjetorit tė tretė tė Pavarėsisė sė Kosoves
    nė Shkollėn e Mesme Profesionale Bujqėsore “Kamėz”
    Me datė 17 Shkurt, nxėnės dhe mėsues tė shkollės sė mesme Profesionale Bujqėsore “Kamėz“ , u mblodhėn nė njė nga ambjentet e shkollės pėr festuar vitin e tretė te Pavaresisė sė Kosovės, njė ditė qė shpresojmė qė i zgjidhi padrejtesitė edhe udhėkryqet e historisė ndaj shqiptareve tė Kosovės. Njohja nga 75 shtete tė botės po e fuqizon vullnetin ndėr shqiptarė qė kėtė festė, shqiptarėt ta konsiderojnė njė festė kombėtare duke pasur njė konsideratė dhe mirėnjohje ndaj UĒK-ės,SHBA-sė,Belgjikės, Gjermanisė, Francės ,Italisė dhe shteteve mike qė e njohėn Republikėn e Kosovės si shtet ne vete.

    Tė ftuar nderi nė aktivitetin festiv tė shkollės , ishin dy ish luftėtarė vullnetarė tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės, z. Dilaver Goxhaj, i njohur gjat luftės me emrin Shpėtim Golemi, i cili gjat luftės ka mbajtur detyrėn zėvėndės shef i shtabit tė pėrgjithshėm tė UĒK-sė, z.Adem Shehu, me pseudonimin Komandanti, pasi gjat luftės ka mbajtur detyrėn Komandant i brigadės 153 tė UĒK-sė.

    Z.Dilaver Goxhaj, u lind dhe u rrit nė qytetin e Gjirokastrės, oficer karriere nė Ushtrinė Shqipėtare, dal nė pencion tė parakohshėm me gradėn e Kolonelit. 10 vitet e fundit nė ushtrin shqipėtare ka kryer detyrėn e Shefit tė Shtabit tė Mbrojtjes Kundėrajrore dhe Aviacionit nė Akademinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare. Pesė vjet pas dalies nė lirim u paraqit vullnetarisht nė ushtrin ēlirimtare tė kosovės
    Z. Adem Shehu, u lind dhe u rrit nė qytetin e Tiranės, oficer karriere nė Ushtrinė Shqipėtare me gradėn e Majorit. Vitet e fundit nė Ushtrin Shqipėtare ka kryer detyrėn e Shefit tė Shtabit tė brigadės sė Mbrojtjes Kundėrajrore tė Tiranės. Z. Adem Shehu u shkėput nga rradhėt e ushtrisė shqiptare pėr tu bashkuar me Ushtrin Ēlirimtare tė Kosovės.

    Nė aktivitet i pari mbajti fjalėn drejtori i shkollės z,Shefki Skarra, i cili falenderoi tė ftuarit qė na nderuan me pjesmarrjen nė aktivitetin e shkollės tonė, si dhe duke uruar tre vjetorin e pavarsisė sė Kosovės, kėrkoi tė mbahet njė minutė heshtje pėr tė rėnėt nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės

    Aktiviteti vijoi me njė video – montazh tė pregatitur nga nxėnėsit e klasės 41Hoteleri-Turizėm, me pamje filmike dhe fotografi nga lufta pėr ēlirimin e Kosovės. Video-montazhi zgjati 12 minuta, pamjet ishin sa prekse dhe madhėshtore, ndjenja e krenarisė dhe atėdhetarizmit shkriheshin nė njė.

    Is my land, i born here, and i will die here. (ėshtė vėndi im, u linda kėtu dhe do tė vdes kėtu) kjo ishte njė fjali e thėn nė kėtė video – montazh nga Dėshmori i Kombit Bekim Berisha me pseudonimin Abeja

    Aktiviteti vazhdoi me dy vjersha kushtuar Pavarsisė sė Kosovės dhe Dėshmorėve qė flijuan veten pėr kėtė dit tė bardhė, 17 Shkurt 2008

    Ja, mė nė fund erdhi dhe ēasti i provės,
    si njė trup i vetem u ngritem bashkė,
    ne, qė pa hile e deshėm Kosovėn
    dhe UCK-nė, dalėzotėsen e saj.

    Ne thyem njė armik tė egėr,
    ndaj me tė drejtė jemi krenarėė
    pėr atė qė bėmė me vete botėn
    dhe pėr lavdinė qė pas e lamė.

