Drejtoria e Tatim-Taksave denoncon nė prokurori skandalin

Shtatė punonjės tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatim-Taksave rezultojnė me diploma false. Denoncimi vjen nga tatimet, qė kanė depozituar njė kallėzim penal nė Prokurorinė e Tiranės. Kjo e fundit ka regjistruar kallėzimin, ndėrsa ka nisur njė hetim tė plotė rreth kėtij skandali. Hetues tė ēėshtjes i kanė kėrkuar Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatim-Taksave dosjet e tė gjithė punonjėsve pėr verifikime tė rastit. Nga tė dhėnat e para ka rezultuar se shtatė prej tyre kanė marrė diploma false, ēka ka detyruar grupin hetimor tė fillojė njė hetim tė plotė.

Diplomat false

Nga verifikimet e rastit, ka rezultuar se shtatė tatimorėt i kanė siguruar diplomat nė Universitetin Bujqėsor nė Kamzė. Pritet qė nė ditėt nė vazhdim, hetuesit e ēėshtjet tė shkojnė nė fakultet pėr verifikime tė rastit. Burimet pohojnė se "protagonistėt" do tė thirren pėr shpjegime nė prokurori dhe mė pas do tė vendoset nėse ndaj tyre do tė merret ose jo masė ligjore. Hetuesit konfirmojnė se ndaj kallėzimit tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatim-Taksave ka filluar procedimi penal, pasi nė dokumentet e servirura nga prokurori ka pasur elemente tė veprės penale. Por, personat e denoncuar nuk mund tė merren tė pandehur, pasi hetimi nuk ėshtė i plotė. Pėr kėtė nevojiten dėshmi nga tė akuzuarit dhe akuzuesit, si dhe tė dhėna nga Universiteti Bujqėsor i Kamzės. Hetuesit e ēėshtjes thanė se u kanė kėrkuar tatimeve dokumente tė tjera, ēka do tė vėrtetojnė kallėzimin e tyre.

Dosjet e tatimorėve

Prokuroria e Tiranės ka sekuestruar dhjetėra dosje tė punonjėsve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve pėr verifikime tė diplomave dhe tė dhėnave qė kanė paraqitur pėr tė ‘fituar" vendin e punės. Hetuesit thanė dje se kanė evidentuar vetėm shtatė raste me diploma false, ndėrsa pritet qė numri tė shtohet. Administrata tatimore rezulton njė nga institucionet mė tė goditura nga reformat. Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatim-Taksave ka qenė njė prej institucioneve qė e ka pėsuar mė shumė nga fenomeni i shkarkimeve nė masė tė punonjėsve tė saj apo tė denoncimeve qė kanė kryer vetė tatimet. Madje, nė disa raste janė kryer edhe shkarkime. Shumė ish-punonjės tė tatim-taksave i janė drejtuar organit tė Komisionit tė Shėrbimit Civil, ku kanė depozituar ankimimet e tyre pėr shkarkimet e padrejta tė tyre nga puna. Vetėm pėr vitin 2007, numri i ish-punonjėsve tatimorė qė kanė bėrė ankesa pranė KSHC-sė ka arritur shifrėn 135. Numri i ankesave pėr vitin 2007 pranė KSHC pritet tė rritet nė muajt nė vazhdim, duke qenė se procesi i shkarkimeve nė masė tė punonjėsve tatimorė vazhdon tė jetė i pafrenueshėm.