    Mė 17 Shkurt 2008
    Zura buzėqeshjen e Kosovės
    Siē zė fotografi tabllotė...
    Pėr fotografi artistike

    Mė 17 Shkurt 2008
    Mė zuri Deti i Dhėmbjes
    Pėr ata Ata qė ėndėrruan
    Luftuan dhe ranė, e s'e pritėn, E s'e panė

    NEW BORN
    O Zot sa Zi mė zė
    Si na zė Zija natėn nė mal
    Neve tė gjallėve. O Zot. Si pa ata?-

    NEW BORN
    Mė 17 Shkurt 2008
    Ndodhi pėrjetėsia
    Pėr artin e flijimit
    Siē ndodh lindja e njė ylli
    Zot Yni dhe NEW BORN

    Nė vijim fjalėn e morėn veteranėt, tė cilėt pėrshkruan, situatat e vėshtira qė kishin kaluar nė luftėn e pėrgjakshme kundėr okupatorit sėrb.

    Z. Dilaver Goxhaj, foli rreth krijimit dhe organizimit tė UĒK-sė, duke ndaluar mė gjėrsisht nė strategjinė dhe taktikat e pėrdoruara nga UĒK-ja, duke krijuar para dėgjuesve njė panoramė tė qartė mbi UĒk-nė, e cila ka qėnė njė ushtri e rregullt vullnetare, guerile.
    z. Adem Shehu, u pėrqėndrua kryesisht nė veprimet luftarake tė asaj brigade, e cila pati zhvilluar aktivitetin e sajė luftarak nė Malėsinė e Gollakut.
    Pas kėsaj rezumeje tė shkurtėr nga tė ftuarit, vijuan pyetjet pa fund nga pjesmarrsit nė aktivitet, nxėnės dhe mėsues, ku pas pėrgjijgeve tė tė ftuarve pati shpesh herė edhe ovacione .
    Mes shum pyetjeve:

    Pyetjes Cila ka qėn situata mė e vėshtir pėr ju gjat luftės nė radhėt e UĒK-sė, drejtuar z. Adem Shehu, z.Adem SHehu u pėrgjigj.

    Duhej tė ēanim rrethimin, kishim 12 ushtarė tė plagosur rėndė qė duhej ti ēonim nė spital, pėrpara se tė niseshim, u them djemve dhe vajzave tė brigadės , qė tė shkojm pėrpara, mund edhe tė biem nė dor tė armikut, mendohuni pėrpara se tė nisemi, ata mu pėrgjigjėn; - vazhdojmė rrugėn zoti komandant , kemi bėr gati granatat e dorės, nė rast rreziku do vrasim veten me granatė dhe nė dorė tė armikut nuk biem. Nė brigadė pjestar ishte dhe njė mėsues fizike, me mėsuesin ishin dhe shum nxėnės tė tijė. Djem dhe vajza nė moshėn 17 – 18 vjeēare, i sygjerova qė tė ktheheshin pran familjeve, tė largoheshin nga lufta pasi ata ishin shum tė rinj, por nuk pranuan ata thanė; - kemi ardhur me mėsuesin do luftojmė pėrkrah tij, dhe do vdesin po qe nevoja pėr tokėn ton., lirinė e popullit tonė

    Pyetjes Ēfar ju lidh me Heroin e popullit tone Xheladin Beqiraj me pseudonimin Karadaku dhe me origjin nga Kosova, I cili ra dėshmor nė luftėn nacional ēlirimtare tė Shqipėrisė? Drejtuar Z.Dilaver Goxhaj , z. Dilaver u pėrgjigj

    Nė 25 korrik tė vitit 1999, njė muaj pasi kish mbaruar lufta nė Kosovė, isha i ftuar nga komuna e Vitisė tė merrja pjesė nė mitingun madhėshtor qė ajo organizonte nė fshatin Tėrpezė tė krahinės sė Karadakut, me rastin e kthimit nė Atdhe pas 54 vjetėsh tė patriotit tė madh Hysen Tėrpezės. Unė mbrita me vonesė nė miting, kishin folur dy-tre persona. Me tė mbritur nė tribunė, menjėherė njoftuan publikun se do t’i pėrshėndeste koloneli nga Shqipėria, ku ishte mbledhur gjithė krahina, mbi 15 mijė njerėz, ndoshta edhe mė shumė. Ishte mitingu i parė i pasluftės. Ishte dhe hera e parė qė une ftohesha tė flisja nė njė grumbullim tė tillė. Nuk dija ē’tė flisja, isha i papergatitur, pasi atė ditė mė njoftuan se do tė isha i vetėm si pėrfaqėsues i Ministrisė sė Mbrojtjes sė Kosovės. Mirėpo prezantuesi foli fjalė shumė tė larta pėr mua dhe mė vuri nė pozitė tė vėshtirė. Qė tė zhvleftėsoja sado pak ato lavdėrime qė u thanė pėr mua, menjėherė mė shkoi mendja qė unė ndodhesha nė krahinėn e Xheladin Beqirit dhe vendosa tė flisja pėr tė, dhe, midis tė tjerash, thashė: “Faleminderit parafolėsit qė tha ato fjalė aq tė mira pėr mua, por unė nuk kam bėrė ndonjė gjė tė veēantė, vetėm se i kam kthyer borxhin njė djalit tė krahinės tuaj. Ai ėshtė Xheladin Beqiri, i cili nė kohėn e regjimit tė Zogut qe larguar nga Kosova pėr tė mos e arrestuar serbėt pėr njė vrasje tė njė xhandari qė e kish rrahur. Pat ardhur nė Labėrinė timė, nė Kurvelesh. Kur filloi lufta jonė nacionalēlirimtare ai ishte ndėr tė parėt qė u rreshtua nė radhėt e ēetės sė Kurveleshit, ēeta e dytė nė Shqipėri, pas asaj tė Pezės, bashkė me babanė tim. Nė luftėn pėr mbrojtjen e Kongresit tė Pėrmetit ai u vra bashkė me njė nga dajot e mi qė ishin partizanė tė Brigadės sė Parė Sulmuese Shqiptare. Ėshtė i pari Hero i Popullit i shpalluar nė Shqipėri pas asaj lufte.

    Nė pėrfundim tė pyetje-pėrgjigjeve, nė shenj falenderimi, rrespekti dhe nderimi pėr kontributin e tyre nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės, dy zotėrinjve iu dha nga njė dhurat
    simbolike, nga ana e grupit tė senatit tė shkollės

    Gėzuar pervjetori i tretė i pavaresisė sė Kosovės“!
    Rroftė populli shqiptar! Rroftė Bashkimi Kombetar
    !
    Gėzuar,gėzuar e urime ju,Pėrvjetori i shtetėsisė.Ėndėrr e kahmotshme e Dardanisė, E motrės sate Kosovė.gjysma e trollit tė Shqiperisė.Njė urim si ky historik,gjeti shumė nėna mė lot nė sy,Pėr djemėt e tyre qe ranė martir,Tė tokės se vet,tė trullit Ilir.
    Aktiviteti u organizua nga:
    1- Klasa 41 Hoteleri – Turizėm, me mėsuese kujdestare Rajmonda Pėrmeti
    2- Senati i Shkollė - me kordinatore mėsuese Miranda Hysa
    3- Drejtoria e Shkollės, me drejtor z.Shefki Skarra, nėndrejtoreshė znj.Arbana Berisha


    Materiali u pėrpilua nga mėsuese Rajmonda Pėrmeti

  2. #2
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Kanali televiziv ABC me dat 17 Shkurt transmetoi njė emision prej 40 minutash , ku flitet pėr shtetas tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt luftuan dhe derdhėn gjakun pėr lirinė e Kosovės

  3. #3
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Mona ke pershendetje me te sinqerta nga un me pelqu shum ky shkrim..

  4. #4
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Faliminderi qe na solle kete shkrim fantastik Mona

    Lus Zotin qe sa me shpejt te jemi njeri Shqiperi e madhe

  5. #5
    AS 20% Maska e Mona
    Anėtarėsimi
    Apr 2010
    Postime
    158
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Mė vjen mirė qė ju ka pėlqyer materiali,
    Nė kėtė aktivitet qė u zhvillua nė shkollėn ku un punoj, pa e ekzagjeruar nuk ngeli pjesmarrės pa derdhur lot, gjat tregimeve qė bėn ish luftėtarėt, ishte njė ndėr aktivitetet mė tė arrira tė shkollės, nxėnėsit ishin tė etur pėr tė mar vesh sa mė shum, nuk u lan radh mėsuesve pėr tė bėr pyetje,
    njė nga pyetjet qė na shkaktoi pak tė qeshura ishte A kishit probleme me komunikimin, duke pas parasysh dialektin, pasi njėri ishte Tirans e tjetri Gjirokastrit
    Gjirokastriti u pėrgjigj, kur arrita nė fillim , njėri mė pyeti I ka(h)it je? dhe gjirokastriti kishte menduar, po ky mendon se din emrin e babės tim!, e kishte marr pyetjen si I filanit je?
    ndėrsa tiransi tha, nuk pata probleme se kisha pėrkthyes shqip-shqip nė brigadė
    Ju falenderoj pėr vlersimin, me rrespekt Monda

  6. #6
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    shume interesant ky materiali...faleminderit mona...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Edhe un ketu
    Nga just a girl nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 26-03-2011, 10:53 PM
  2. Jam i ri ketu!
    Nga ipavakti nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-04-2010, 08:33 AM
  3. Marinsi ketu
    Nga Marins nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 06:41 PM
  4. Edhe une ketu
    Nga zana13 nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-01-2010, 08:14 PM
  5. te mar pjes dhe un ketu?
    Nga dani79 nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-11-2007, 06:16 PM